Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Duke të sharë

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Duke të sharë Empty Adem Zaplluzha:Duke të sharë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 09, 2010 10:26 pm

Adem Zaplluzha:Duke të sharë Ademzaplluzha
Adem Zaplluzha

Duke të sharë

Idea e shkrimtarit J.Zenunaj

Hajde hajde moj Kushtetutë
Tu nxi fytyra si tepsia
Sa herë që do ai harbut
Hynë si klyshi nga Serbia

Je bërë si Gardhi i Halim Dulës
cilido merr nga një grusht sanë
Mbarë e mbrapshtë të hypin si pelës
Duke sharë baba e ladruar nënë

Të përbuzë kali lopa e viçi
Po luan me ty pjella e bishës
Sa herë ka qejf njëfar Tadiqi
Vjen e shetë mend në obor të kishës

Ty bre moj motër s'po të respekton
As për së gjalli s'po të bënë hesap
Sa herë që do kësajde po vrapon
Moralisti i sotëm që dje ke kasap

Mos harro se ke burra si zana
Sërish për ty qohet djemuria
Me i dalë zot të ligëve he i vajtoftë nana
Që kaq shumë po ligështohen nga Serbia
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi