Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rasmusen: Dialogu politik është i domosdoshëm

Shko poshtë

Rasmusen: Dialogu politik është i domosdoshëm Empty Rasmusen: Dialogu politik është i domosdoshëm

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 06, 2011 12:19 am


Rasmusen: Dialogu politik është i domosdoshëm

Rasmusen: Dialogu politik është i domosdoshëm Nato-rasmusen-005

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, të mërkurën ka hedhur poshtë pohimet se KFOR-i gjatë zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës ka shkelur mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Në konferencën për media në Bruksel, Rasmusen ka thënë pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, se misioni paqeruajtëse KFOR në veri të Kosovës ka reaguar me kujdes, me vendosmëri dhe pa anuar, duke respektuar në këtë mënyrë mandatin e Kombeve të Bashkuara.

“KFOR-i është shembull i mirë i suksesit, pasi që ka neutralizuar krizën në 12 vjetët e fundit dhe nuk do të lejojmë që të ketë serish dhunë”, ka thënë ai, duke shtuar se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin, duke garantuar lirinë e qarkullimit.

Rasmusen, po ashtu, ka vlerësuar se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, është i domosdoshëm.

“Dialogu politik Beograd-Prishtinë nën udhëheqjen e BE-së është zgjidhja e vetme për të gjithë banorët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, ka konkluduar ai.

Kreu i NATO-s ka përkujtuar se lidhur me këtë kohë më pare ka biseduar me krerët e shtetit të Kosovës dhe se të njëjtën porosi ia ka bartur edhe presidentit serb, Boris Tadiq.

“U kam bërë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen konstruktivisht në këtë proces”, ka thënë ai.

Rasmusen ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it në terren, duke vlerësuar se ajo është e domosdoshme për sukses.

“Megjithatë, është i domosdoshëm edhe përparim i ri në planin politik”, ka thënë i pari i NATO-s, duke shtuar se paqja, maturia dhe dialogu janë të domosdoshëm për dalje nga kriza.

Takimi dyditor i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s është i pari në serinë e konferencave, në të cilat ministrat e Punëve të Jashtme dhe ata të Mbrojtjes para mbajtjes së samitit të NATO-s në maj, në Çikago, do të mundohen që të përmbyllin kampanjën e sulmeve ajrore në Libi dhe të trajnojnë forcat e sigurisë afgane, për të marrë një rol më serioz në ngritjen e nivelit të sigurisë në Afganistan.

Në konferencën për media në Bruksel, Rasmusen ka thënë pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, se misioni paqeruajtëse KFOR në veri të Kosovës ka reaguar me kujdes, me vendosmëri dhe pa anuar, duke respektuar në këtë mënyrë mandatin e Kombeve të Bashkuara.

“KFOR-i është shembull i mirë i suksesit, pasi që ka neutralizuar krizën në 12 vjetët e fundit dhe nuk do të lejojmë që të ketë serish dhunë”, ka thënë ai, duke shtuar se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin, duke garantuar lirinë e qarkullimit.

Rasmusen, po ashtu, ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, është zgjidhja e vetme për të gjithë banorët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

“Dialogu politik Beograd-Prishtinë nën udhëheqjen e BE-së është zgjidhja e vetme për të gjithë banorët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, ka konkluduar ai.

Kreu i NATO-s ka përkujtuar se lidhur me këtë kohë më pare ka biseduar me krerët e shtetit të Kosovës dhe se të njëjtën porosi ia ka bartur edhe presidentit serb, Boris Tadiq.

“U kam bërë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen konstruktivisht në këtë proces”, ka thënë ai.

Rasmusen ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it në terren, duke vlerësuar se ajo është e domosdoshme për sukses.

“Megjithatë, është i domosdoshëm edhe përparim i ri në planin politik”, ka thënë i pari i NATO-s, duke shtuar se paqja, maturia dhe dialogu janë të domosdoshëm për dalje nga kriza.

Takimi dyditor i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s është i pari në serinë e konferencave, në të cilat ministrat e Punëve të Jashtme dhe ata të Mbrojtjes para mbajtjes së samitit të NATO-s në maj, në Çikago, do të mundohen që të përmbyllin kampanjën e sulmeve ajrore në Libi dhe të trajnojnë forcat e sigurisë afgane, për të marrë një rol më serioz në ngritjen e nivelit të sigurisë në Afganistan
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi