Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lezhë, mësuesi vret këshilltarin: Më ke sharë nënën një vit më parë

Shko poshtë

Lezhë, mësuesi vret këshilltarin: Më ke sharë nënën një vit më parë Empty Lezhë, mësuesi vret këshilltarin: Më ke sharë nënën një vit më parë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 06, 2011 1:56 am

Lezhë, mësuesi vret këshilltarin: Më ke sharë nënën një vit më parë
Posted: 05 Oct 2011
Lezhë, mësuesi vret këshilltarin: Më ke sharë nënën një vit më parë Shenkoll-300x225
Identifikohet vrasësi i këshilltarit të Komunës Shën Koll të Lezhës. Burime nga kjo komunë bëjnë të ditur se mësuesi i fshatit Pëllumb Nika, pasi i ka zënë rrugën viktimës, i ka qëlluar me automatik duke i përmendur një grindje të vjetër. Sipas dëshmitarëve, Nika i është drejtuar viktimës me fjalët “Më ke sharë nënën para një viti, po të dërgoj nën dhe atje ku e kam”. Ndërkohë, mësuesi Nika që është dhe autor i ngjarjes mësohet të ketë udhëtuar drejt fshatit Gajush me një automjet ndërsa policia ende nuk ka bërë të mundur prangosjen e tij. Viktima Gjoni mësohet të jetë këshilltar i komunës për partinë PSV 91.
***
Një 43-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes ndërkohë që rrethanat pritet të zbardhen nga policia.
Sipas informacioneve të para, viktima është Tonin Gjoni ndërkohë që krimi ka ndodhur në qendër të fshatit Shën Koll dhe mësohet se ka pasur edhe dëshmitarë që mund të bëjnë identifikimin e autorëve.
Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.
Lindita Kokaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi