Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës

2 posters

Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 2:16 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllani
HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (1)
Nga Ramadan Asllani

Lufta e Prillit (1941) e okupoi Kosovën pa ndonjë rezistencë të madhe. Pjesët e divizionit të Pestë e të Nëntë të blinduar dhe të Divizionit të 60-të të motorizuar të këmbësorisë gjermane atë vit hynë në Kosovë. Menjëherë pas kësaj pasoi Marrëveshja e Vjenës (Ribentrop-Qano), me të cilën u bë ndarja e territorit të okupuar të Kosovës. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, trupat gjermane u larguan nga pjesa më e madhe e territorit të Kosovës, duke ua lënë
italianëve dhe bullgarëve pjesën tjetër. Pjesën më të madhe të Kosovës e pushtoi Armata e Tetë italiane e Korparmatës së Katërt me divizionin “Pulia”. Deri më 13 korrik 1941, Shtabi i Divizionit gjendej në Prizren. Në Mitrovicë, në rajonin e Vushtrrisë dhe të Podujevës u vendos Batalioni i Tretë i Regjimentit të 737-të gjerman, kurse në qytet u vendos Krajskomandatura, administrata ushtarake e prapavijës për një rajon më të gjerë. Bullgarët në kufi ndaj italianëve i vendosën dy “uçeskë”. Të parin me qendër në Shteprcë, kurse të dytin në Zhegër. Përpos kësaj, ata sollën edhe njësi të tjera ushtarake dhe shumë forca policore, kështu që territori i Kosovës sipas marrëveshjes së forcave të okupacionit dhe me pjesëmarrjen e kuislingëve u nda në tri pjesë, me kufij të përcaktuar dhe që ruheshin shumë. Pjesa më e madhe e Kosovës me Dukagjin, mbetet nën administrimin italian, ndërkaq Kaçaniku, Karadaku dhe pjesa e Anamoravës prej Gërlicës e tutje mbetet nën administrimin bullgar.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuEdhe treni që qarkullonte në drejtimin Beograd-Shkup-Athinë, gjatë kalimit nëpër Kosovë, duhej t’i ndërronte tri herë tabelat në tri gjuhë. Prej Beogradit e deri në Prilluzhë mbante tabelën Serbia; prej Prilluzhës deri në Gërlicë mbante tabelën Albania dhe prej Gërlicës e Shkup e tutje mbante tabelën Bëllgaria (Bullgaria).Sipas kësaj ndarjeje, Remniku i takoi zonës okupuese bullgare, ashtu si edhe shumë katunde të tjera të komunave Viti, Kaçanik, etj.
Konflikti me bullgarë
Në verën e 1940-ës, Hasani Remniku po kthehej nga Cërnica, ku kishte qenë për vizitë te motrat e martuara. Rrugës, Te Bunari i Beqës, takohet me dy bullgarë të armatosur, të cilët tentojnë ta maltretojnë. Duke parë se pushkët nuk mund t’ia hiqnin shpejt prej krahut u bie me kamxhik pa i zbritur kalit dhe ik. Bullgarët e kishin mbajtur mend qostekun e orës, shokën dhe tirqit e zi të Hasanit. Pas disa ditësh, Te Lisi Madh në periferi të fshatit sërish e ndal patrulla e paarmatosur bullgare. E identifikojnë sipas qostekut dhe fizionomisë - i njohur si Hasani i Zi. Duan ta plaçkitin t’ia marrin orën me qostek. Por, Hasani ishte i ri me plot fuqi, i shkathët dhe i shpejtë. Edhe këta i rrahu mirë. Shpejt ikën. Që nga ajo ditë më tepër ishte njeri i maleve se sa i shtëpisë. Aso kohe në Remnik, ekzistonin dy trima me të njëjtin emër – Hasan. Hasani i Alisë ose Hasani i Zi dhe Hasani i Agushit – ose Hasani i Bardhë. Që të dy ishin shokë të pushkës dhe miq shumë të mirë. Me ardhjen e bullgarëve si okupatorë në këto troje ata në fillim tentojnë t’i përvetësojnë Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanDervishanishqiptarët kundër kolonëve. Mirëpo, shqiptarët një gjë të tillë nuk e pranuan, sepse me ta kishin përvoja të hidhura nga e kaluara. Meqë shqiptarët nuk kishin pranuar bashkëpunimin, një gjë të tillë e realizojnë me kolonët sllavë, duke filluar bashkërisht zullumet dhe ngatërresat me shqiptarë.
Citat
Pesëdhjetë e shtatë vjet fshehja e të vërtetës në zemër. Pesëdhjetë e shtatë lule qenë tharë pa u vendosur mbi varrin e pesë flijimtarëve për lirinë e Kosovës. Pesëdhjetë e shtatë përvjetorë pa përkujtim publik. Pesëdhjetë e shtatë datëlindje të lirisë së Kosovës në dry. Më 10 tetor të këtij viti (2008), pikërisht në datën e helmimit të tyre nga njerëz të organeve të sigurimit, më 1951, familjarët sivjet vunë lule mbi varrin kolektiv të tyre në oborrin e ish-kazermës ushtarake të APJ-së në Gjilan.
(Fejtoni është botuar paraprakisht te gazeta “Bota sot”)


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Apr 24, 2009 10:58 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (II)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 2:19 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllani
HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (2)
Kulmi i torturës dhe i mbytjeve në xhami
Nga Ramadan Asllani
Nisin t’i rrahin meshkujt kudo që i takonin: në rrugë, në arë, në mulli, në oborr, në familje etj. Me këtë donin t’i fyenin dhe t’i turpëronin, duke ua ulur dhe përdhosur dinjitetin dhe krenarinë e tyre.
Pasha at’nanë, qi m’ka dhanë gji,
Pasha Nanën tonë – Shqipni,
Trupi i jem n’dhe s’ka me hi-
Pa e marrë gjakun për vllazni t’mi!...
Ishte vjeshtë. Bullgarët erdhën në Remnik të armatosur deri në dhëmb. Përmes tellallit thirren të gjithë meshkujt e moshës 16-80 vjeç të tubohen në oborrin e xhamisë. Hasani ua tërhoqi vërejtjen bashkëfshatarëve që të mos hynin në oborr. U tha se ai nuk e kishte ndërmend të shkonte se e dinte se bullgarët po përgatisnin ndonjë grackë. Fshatarët e frikësuar se mos do të pësonin familjet shkojnë në oborr. Hasani, në ato momente mendonte në ruajtjen e meshkujve që më vonë t’i kishte krah nëpër male. Ushtria bullgare së pari rrethoi anë e kënd fshatin . As zogu nuk mund të dilte gjallë. Me hatër a me zor, oborri i xhamisë ishte përplot.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuShpërthimi i rrethimit
Në anën tjetër, Hasani e shpërtheu rrethimin. Që atë dite bullgarët thoshin se Hasanin as plumbi nuk e rrok. Kaloi lumin Moravë dhe shkoi në Partesh. Atje e njoftoi kryetarin e ish-komunës së Parteshit, bacën Ramiz Cërnica.
Si shkas për t’ia filluar torturës, bullgarët kërkojnë nga shqiptarët dorëzimin e armëve. Ata refuzuan. Kështu filloi veprimi. Të parin nga masa e kishin marrë Selim Sejdiun. E pushkatojnë në kodrën përballë xhamisë. Këtë e bënë me qëllim të frikësimit të masës. Popullin e ngujuan në xhami. Filluan rrahjet e tmerrshme dhe torturat e papara. Si treguan më vonë të rrahurit, këtë e bënin kolonët e fshatit. Ndër ta veçohej Sllobodani i Jovanit, Dragutini, Velini, Nikolla i Todës etj. Ata kur u sillnin shqiptarëve me dru trupi u kërcente lart prej tokës. Nga dajaku shtazarak njerëzve u thyenin gjymtyrët, brinjët, u rjepnin lëkurën për së gjalli. Nga dajaku mbetën të vdekur: Imer Sylejmani, Halil Sylejmani, Daut Ibrahimi, Bajram Ibrahimi dhe Shaban Ibrahimi. Këta tre vëllezër i theri për vdekje me thikë Velin Kosiqi. Secili syresh la nga një djalë. Mandej mbytën Ruzhdi Dilin, Bislim Sefiun dhe Sali Saliun. Popullin e ngujuan tri ditë e tri net brenda në xhami, pa bukë e pa ujë. Thoshin se dyshemeja e xhamisë u mbulua me gjak.
I kanë mbledhë njizet e katër-
Për me ba mbi ta masakër!
Tetë, prej tyne i pushkatuen,
Gjashtumdhetë n’xhami i ngujuan
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_UshtariBurgosja e grave të Remnikut
Muharremi, djali i xha Ahmetit na tregoi një detaj interesant lidhur me të arrestuarit. Ai na tha se pushteti për të bërë presion që ata të dorëzoheshin i kishte burgosur mbi 60 gra të Remnikut. Mirëpo, pasi në burgje nuk kishte pasur vend, ato i kishin sjellë në shtëpinë e xha Ahmetit, ku i kishin mbajtur të mbyllura tri javë. Muharremi na tha se ushqimin ua sjellin nga shtëpitë e tyre, por kjo nuk bëhej rregullisht, sepse në shtëpi nuk kishte ushqim të mjaftueshëm. Në atë kohë edhe buka ishte e paktë. Ky na tregoi edhe një detaj për të cilin e kishte ndjerë vetin tepër ngushtë, kurse i vëllai - Nazimi, kishte ngrënë edhe dajak nga organet e sigurimit. Një mbrëmje, njëri nga udbashët (mendon se ishte nga rajoni i Drenicës) ia kishte vu syrin një nuseje, të cilën përpiqej ta nxirrte jashtë, gjoja për ta marrë në pyetje, mirëpo, ajo duke e kuptuar qëllimin e tij me këmbëngulje refuzoi të ndahet nga shoqet, duke i thënë që ta pyeste në prani të grave. Në këtë konflikt kishte ndërhyrë edhe Muharremi, sepse siç na tha më dukej se po mi torturonte motrat e mia, ndërsa Nazimi kishte shkuar në odë dhe i kishte njoftuar eprorët. Ata kishin ndërhyrë, por më vonë punëtori i sigurimit iu kishte hakmarrë Nazimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (III)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 2:20 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllaniHASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (3)
Remniku - tre vjet pa shqiptarë!
Nga Ramadan Asllani
Hasani kur dëgjoi se ç’ndodhi në Remnik, shqetësohet shumë. Së bashku me Ramiz Cernicën shkuan te nënprefekti i Gjilanit. Atje e lajmërojnë ngjarjen në xhaminë e Remnikut. Nënprefekti shkoi në komandën bullgare në Zhegër, ndërsa Hasanin e mbajnë peng në Gjilan. Kur vërtetohen vrasjet, rrahjet dhe mundimet e papara, Hasanin e lirojnë. Populli i dërrmuar nga dajaku shkoi në shtëpi për t’u shëruar. Hasani nuk kthehet më në Remnik, por shërben në xhandarmërinë shqiptare të Parteshit dhe si truproje e Ramiz Cernicës. Ishte pranverë e 1942. Një ditë ai mori lajmë të sigurta se bullgarët po tentonin vazhdimisht të preknin moralin familjar. Bëri plan që vajzat e rrezikuara t’i largojë dhe t’i strehojë në fshatrat shqiptare andej Moravës.
Ndihma e 3000 shqiptarëve të armatosur
Këtë e bëri në mënyrë të organizuar. Bullgaro-kolonët vinin natën dhe trazonin familjet shqiptare në Remnik dhe Gjylekar. Këto trazira u bënë të shpeshta dhe të rrezikshme. Hasan Alia bëri organizimin për largimin e popullatës së fshatrave në tërësi. Për të ndihmuar popullin e Remnikut e të Gjylekarit, nën ndihmë erdhën mbi 3000 shqiptarë të armatosur nga të gjitha anët e katundeve përreth..
Duel Hasani, si kreshnik,
Gra e fëmijë po i mbledh n’Remnik,
I largoi n’zonën Shqiptare-
Nuk i la n’Zonën Bullgare!...
Si strateg që ishte, Hasan Remniku së pari organizoi këputjen e linjave telefonike të komandëve bullgare. Popullin e njoftoi një natë përpara, se kur do të niseshin. Lumi Moravë duhej të kalohej natën, pa zhurmë. Caktoi grupet që do të paralizonin komandat dhe rojet bullgare. Vetë ai paralizoi karakollin e Nasales e pak më vonë edhe atë të Kungullarit.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuDhunë e egër mbi remnikasit
Popullsia e dy fshatrave u evakua natën. Gjatë kalimit më fëmijë, gra, bagëti, tesha e kotesh, kërciti edhe pushka. Nga të shtënat e papritura tek armiku krijohet një lloj frike. Populli u tërhoq pa kurrfarë viktimash. Fshatrat Remink dhe Gjylekar, mbetën të zbrazëta, deri më 1945. Gjatë tri vjetëve, tërë pasuria shqiptare konfiskohej dhe plaçkitej nga fqinjët serbë, të cilët natën nuk guxonin të rrinin në Remnik, kurse ditën i punonin tokat e grabitura të shqiptarëve. Nga kjo dhunë e egër, remnikasit u detyruan të zhvendosen në zonën okupuese italiane disa vjet, ose thënë më saktë derisa ka qëndruar okupimi bullgar. Ky dhe bashkëfshatarët e tij, më 12 shtator 1941 e përjetojnë shumë rëndë administrimin bullgar në Remnik, ashtu si edhe katundet përreth. Duke mos mundur ta durojë këtë okupator kaloi në zonën okupuese italiane – në Partesh. Meqë njihej me kryetarin e komunës së Parteshit, Ramiz Cernicën dhe zëvendësin e tij, Jakup Budrikën, hyri në shërbimin e tyre si milic i komunës dhe përcjellës i tyre, i cili dy mandate e kishte pasur postin e kryetarit të kësaj komune. Sipas Kadri Halimit, në një tribunë kushtuar Ramiz Cërnicës, më 9 maj 1993, ai me votën e popullit ishte zgjedhur dy herë kryetar.
Aksionet bullgare në Remnik
Në fillim të 1942-ës serbët çetnikë në Remnik, të mbështetur nga ushtria pushtuese bullgare, shkaktuan gjakderdhje e dhunë të paparë mbi shqiptarët e Remnikut, me qëllim spastrimi, të cilën gjë edhe e arritën për tre vjet, duke i dëbuar në zonën okupuese italiane. Kjo formë veprimi do të bëhej edhe në të gjitha fshatrat që okupoheshin nga bullgarët, që nuk e donin atë regjim fashist dhe dilnin në zonat okupues italiane, aty ku ishte e mundur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 2:21 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllaniHASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (4)
Pjesëmarrës i Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare
Nga Ramadan Asllani
Kështu ushtria kufitare bullgare e udhëhequr prej disa serbëve antishqiptarë të tërbuar, në fillim të këtij okupimi i mblodhën mbi 20 burra shqiptarë të Remnikut, duke i vrarë në forma të ndryshme, disa nga të cilët i kanë varrosur edhe të gjallë e të plagosur, duke filluar që nga imami i katundit: mulla Ali Malokun, Selim Fetahun, Daut, Shaban e Bajram Ibrahimin, Halil Selmanin, Alush Zymerin dhe Ymer Sylën, të tjerët i patën mbyllur në xhaminë e fshatit, duke i torturuar mizorisht tërë natën, që dinë vetëm serbët t’i bëjnë.
Në vitin dyzet e dy-
Janë bashkue dy ushtri,
Kriminelë, çetnikë, barbarë,
Serbë, fashistë edhe bullgarë
I kanë mbledhë njizet e katër-
Për me ba mbi ta masakër!
Tetë, prej tyne i pushkatuen,
Gjashtumdhetë n’xhami i ngujuan.
Atë natë makabre, Hasan Remniku - Aliu ishte në shtëpinë e tij. Duke vlerësuar situatën se çdo kundërvënie me luftë nga ana e tij nuk ishte fitimtare, pasi fshatarët nuk ishin të përgatitur për një gjë të tillë, që u kishte ardhur e papritur, mori pushkën dhe shpërtheu rrethimin e katundit pa e hetuar.
Shpërngulja



Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_Ura
Ura e Zhegrës prej ku është vrarë Sllobodani
Pas daljes në zonën okupuese italianë filloi ta ndihmojë shpërnguljen e të gjithë banorëve shqiptarë të Remnikut nga zona okupuese bullgare në zonën okupuese italiane, të cilat i ndante lumi Moravën. Kështu hapën një front lufte me bullgarët dhe serbët, duke siguruar kalimin e 500-600 vetave: gra, fëmijë e pleq e të tjerë me të gjithë plaçkat e mundshme që kishin arritur t’i merrnin, në mesin e tyre edhe ndonjë kafshë. Pas evakuimit të shqiptarëve, Hasani me shokë vëri në sy vrasjen e disa serbëve kriminelë me orientin shovinist. Sipas një shkrimi fejtonistik të J. Bullajiqit të botuar në “Rilindje”, Hasan Remniku deri në fund të vitin 1942 likuidoi 15 serbë të Remnikut, të cilët kishin marrë pjesë në vrasjet dhe në shpërnguljet e banorëve shqiptarë.
Këtë e dëshmon edhe vrasja e zullumqarit të njohur Sllobodan Jovanoviqit, (i shpërngulur nga Remniku në Zhegër), i cili e kishte qitur fjalën, se Hasan Remniku - Aliu, po vret njerëz nëpër ara e le të vjen të më vrasë mua. Hasani me një shok të pushkës, bacën Qazë - Qazim Zekëbashën e Karadakut, një mbrëmje, burrat vunë pusinë te Ura e Zhegrës, duke u fshehur nën të pranë shtëpisë së Sllobodanit. E panë për dritë të llambës duke u rruar dhe gjuajtën që të dy si me një pushkë, duke e lënë të vrarë në vend.
Nga goditja e pushkëve ai ra mbi shporetin e kallur.
Sllobodani, ai luli i s’amës –
Po i rruen faqet n’dritë të llamës!
Hasani – Qazimit iu ka avytë:
“Ti – në ballë, e unë – në fyt!...”
“Merrni vesh ju edhe Serbija-
E ka vra Hasan Alija!
Që të rroje gjithmonë Shqipërija,
T’rrojë e lirë gjithë shqiptarija!...
Tërheqja e Hasan Remnikut në ilegalitet
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuSipas shkrimit fejtonistik të J. Bulljiqit, Hasan Remniku, në shtator të 1944-ës shkoi në Preshevë, duke marrë pjesë aktive kundër UNÇJ-së. Pas ripushtimit të Kosovës Lindore, nga mesi i nëntorit 1944, Hasan Remniku u tërhoq në ilegalitet. Fillimisht nuk iu bashkua asnjë grupi të gueriles kombëtare shqiptare dhe nuk ndërmori ndonjë aksion, shkruan Bullajiqi.
Sipas të dhënave të UDB-së, të publikuara prej të njëjtit autor të fejtonit, Hasan Remniku - Aliu, nuk qëndroi pasiv ndaj Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare Antijugosllave. I vetmuar dhe i frikësuar vazhdimisht, se do të bijë në duart e sigurimit shtetëror, Hasani kishte nevojë të madhe për përkrahjen e kujtdo, që kishte ndonjë rëndësi sadopak të vogël. Ai arriti të sigurojë këtë shumë shpejt, duke u lidhur me Mulla Idriz Hoxhën, prej Kaçanikut, që në Kosovë ishte iniciator edhe organizues i organizatës nacionaliste. Këtë organizatë ai e udhëhiqte në Maqedoni Gajur Beu, (Gajur Be Derallën) nga Tetova, me të cilin Mulla Idrisi, e më vonë edhe vetë Hasani, vunë lidhje të forta. Në organizimin e saj, Hasani dhe jataku i tij kryesor Sylë Arifi ishin shumë më të sigurt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (V)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 2:22 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllaniHASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (5)
Aktiviteti politik e luftarak i Hasanit me shokë
Nga Ramadan Asllani
Pas burgosjeve të anëtarëve të KQ të NDSh-së në Shkup dhe burgosjes së anëtarëve të Komiteteve Qarkore të LPLTSh-së për Gjilan, për Ferizaj dhe për Kaçanik, më 1946 Hasan Remniku kaloi në ilegalitet. Më 1947, edhe jataku i tij Arif Syla (anëtari i NDSh-së) shkoi në shërbimin ushtarak , kështu që dy vjet Hasani i rralloi lidhjet edhe me Gajur Beun në Shkup.
N’muej tetor, dyzet e nandë,
N’Moravë t’Epër dhe n’këto anë,
Kishin lidhë trimat nji besë –
T’formojnë Treshin e NDSh-së!
Aty nga fundi i 1948-ës, iku nga kazamati i Mitrovicës së Sremit Miftar Ismaili nga Livoçi i Epërmë i dënuar më 20 vjet burgim dhe iu bashkua Hasan Remnikut. J. Bullajiq shkruante në fejton, se në muajin shkurt vranë një milic në malet e Zhegocit, që u bë shkak për t’i rënë UDB-a në gjurmë. Fjala është për milicin nga Bresalci, Gjorgje Spasiq, të vrarë më 18 mars 1949. Për vrasjen e tij, UDB-a bëri shumë burgosje, midis të të cilave më 21 mars 1949, e arrestoi edhe Jusuf Zejnullahun (1927), nga Bresalci.
Shpëtimi nga prita e UDB-së
Mirëpo, shoqërimi i Hasan Remnikut me Miftar Ismailin nuk qe i gjatë. Pak kohë pas vrasjes së milicit Gjorgje Spasiq, Hasani dhe Miftari sipas Bullajiqit shkuan në Gllogoc të Lypjanit për ta plaçkitur një kooperativë. Për planifikimin e këtij aksioni dinte UDB-a, ndaj ua bëri dy prita: Një Te Ura dhe tjetrën në shitore. Sipas shkrimit, kryepunëtori ndejti në shitore i armatosur me pushkë. Të dhënat e tjera vërtetojnë se aty ishin futur snajperistët e UDB-ës, që sapo Hasani dhe Miftari të afrohen afër shitores të shtinë në ta. Miftari mbeti i vdekur, kurse Hasani u tërhoq në drejtim të urës. Aty e hetoi pusinë, ua hodhi bombën udbashëve dhe kaloi.
Shpëtimi i Hasan Remnikut nga këto prita nuk do të thoshte edhe humbje e gjurmëve të tij para ndjekësve të UDB-ës.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuDuhet thënë se nga vjeshta e vitit 1949, në orientimin politik të Hasan Remnikut shohim një butësi, kurse nga fillimi i vitit 1951, një kthesë të fortë nga Shqipëria. Në këtë drejtim, ndikim të madh pati mësuesi Mustafë Koka, të cilin UDB-a e mbante në thumb për agjent të shërbimit informativ shqiptar, sepse atje kishte vënë disa kontakte më përfaqësues të ndryshëm, e sidomos me ata kosovarë që vinin nga Shqipëria. Sipas të dhënave të proveniencës së UDB-ës në majin e vitit 1951, nga Shqipëria erdhi Hysen Thaqi, ish-komandant i Komandës së Vendit në Skënderaj të Drenicës, (më 1945-46), i cili pas mbajtjes së burgut, më 1948, shkoi në Shqipëri. Ai në katundin Zabel të Drenicës e organizoi një takim me përfaqësuesit e organizatave politike ilegale shqiptare të Kosovës. Organizata e NDSh-së së Anamoravës në këtë takim u përfaqësua nga sekretari i organizatës, mësuesi Mustafë H. Koka dhe arkëtari Arif Syla i Remnikut, gjithnjë në mbështetje kryesore të Hasan Remnikut.
Me këta triam si launi,
Ishte Arif Sylejamni:
N’Moravë t’Epër e n’Karadak –
Prin Hasani si ushtarak. F.14
Mustafë Koka si rrufeja,
Ish strateg plot ide t’reja
Arif Syla, arkatar-
Mblidhte pare për luftëtarë
Xhaferi dhe Voja pinë kafe të idhëta prej “Rabijes”
Pas kthimit nga takimi i bashkëpunëtorëve të Shërbimit Informativ të Shqipërisë në Zabel të Drenicës, Mustafa dhe Arifi, i raportuan Hasan Alisë për çështjet e trajtuara. Sipas J.Bullajiqit në fejtonin e “Rilindjes”, “Prita në Bisatricë” Hasani aprovoi kërkesën, që vinte nga Shqipëria dhe së bashku u përcaktuan për “dy oficerët e rij t’UDB-së – Xhafer Lilën dhe Vojisllav Taliqin –Vojën, prej të cilëve grupi frikësohej më së shumti.
Xhafer Lila, s’ndalej dot,
Mësues Mustafës, çka po i thot:
“Si n’dash vdekjes, ti me i shpëtue –
Te Hasani, ke me na çue!...”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (VI)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 07, 2009 12:57 am

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllani
HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (6)
Presioni i UDB-së ndaj atdhetarëve
Para agimit të datës 6 qershor 1951, mësuesi Mustafë e mori armën dhe e hapi ngadalë derën e dhomës ku po flinin udbashët – Xhaferi e Voja
Nga Ramadan ASLLANI
Meqë UDB-ja kishte informata se Hasan Remniku gjendet ne malet e Zhegocit, shefi i UDB-ës së Vitisë i dërgoi në Remnik operativistët e sipërpërmendur me detyrë që të merrnin në pyetje disa jatakë të Hasan Remnikut dhe mësuesin Mustafë Koka, me të cilin do të bisedohet me shumë kujdes, që të mos e kuptonte se UDB-a është duke e përcjellë - shkruante J. Bullajiq: “Duhej bërë përpjekje për të bindur Mustafën, që të bashkëpunojë me shërbimin e organeve të sigurimit jugosllav, por të mos hetohet aktiviteti “armiqësor” i tij.
Oficerët e UDB-ës shkuan në Remnik në mbrëmjen e 5 qershorit 1951 dhe i morën në pyetje “disa jatakë” të Hasan Remnikut dhe tërthorazi edhe mësuesin Mustafë H. Koka. Sipas dëshmive të shumë remnikasve, Xhaferi dhe Voja arritën në Remnik pas drekës dhe fillimisht shkuan në shitoren e fshatit, e cila ishte afër shkollës. Aty e ftuan mësuesin Mustafë, i cili sapo i kishte lëshuar nxënësit në pushimin e gjatë. Ai sikur e parandjeu se me UDB-ën do ta ketë takimin e fundit.
Thuhet se fshatarët që rastisën të ishin afër shitores kanë dëgjuar një zënkë të rëndë midis mësuesit Mustafë dhe dy oficerëve të UDB-ës.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemniku-Ti si mësues duhet të jesh më përparimtar!…
Sipas J. Bullajiqit Xhaferi dhe Voja atë natë, u vendosën në shtëpinë ku banonte mësuesi dhe aty i morën në pyetje pos disa fshatarëve edhe Mustafë Kokën. Ishte kjo shtëpia e Ahmet Nezirit, në odën e të cilit banonte Mustafë Koka me nusen e posamarrë, Rabien, bijë e Remnikut. Pas darke mësuesi u ofroi udbashëve të shkonin për të fjetur në banesën e tij, pasi gruan e kishte dërguar në gjini, kurse Mustafa do të flinte te ndonjë fshatar.
Në banesën e Mustafës dy udbashët i vazhduan hetimet me një vrazhdësi. Më në fund, sipas Bullajiqit i thanë se ata i dinë të gjitha lidhjet e tij me Hasan Remnikun dhe me organizatën ilegale antijugosllave.
Mustafë Koka, më vonë ka treguar se udbashët e kishin urdhëruar: “Nesër ta sjellësh nusen që ajo të na shërbejë…! Ti si mësues duhet të jesh më përparimtar…!”
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_KokajtPo çfarë mësuesi, ti i thue veti –
E mshefë nusën prej hyqmeti?
Me punue si arsimtar –
Duhet t’jeshë përparimtar!
Edhe ‘i fjalë, Xhaferi e flet:
“Pa ngo mirë, o mësues i shkretë –
Nji detyrë nesër të pret,
T’na biesh nusën, t’na ban hyzmet!...
Mësuesi patriot me moral të panëpërkëmbur duke ndjekur hijet e territ shkoi në shtëpinë e Arif Sylës dhe sipas të dhënave të UDB-ës ia dërgoi arkivin e organizatës së NDSh-së: -Merre dhe dërgoja Hasanit - le të gjendet te ai derisa të bashkohemi.
Tërë natën nuk bëri gjumë duke menduar se si do t’ia dilte me aksionin e parë të armatosur!? Për t’i vrarë dy operativistët e UDB-ës, kishte vendosur qëkur ishin takuar në shitore para mbrëmjes, edhe për këtë qëllim i tërhoqi në banesën e tij – sepse ka shtrojë më të pastër..! Dëshironte që t’i vriste e të mos u linte telashe fshatarëve.
Para agimit të datës 6 qershor 1951, e mori armën dhe e hapi ngadalë derën e dhomës ku po flinin udbashët – Xhaferi e Voja.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllani-IsmailKoka“Bukur fort m’keni ngushtue –
S’pata kafe me u marue!
S’pata nuse me u ba hyzmet –
Gjum’ të mirë bafshi n’jastek!...”
-Populli nuk ishte fajtor për vrasjen e tyre – ishte vetëm Mustafë Koka
Mustafa, duke mos dashur t’i vriste në gjumë i kishte zgjuar, duke u thënë se në emër të lirisë së Kosovës dhe të popullit shqiptar, organizata jonë u ka dënuar me vdekje. Kam nderin që jam zbatues i këtij vendimi. -Rroftë Shqipëria e bashkuar!
“Çonju burra prej dyshekav’
Se për ju, sot ka ardhë deka!
N’emën t’popullit dhe t’lirisë,
T’Kosovës dhe t’Shqipnisë!..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (VII)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 13, 2009 12:51 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllaniHASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (7)
Nga Ramadan ASLLANI
Krismat e pushkës në agim u dëgjuan larg dhe nxitën frikën te njerëzit e përgjumur. U trand fshati, kurse i zoti i shtëpisë, në odën e të cilit u vranë dy oficerët e UDB-ës, Ahmet Neziri, sapo kthehej nga punët e korrierit që ia kishin ngarkuar udbashët. Shkoi me vrap në odë. Të dy udbashët ishin të plagosur për vdekje. Xhaferi u ngrit në bërryla dhe i tha ta njoftojë milicinë - shkruante J. Bullajiqi.
Sipas kujtimit historik të remnikasve, dy oficerët e plagosur rëndë, porsa u takuan me milicët dhe punëtorë të tjerë të sigurimit, që kishin ardhur për t’i marrë të plagosurit për vdekje, u thanë se populli nuk është fajtor për vrasjen tonë. Ne nuk qemë të kujdesshëm sa duhej me Mustafën dhe e paguam me kokë. Ndërkaq, kryepolici i Kosovës, Shaban Kajtazi, do të konstatojë: “Xhaferi dhe Voja kishin pasur prindërit burra. Ata nuk kërkuan asnjë dënim për popullsinë e Remnikut dhe kurrfarë hakmarrjesh për të bijtë e tyre.
Por realiteti qëndronte në faktin se, Hasan Alisë së pamposhtur, tash e tutje iu shtua edhe një luftëtar që shtiu tmerrin në radhët e udbashëve, e ai ishte mësuesi Mustafë Koka.
Torturat e përkrahësve të Hasanit dhe të Mustafës
Pas kësaj ngjarjeje vrastare dhe tmerrit që i shtiu Mustafë Koka UDB-ës dhe pjesëtarëve të tjerë të sigurimit, se si një djalë i ri guxoi të shtijë në eprorët e lartë të institucionit të lartë të sigurimit jugosllav, filluan burgosjet. Së pari burgosja nisi me Arif Sylën, kuririn dhe bashkëpunëtorin më të afërt të Hasan Remnikut, ndaj të cilit bënë hetime intensive dhe të gjata. Organet e sigurimit, Arif Sylës i kishin dhënë shumë fakte dhe të dhëna të tjera, që vërtetonin se UDB-a dinte çdo gjë për takimin e tij me Hasanin. Arifi duke qëndruar i palëkundur, torturohet aq shumë, saqë më me dëshirë do ta vinte vetën para plumbit të Hasan Remnikut, vetëm t’u hakmerrej udbashëve mizorë. Sipas shkrimit të Bullajiqit, Arif Syla u priu dy oficerëve të UDB-ës të shoqëruar prej tre milicëve për në shitoren e fshatit, ku “duhej” të vinte Hasani. Mirëpo, Arifi i la larg udbashët dhe milicët, që të shihet se a ka ardhur Hasani, sepse udbashët nuk kishin guxim të ballafaqoheshin me Hasanin. Arifi shkoi në shitore dhe i tregoi Hasanit, se kësaj radhe “të erdha me UDB-ë..! Ata çdo gjë dinë për lëvizjet tona, ndaj mbushi armët ose dorëzohu!?. Mua mos më kurse. Jam gati ta kryej çdo akt që të ma besoni kundër tyre!”
Hasan Remniku ndiqte një rrugë strategjike kundër ndjekësve të UDB-ës. Ai iu shmang konfrontimit të drejtpërdrejtë, duke i thënë Arfi Sylës: “Shko e silli brenda, kurse unë do të ngjitem në tavan. Në rast të zbulimit, vepro si do ta jep Zoti…!”
Pasi Arfi Syla u kthye tek udbashët dhe u tha se Hasani nuk ka ardhur ende, ata u vendosën brenda në shtëpi, ku bashkë me ta gjendej edhe baca Arif. Arif Syla edhe kësaj here arriti t’i mashtroi organet e sigurimit dhe me mjeshtërinë e vet i shpëtoi prej vdekjes, të cilët gjatë tërë kohës ku ishte vënë prita në në shtëpinë e shitësit, Hasan Remniku dhe grupi i tij gjendeshin në tavanin e po kësaj shtëpie, me armë të gatshme për të shtënë në çdo moment kundër tyre. Meqë UDB-a nuk kishte argumente se Arfi Syla ka marrë pjesë në vrasjen e dy oficerëve të UDB-ës, së bashku me Mustafë Kokën, i dhanë instruksione për mënyrën e bashkimit dhe e liruan.
Mirëpo, Arfi Syla nuk thyhej. Kurrë nuk do të heq dorë nga veprimtaria patriotike, politike, kombëtare e luftarake antijugosllave për çlirimin e Kosovës. Për çdo gjë e informonte Hasan Remnikun dhe vazhdoi me përmbushjen e detyrave të reja, të marra nga Hasani dhe mësuesi Mustafë Hetë Koka, i cili sa vinte e përpiqej për ta bindur Hasan Remnikun se ishte ngushtuar rrethi, kur ata duhej të largoheshin pa dëshirën e tyre nga Kosova dhe të kalonin në Shqipëri, sepse pushtuesi kishte arritur kulminacionin me marrjen në pyetje e tortura të shumë kryefamiljarëve, te të cilët Hasan Remniku një kohë ishte mbështetur dhe përkrahur. Lidhur me këtë se rrethi është ngushtuar shumë, Bullajiqi shkruante për Mustafën: “Mustafa përpiqej që ta binte Hasnin “se momentalisht çdo qëndrim i mëtutjeshëm është i kotë. Mendonte se me çdo kusht duhej të kalohej në Shqipëri. Atje do të lidhen me rezistencën shqiptare të organizuar kundër ish-Jugosllavisë, kurse tani sa më parë duhej që të largoheshin nga Kosova”.
Mustafë Koka, madje e dërgoi Arif Sylën në Shkup, me një letër për Gajur beun nga i cili kërkonte të studionte mundësitë për t’i përcjellë në Shqipëri këta njerëz: Mustafën me grua, Agushin me grua dhe Hasanin vetë. Ç’është e vërteta, Hasani refuzonte të shkonte në Shqipëri. Shkaku ishte se donte të rrinte në Kosovë e të flijohej për Kosovë, gjë që edhe një gjë e tillë do të ndodhë, sepse asnjëri prej tyre nuk do të mund të shkojë në Shqipëri, por do të vriten në pabesi në Prizren, ashtu siç është thënë përmes tyre, edhe pse një e vërtetë tjetër duket të jetë me e saktë.
Ikja për Shqipëri
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuIkja në Shqipëri, Hasanit i dukej e paarsyeshme për çështjen e pazgjidhur shqiptare në Kosovë, ashtu si një shmangie ideali ndaj bashkëveprimtarëve politikë dhe ndaj flijimtarëve për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve.
Sipas të dhënave nga terreni, aty nga fundi i qershorit të vitit 1951, Hasan Remnikut i bashkohet edhe Agush H. Mehmeti, për të cilin garantuan jatakët e tij besnikë: Smajl Deli Muji dhe Smail e Naman Deli Qorroli të Bresalcit, të cilët më vonë do të dënohen me burg si mbështetës të tyre. Ata e morën Hasan Remnikun dhe e sollën në kullën e Agush H. Mehemtit. Më në fund, në gushtin e vitit 1951, edhe Mustafë Hetë Koka me gruan, në kullën e Agushit në Bresaalc iu bashkuan Hasan Remnikut prej ku nisën për në Shqipëri.
Asht nisë rrugës kryq e tërthuer,
Prangat n’kambë e hallkat n’duer!
N’Koretishtë, kur mbrrini burri –
I ka këput hallkat me guri!...
Nga mesi i vitit 1951, për mbylljen e dosjes “Hasan Remniku – Alia, Aleksa Vuçiniqi i përgatiti kurthin për zënien e personaliteteve shqiptare që ishin në arrati përmes komandantit të stacionit të milicisë në Bresalc dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai e përcillte me kujdes lëvizjen e Grupit të Hasan Remnikut - Alisë. Bashkimi i Agush H. Mehemtit dhe i Mustafë H. Kokës me Hasanin, e vështirësoi dhe e ndërlikoi mundësisë për zënien dhe likuidimin e Hasan Remnikut me ndonjë atentat nga ana e ndonjë të besuari të UDB-ës. Në pjesën e dytë të gushtit 1951, me treshin: H. Remniku, A. Mehemti dhe M. Koka u takua mësuesi cernicas, Ramadan M. Hoxha. Këtë takim ai e siguroi përmes Arif Sylës së Remnikut dhe të birit të motrës së Hasanit, Servet Vehbiut të Cernicës. Meqë flitej se do të shkonin në Shqipëri, qëllimi i takimit ishte: përpilimi i një liste me emra shqiptarësh për burgosjet, për vrasjet dhe për dhunën e pushtuesit jugosllav në viset e Anamoravës, të hartuar prej Ramadan Hoxhës. Takimi u bë në Malet e Livoçit të Epërmë. Hasani do të interesohej për shëndetin e Ramiz Cernicës dhe të të birit të tij Raifit, të cilët atëherë ishin në burg në Mitrovicën e Sremit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (VIII)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 2:37 am

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllani
HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (Cool
Udbashi i infiltruar në grupin e Hasan Remnikut
Taktika e hyrjes së Ismail Zenunit “në lojë” në grupin e Hasanit ishte lënia pas dore për një kohë e Hasan Remnikut me shokët, që kjo heshtje t’i shërbente atij për të hyrë shpejt në grupin e tij.
Nga Ramadan ASLLANI
Meqë këta tre persona u bashkuan, të gjithë të sprovuar për armë në situata të vështira, UDB-ja e futi në lojë me ta një antishqiptar, togerin Ismail Zenuni, i përgatitur për këtë qëllim që herët, kur Agush Mehmeti ishte në burg. Sipas kryemilicit të Kosovës, Shaban Kajtazit, UDB-ja e futi në veprim Ismailin, pasi komandanti i milicisë në Bresalc, (thuhej se ishte Tahir Sokoli) e informoi se Hasan Remniku kishte dhënë shenja të dyshimit ndaj besnikërisë se Rexhep Xhihës.
Shaban Kajtazi, fort ish idhnue –
Rexhep Xhiha, s’asht tue punue!...
-Do ta ndërrojmë me Rexhep zabunin-
Do t’ia çojmë Ismajl Zenunin!
Sipas konstatimit të Ismail Zenunit, në fjalimin para ushtarëve të korpusit të mbrojtjes popullore që morën pjesë në bllokimin e rrugës së Hasan Remnikut në Sreckë-Hoqa e Gjytetit-Zym, më 10 tetor 1951, për ta pamundësuar kalimin e Hasan Remnikut me grupin në Shqipëri, Ismaili kishte punuar gjashtë javë.
Në anën tjetër, UDB-ja për “dezertimin” e Ismail Ramë Zenunit nga organet e sigurimit bëri shumë zhurmë, duke vënë (kinse) në përcjellje njerëz e duke organizuar prita kundër tij. Njëkohësisht “organizoi” njësi të korpusit të Mbrojtjes Popullore, duke dhënë edhe shpërblim për të, duke shkuar deri në skajshmëri kush e kap të gjallë, por edhe kush e vriste. Kështu bënte politikë të rrejshme me masën e gjerë shqiptare për të humbur çdo dyshim rreth dhe për të.
Taktika e hyrjes së Ismaili Zenunit “në lojë” në grupin e Hasanit ishte lënia pas dore për një kohë e Hasan Remnikut me shokët, që kjo heshtje t’i shërbente atij për të hyrë shpejt në grupin e tij. Për t’ua mbushur mendjen, Ismail Zenuni kishte marrë më vete shumë municion, armë, uniforma të policisë dhe ushtrisë, material sanitar etj.
-Ismajl Zenuni asht togër,
Ai, Hasanin na e vret mejherë!
Për ballistë asht i pashpirt-
Ja e vret, ja e qet n’pritë!...
Kurthet e ngritura
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuSipas të dhënave të sigurta, aty nga fillimi i shtatorit të vitit 1951 treshin: H. Remnikun, A. Mehmetin dhe M. Koka i vizitoi në kullën e Agushit në Bresalc, komandanti i milicisë Tahir Sokoli i shoqëruar prej Shefki Gashit të Bresalcit. Të pestit qëndruan së bashku mbi katër orë. Duket se këta, Hasanit me shokë, u dhanë “garanci” për besnikërinë e togerit “të dezertuar” Ismail Zenunit, për ta pranuar në grupin e tyre!. Pas kësaj kohe, Ismail Zenunin e gjejmë në grupin e Hasan Remnikut. Jovan Bullajiqi, duke u mbështetur në të dhënat e grupit të udbashëve të caktuar për kurthin e Hasan Remnikut me shokët: “Ismetit”, “Shabanit”, “Mirkut”, “Ragipit” dhe “Shefit” të tyre, “në Prishtinë” – Dimitrije Kolkoviqit – Disha, ka konstatuar se udbashi i infiltruar në “grupin e Hasan Alisë” i raportoi “qendrës”, në vijimësi e më rregull deri në “20 ditë” para se në kurthin për Hasan Alinë, me shokët të hidhet “Musa”- Sylë Mehmeti i Vraniqit të Suharekës. Pra, para 26 shtatorit 1951. Vetë Ismail Zenuni më 23 maj 1975, para një komisioni partiak, si dëshmi për besnikërinë e tij ndaj PKJ-së –LKJ-së, shkruante: “Tri javë kam qëndruar në grupin e Hasan Remnikut si gjarpri në gur pa armë e me kokë në trastë, për ta bindur atë në besnikërinë time ndaj tij dhe ndaj organizatës armiqësore të NDSh-së, që punonte për Shqipërinë e Etnike…!” Del se togeri Isamil Ramë Zenuni qëndroi në grupin e Hasanit pa arritur ta informonte “qendrën!”, prej datës 5-25 shtator 1951. Sipas J. Bullajiqit, bashkëveprimtarët e tij, në grupin për kurthin e Hasan Remnikut me shokët: “Ismeti”, “Mirko”, “Shabani”, “Shefi në Prishtinë” – menduan se , “Shoku i dërguar për lidhje” ishte hetuar, “dhe ishte vrarë!”. Së këndejmi paraqitja e tij pas 20 ditësh ishte gëzim “për shokët”.
Në “raport”, Ismail Zenuni informonte “qendrën” me synimet e grupit të Hasan Remnikut për kalimin në Shqipëri, si dhe të dhëna për jatakët më besnikë të Hasan Remnikut; për mosbesimin që po tregonte Hasan Remniku ndaj tij e ndaj çdo personi, që nuk ishte nga rrethi i tij jetësor dhe në fund: kërkoi nga “qendra” që të arrestohej Sylë Mehemti prej Vraniqi të Suharekës mik i Daut Kepës të Livoçit të Epërmë, i cili ishte angazhuar të gjente lidhje për ta kaluar grupin e Hasan Remnikut në Shqipëri.
Konstatoi se Sylë Mehemti është i moshës 50-vjeçare, se ka mustaqe të mëdha, se është burrë i pashëm dhe se është i respektueshëm në Vraniq dhe rrethinë të Suharekës. Vuri në pah se Syla, më 26 shtator 1951, të mërkurën ka për të dalë në Prizren, për t’u takuar me disa miq, me të cilët mendon ta kryejë detyrën e besuar; se ai nuk ka leje të qarkullimit për “zonën kufitare”, dhe se kjo duhet të merret si shkas për ta arrestuar! Ismaili kërkonte që Syla mos të lëshohet nga burgu derisa të pranojë bashkëpunimin e sinqertë. “Të kërcënohet me burg për kontakt me bandën qysh prej kohës së luftës dhe si bashkëpunëtor i Hasan Remnikut me shokët”
Helmimi dhe vrasja nga tradhtarët
Në fejtonin “Prita në Bistricë”, J. Bullajiqi, Sylë Mehemtin e quan me pseudonimin “Musa” me shtëpinë afër “Gradinës” se Vraniqit, kurse Daut Kepën e quan “Hamzë Syeljmani” i cili “me mish e me shpirt është i lidhur me grupin!”. Udhëheqësi i grupit për kurthin e Hasan Remnikut, “Ismeti” alias kapiten Aleksa Vuçiniqi dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë “Mirko”, alias Dragutin Papoviqi, morën vendime që të nesërmen, të mërkurën më 26 shtator 1951, në pazarin e Prizrenit të burgoseshin të gjithë personat me pamjen e Sylë Mehmetit, të përshkruar prej Ismail Zenunit dhe të vërtetuar nga operativisti i UDB-së për Suharekë Mehmet Cikuli, e të cilët nuk kanë leje qarkullimi për viset kufitare. Kështu, midis disa vetave të arrestuar u gjend edhe Sylë Mehmeti dhe u soll para shefit të grupit të operativistëve të angazhuar në kurthin për Hasan Remnikun. Në fillim Sylë Mehmeti u përpoq të shpëtonte nga rrjeti i merimangës së UDB-së. Mirëpo, do të thyhet shpejt për të dhënat e sakta që ia nxori përpara operativistit të UDB-së nga raporti i Ismail Zenunit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (IX)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 12:29 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllaniHASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (9)
Plani i likuidimit të Hasanit me shokë
Nga Ramadan ASLLANI
Sylë Mehemti u bind se Hasan Remniku e ka brenda spiunin, ndaj dhëmbit të të cilit më nuk do ta shpëtonte njeri mbi fytyrë të tokës. Prandaj, asnjë sakrificë e Sylë Mehmetit -“Musa”, as vetëvrasja e tij. J. Bullajiqi, në vazhdim të fejtonit shkruan se tani “Musa” foli sinqerisht: “Qysh gjatë kohës së Jugosllavisë së Vjetër jam njohur me Hamzë Sylejmanin prej një katundi afër Gjilanit. Mbas çlirimit Hamza e fshehu në shtëpinë time djalin e vet, që gjatë luftës bashkëpunoi me okupatorin…!”. Përmbajtja e deponimeve të tjera, të Sylë Mehemti, para “Ismetit”, më 26 shtator 1951, mund të përmblidhet në këtë shkurtim:
“Nga fillimi i vitit 1945, kur filloi mobilizimi masiv i meshkujve shqiptarë nga 16-60 vjeç, Syla me djalin e Daut Kepës u futën në UNÇJ-në. Pas demobilizimit, UDB-ja nuk e kërkoi më djalin e Daut Kepës. Kjo u bë shkak për ta trashur miqësinë dhe besimin e ndërsjellë midis Dautit dhe Sylës. Filluan vizitat e ndërsjella. Në fund të muajit korrik, të 1951, Sylë Mehemti ishte mysafir i Daut Kepës dhe aty mësoi për vrasjen e dy oficerëve të UDB-ës në Remnik, nga mësuesi Mustafë Koka.
Mundësitë e arratisjes në Shqipëri
Kur Syla erdhi për herë të dytë te Dauti, aty rreth 22 shtatorit 1951, Daut Kepa gjithsesi duke zbatuar kërkesën e Hasan Remnikut me shokët, kërkoi nga Sylë Mehemti që të angazhohej për të gjetur ndonjë “kallauz”, i cili do të merrte mbi vete kalimin e sigurt të Hasan Remnikut me shokët në Shqipëri. Dhe për këtë punë “Erdha në Prizren për ta gjetur një mik timin!” – tha Sylë Mehemti dhe pranoi bashkëpunimin për kurthin që do të thurte UDB-a për Hasan Remnikun me shokët!. Në këtë kurth, Sylë Mehemetin realisht e hodhi tradhtia që lëshoi shtatin. Brenda grupit të Hasan Remnikut, në lidhje me rrethin që kontaktonte ky grup!.
Në pyetjen e operativistit të UDB-së se a do të pranonte që “Bandën e Hasan Remnikut” t’ia sillte në vendin “Stupicë”, Syla i tha se ka për t’ia sjellë mu aty ku “do t’i caktohet!”. Për garanci të kësaj pune e ofroi vëllain: “Qe, sille vëllain tim në burg. Në qoftë se i bëj të gjithë që kërkon, atëherë do ta lirosh. Në qoftë se jo – ban me ta çka të duash…!” Kjo është dëshmia se Sylë Mehemti ishte i mllefosur edhe në mikun e shtrenjtë, Daut Kepën, pse ai e kishte humbur pusullën!?.
Propozimi i Sylë Mehemtit u hap provë udbashëve se më në fund gjetën personin e përshtatshëm për ta hedhur në kurth Hasan Remnikun. “Kjo do të jetë arsye e madhe, që “Musa “ të punojë shpejt dhe në mënyrë të saktë!”- mendoi shefi grupit të udbashëve për likuidimin e Hasan Remnikut me shokët.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuInskenimet e burgosjes
Pa vonuar e futi Sylën në xhip dhe shkoi në Vraniq. Vëllai i Sylës, Idrizi, po punonte në ara dhe pa asnjë selam e futën në xhip e morën pa e hetuar fshati dhe e burgosën. Ai nuk kishte asnjë lidhje me grackën ku kishte rënë i vëllai. Kështu., Sylë Mehemti “pranoi” të bashkëpunoi me ne dhe duke ju paraqitur grupit edhe më tutje si mik për ta sjellë atë në kurth” – përfundon J. Bulajiqi.
Sylë Mehemti i hyri punës me shpejtësi dhe me rrezik për jetën e tij. Pas dy dite, më 28 shtator 1951, Sylë Mehemti u kthye në Livoç të Epërme, te Daut Kepa. Ai e kishte shtëpinë veç katundit dhe pranë kishte vetëm tre fqinjë, por me ta nuk kalonte mirë dhe aty mund të hynte lehtë, pa u diktuar. E informoi mikun Dautin e sinqertë, patriot e besnik, po që tashti, pa dije po e luante lojën e UDB-ës, se i ka “gjetur dy veta”, të cilët do t’i kapërcejnë Hasanin me shokët përtej, në kufirin e Shqipërisë. Kjo e gëzoi Daut Kepën pa masë. I dha darkë të mirë, ia shtroi vendin për gjumë dhe i tha: “Pusho, miku im, se tash unë e kam radhën…!” Natën, rrugë e pa rrugë, shkoi në Bresalc te “një mik”, të merrte lidhjen me grupin e Hasan Remnikut.
Takimi me spiunin Daut Kepa
Daut Kepa tri ditë nuk është kthyer në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vonesës: nuk mund t’i gjente apo Hasan Remniku nuk bindej që ta lëshonte fatin e jetës së tij dhe të shokëve në duart e një miku të rastësishëm!? Daut Kepa do të kthehet në shtëpi në terrin e 1 tetorit 1951 dhe e informoi Sylë Mehmetin: “I gjeta. Do të takohemi me ta këtu në rrethinë në një vend të fshehtë!” Dy ditë më vonë, në terrin e parë të natës së 3-4 tetorit 1951, Daut Kepa i priu Sylës për në vendin e caktuar. Parullë për njohjen e thjeshtë, por me kuptim: Dauti “i ra gurit me kundakun e pushkës së vet…!”. Nga pusia, pa pritur doli Hasani, e pas tij Agushi dhe Mustafa.
Sipas J.Bullajiqit, Hasani, sikur t’i merrte në pyetje do t’i drejtohet herë njërit e herë tjetrit: “A je i sigurt se është ky njeri që nuk do të na tradhtojë!”- e pyeti Dautin. -Syla asht mik imi dhe unë garantoj për të! Tani ju drejtua Sylës: “Më thuaj, si mendon me
na qit në kufi?”. Syla, pasi tha se ai e merr përgjegjësinë vetëm nga Ferizaj, konstatoi: “Unë do t’ju çoj deri mbi Prizren, atëherë ju dorëzoj njerëzve të mi, që t’ju kalojnë përtej kufirit!” I tha se “kallauzët janë njëri prej Vërmicës, kurse tjetri prej Zhurit”. Në interesimin e Hasanit se sa “kërkon ti për shërbimin!”, Sylë Mehmeti u tregua dinak: “Unë punoj për hatër të Hamzës”- Daut Kepës, kurse për dy “prijësit duhen 20 mijë dinarë!” Vlera e këtyre të hollave u shpreh në “2,5 lira për një njeri”.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_ShtepiaTakimi dhe vendi me prijësin

Dita e nisjes u caktua e shtune, që do të thotë: 6 tetor 1951. Në këtë ditë Syla duhej të vinte te Dauti në Livoç, kurse koha dhe vendi, do të caktoheshin më vonë, pasi të arrinte Syla në Livoç. Sylë Mehemti, sipas J. Bullajiqit, me motivim se “duhej të vinte kontakt me prijësit!”, për t’i informuar për kohën e nisjes së Hasanit me shokë dhe për ta akorduar kohën e “takimit dhe vendin me prijësit!”, u përcoll për Prizren. Ai fare nuk shkoi në shtëpi, në Vraniq, shkoi në banesën e udbashit përgjegjës, “Ismetit” dhe informoi: “Puna u krye! Nisja të shtunden..!”. “Ismeti”, alias Aleksa Vuçiniqi me telefon e informoi shefin në Prishtinë, Dimitrije Kolkoviqin – Disha dhe ai pas pak orësh, i shoqëruar prej një oficeri të UDB-ës, dhe pikërisht prej Mazllum Nimanit, të kamufluar me emrin ”Shaban” arriti “në Prizren!”.
Na duket absurd që aksioni për likuidimin e grupit të Hasan Remnikut të jetë prej një qendre të UDB-së shumë larg vendit ku qarkullonte Hasan Remniku me shokë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (X)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 6:06 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllaniHASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (10)
Sekreti i plotë mbi “fitoret” e UDB-së
Nga Ramadan ASLLANI
Dihet se UDB-ja e Gjilanit ishte vetë qendra e saj, e cila ishte përgjegjëse për përcjelljen e lëvizjeve dhe të aksioneve të Hasan Remnikut me shokë. Duket se J. Bullajiqi duke e “transferuar qendrën” në Prizren dhe duke përdor pseudonime për udbashët e angazhuar në kurthin për Hasan Remnikun, kishte për qëllim t’i ruante nga ndonjë hakmarrje e ardhshme, jo vetëm udbashët, por edhe bashkëpunëtorët e tyre. Kështu grupi i udbashëve, arkitektëve realizues të kurthit për Hasan Remnikut me shokë ishin shefi nga Prishtina, Ismeti, Shabani (Mazllum Nimani), Mirko dhe Musa – Sylë Mehmeti, në natën e 4-5 tetorit 1951, e përpunuan strategjinë e kurthit, që ka mbetur sekret i plotë edhe pas disa shkrimeve mbi fitoret e UDB-së me kurthin për likuidimin e Hasan Remnikut.
Sipas Bullajiqit, Sylë Mehmeti, më 5 tetor 1951, shkoi “këmbë” deri në Ferizaj. Aty hipi në autobus dhe në mbrëmje arriti në Livoç. Kur ra terri, tinëz shkoi në shtëpinë e Daut Kepës “pa e diktuar njeri!”.
Shkuarja e Sylës këmbë nga Prizreni deri në Ferizaj e mandej “me autobus!” është mashtrim për opinionin, sepse Syla ishte personi më i rëndësishëm i këtij aksioni për likuidimin e Hasan Remnikut dhe grupit, andaj UDB-ja nuk e linte të udhëtonte më këmbë dhe të pambrojtur, sidomos afër shtëpisë së Daut Kepës.
“Kontakti” me grupin e Hasanit
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuPas darkës së 5 tetorit 1951, sipas Bulajiqit, Daut Kepa shkoi për të marrë kontakt me grupin e Hasn Remnikut. Aty, sipas të gjitha të dhënave më relevante, ishte edhe Ismail R. Zenuni, Hasan Alia për ditë të nisjes e caktoi të dielën, më 7 tetor 1951, kurse për vend të takimit “me Sylë Mehmetin” e caktoi një vend në male të fshatit Gumnishtë. Ndërkaq, për orë të takimit: “koha rreth orës 21..!” Sipas J. Bullajiqit, grupi i Hasnit nga Gumnishta u nis të shtunën, që do të thotë më 6 tetor 1951. Kjo fare nuk është e saktë. Dihet sigurt, se grupi i Hasan Remnikut, dhe pikërisht: Hasani, Agush Mehmeti, Qibrije Mehmeti, Mustafë Koka dhe Rabije Koka u përcollën nga kulla e Agush Mehmetit, në Bresalc, të dielën, më 7 tetor 1951, rreth orës 20. Agush Mehmeti mori katër lira dhe dy palë vathë të arit, që kishin vlerën e një lire. Ishin këto stolitë e nusërisë së gruas së tij dhe të kunatës, gruas të Ibushit, i burgosur në kazamatin e Mitrovicës së Sremit. Motra e Hasan Remnikut, Arifja, ngul këmbë se Hasani me dy shokët dhe gratë e tyre, u përcollën për Shqipëri, edhe nga shtëpia e Hasan Remnikut.
Me atë rast ishin ë pranishëm bijat dhe disa kushërinj, të cilët i dhuruan Hasanit, rreth 20 lira për shërbime të prijësit dhe për nevojat më parësore, derisa të fillonin jetën në Shqipëri. Po kështu, edhe Mustafa kishte marrë 5 lira për kallauzët dhe para të tjera për nevojat e rëndësishme.
Ecja drejt të panjohurës
Bullajiqi shkroi se Dauti dhe Syla u nisën për në Gumnishtë, ku ishte Hasani me shokë. Dautit dhe Sylës u kishte dalë disa km larg nga vendi ku i kishte lënë Agushin dhe Mustafën me gra. Me këta të fundit ishin edhe dy të rinj, të cilët Sylë Mehmeti nuk i njohu. Njëri ishte Sylë Q. Arifi i Remnikut, që kishte qenë edhe në Bresalc, kur ishin përcjellë nga shtëpia e Agush Mehmetit, kurse tjetri ishte një i afërm i Rabijes.
Sipas autorit të fejtonit, grupi i Hasanit nga Gumnishta deri në Bistricë udhëtoi natën, kurse ditën pushoi, nuk lëvizi. Natën e parë kaloi vetëm “disa km” deri në një “vend” në male të Sllakocit! Para se të niseshin nga Gumnishta, Hasan Remniku ia hoqi fishekët pushkës dhe ia dha Sylës, që ai ta bartte. Nuk kishte hënë dhe ecën nëpër mal pa rrugë. Renditjen në rrugëtim e caktoi Hasani: Syla, Ai, Agushi, Mustafa, gratë. Hasani nuk ia hiqte pushkën Sylës nga shpina. Bullajiqi nuk e përmendi fare anëtarin tjetër të grupit të Hasan Remnikut, Ismail Zenunin. “Hasani pati ndryshuar shumë. Dyshonte, bërtiste, ishte i pasigurt! – shkroi Bullajiqi.
Sipas variantit të UDB-së, grupi i Hasan Remnikut gjatë natës së dytë kaloi shumë kilometra, deri mbi Vraniq të Suharekës.
Dyshimi për tradhti
Para se të arrinin atje, një pushim e bënë mbi kazermat e Ferizajt. Gruaja e Mustafës, Rabia (shtatzënë) ecte me vështirësi, saqë edhe Mustafa me të mbetnin shumë larg prej shokëve. Nga këto vështirësi, Hasani disa herë u detyrua të ndalet për t’i pritur. Gjatë tërë rrugës, Hasan Remniku ia mbante Sylës tytën e automatikut në shpinë dhe në mëngjes arritën mbi Vraniq, në Gradinë, ku shtëpia e Sylës nuk ishte larg. Aty u ndalën dhe kaluan ditën.
Më 9 tetor 1951, në mbrëmje, sipas Bullajiqit arritën në malet e Kabashit. Aty, Sylë Mehmeti i tha Hasanit: “Nesër është e mërkurë, ditë pazari, prandaj jemi marrë vesh me prijësit të gjendemi në treg!” Hasani fillimisht, nuk i besoi. I tha: “Me ty ka për të ardhur edhe njëri prej nesh”. Syla nuk reagoi. Kjo bëri që Hasani ta linte Sylën që të shkonte vetëm në Prizren, kështu thotë Bullajiqi.
Megjithatë, një e vërtetë e pamohueshme është se të nesërmen (e mërkurë ditën e pazarit), pra, më 10 tetor 1951, herët në mëngjes, Hasani me shokë kanë qenë të ekspozuar në Bazhdarhanen e Prizrenit. Pra, del se Syla, si njeri i vendit, në mos edhe Ismaili, kanë shkuar ditën e martë nga “Kabashi” në Prizren.
Mobilizimi i “mbrojtjes popullore” dhe i policisë
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanHoxhaTë dhënat e tjera sipas UDB-së tregojnë se ditën që u nis grupi i Hasanit prej Bresalci, përkatësisht Gumnishtës, shefi i UDB-së së Kosovës, Dimitrije Kolkoviqi – Disha, arriti në Prizren dhe i vuri në lëvizje njësitë e korpusit të mbrojtjes popullore dhe të milicisë së këtij territori. Tani, rrethina ishte e bllokuar. Prijësit ishin përgatitur. Njëri prej tyre ishte Ragipi, e tjetri oficer i UDB-së, që erdhën me shefin prej Prishtinës. Sipas variantit të UDB-së të përhapur në opinion përmes J. Bullajiqit, “Musa” alias Sylë Mehmeti, të mërkurën, më 10 tetor 1951, tërë ditën e kaloi në grupin e udbashëve të angazhuar në kurthin për Hasan Remnikun. Meqë e mërkura i çeli të vrarë, nëse ka diçka të vërtetë në atë që thotë Bullajiqi, del se Syla ditën e martë e kaloi në UDB të Prizrenit. Fillimisht udbashi “Ismeti” e njoftoi Sylën me dy prijësit- “Ragipin” (Ismail Zenuni) dhe “Shabanin” (Mazllum Nimanin), se në mbrëmje në grupin e Hasan Remnikut, do të kthehesh vetëm me “Ragipin”, kurse “Shabani” do të presë afër centralit elektrik! Nëse nuk do të tregohet e nevojshme fare nuk do të paraqitet në skenë! Sylë Mehmeti mori pjesë edhe në studimin e planit strategjik me udbashët: “Shefin”, “Ismetin”, “Mirkon”, “Ragipin”, “Shabanin”: “Shikoni (në hartë, ku ishte skica e terrenit) - tha “Ismeti”, – kjo është Bistrica.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (XI)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 12:14 pm

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllaniHASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (11)
Helmimi apo “vrasja” e pesë ballistëve?
Vizitorët që i shihnin kufomat e pagjakosura “lexonin” tradhtinë, ku Hasani me shokë ishin prerë në besë të të pabesëve, mjerisht shqiptarë.
Nga Ramadan ASLLANI
Ky është vendi nëpër të cilin duhet ta shtysh grupin që të kalojë lumin. Menjëherë përtej lumit, do të jenë të hapura hendeqet. Detyra juaj është kjo: posa grupi ta kalojë lumin, të dalë në terren të pastër, ju do të vraponi me çdo fuqi që keni dhe të kërceni në hendeqe. Në të njëjtën kohë, njëri prej jush do të zbrazi një fishek prej ndonjë arme. Kjo do të jetë shenjë për ne. Të gjitha tjerat janë detyrë jona. Është e rëndësishme që të mbeteni në hendeqe derisa ne të kryejmë punë”.
Këtu nuk është e tepërt të konstatohet se nuk mund të ta përthekojë mendja atë që UDB-ja të mos i dërgonte paraprakisht, të tre prijësit, për ta njohur terrenin dhe për t’i parë hendeqet. Këtu nuk mund të lejohej gabimi, sepse ishte fjala për një Hasan Remnik, për të cilin ishte ngritur në këmbë e tërë një ushtri e specializuar. Për 7 vjet, për të parën herë pushtuesi kishte marrë guximin vërtet t’ia zinte pritën me njësitë më efikase të UDB-së!? Por, tashti i vinte pritë Hasanit të vdekur!.
Inskenimi i “vrasjes”
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuSipas J. Bullajiqit, pasi sahanlëpirësit, rrogëtarë të pushtuesit, vrapuan dhe u hodhën në hendeqe, në atë moment janë ndezur dritat e kamionëve, duke e ndriçuan terrenin, ku ishte grupi. Prej të gjitha anëve kërcitën mitralozat. Mbas pak kohësh, çdo gjë është qetësuar. Në hapësirën e ndriçuar gjendej i shtrirë Hasan Remniku, i rrethuar prej bashkëpunëtorëve të vet të vdekur.
Megjithatë, trupat e pajetë të tyre nuk janë me shenja plumbash në trup, sikur mendohet për gjithë atë arsenal armësh të asaj ushtrie. Të zbrazësh shumë municion mbi pesë vetë dhe të mos ketë as gjurmë gjaku, vërtetë është për të dyshuar se ata janë vrarë aty. Si duket, ata paraprakisht janë helmuar, më pas janë shenjuar me disa plumba dhe gjurmë mjetesh të forta si sëpatë etj. në mënyrë që kur të ekspozohen të shihen disa gjurmë se janë mbytur nga prita e pjesëtarëve të sigurimit dhe të ushtrisë.
Së këndejmi, “Prita në Bistricë”, në natën e 9-10 tetorit 1951, ishte vetëm një manovrim ushtarak për të manifestuar “aftësinë” e UDB-së para popullit, kinse për të treguar aftësitë e tyre për luftimin e grupeve të ndryshme dhe njëkohësisht për të frikësuar popullin që të heqin dorë nga veprimet e tilla, sepse sigurimi jugosllav është shumë efikas dhe i vendosur për të likuiduar çdo kundërshtar dhe rezistencë shqiptare ndaj Jugosllavisë.
Shkrim me pompozitet negativ për masakrën
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_BahtijeMehmetiKjo “vrasje” u bë “top lajm” për gazeta, e posaçërisht për gazetën e vetme shqipe të asaj kohe“ ”Rilindja”, që lexohej nga pjesë dërrmuese e shqiptarëve për të kuptuar operacionin e shërbimit të sigurimit shtetëror jugosllav. Gazeta, “Rilindja”, sipas urdhëresës së UDB-së, më 14 tetor 1951, informonte lexuesit dhe qytetarët e mbarë në ish-Jugosllavi me titullin “U vranë pesë banditë informbyroistë”, të cilët mbas shumë krimeve ishin nisur të shkonin te Enver Hoxha për të marrë shpërblim për krimet e bëra. Ja çfarë shkrimi me pompozitet, kinse këta janë nisur për të marrë grada apo dekorata për vrasje, e jo që luftonin për çlirimin e popullit shqiptar në viset e ish-Jugosllavisë nga okupatori sero-jugosllav.
Më 10 tetor 1951, e mërkurë, në Prizren ishte ditë tregu.
Pjesëtarët e shërbimit të UDB-së, herët në mëngjes i kishin ekspozuar kufomat e tyre dhe kishin dalë nëpër fshatrat e rrethinës së Prizrenit për ta ftuar popullin të vinte në Prizren për t’i parë kufomat e pesë ballistëve shqiptarë: Hasan Remnikut - Aliut, Agush Mehmetit, Mustafë Kokës, Qibrije B. Mehmetit dhe Rabije A. Kokës. Ekspozita e trupave të tyre ishte vendosur në qendrën e pazarit - Bazhdarhane. Kufomat ishin renditur në dyshemenë e kamionit ushtarak të tipit gjerman “Doç”. Përreth kufomave, roja e sigurimit jugosllav me uniformë dhe pa të. Kufomat ishin me uniforma ushtarake e policore, por të pastra dhe të papërgjakura, çka do të thotë se nuk janë vrarë drejtpërdrejt. Disa shqiptarë që e njihnin llojin e kufomave se ishin apo nuk ishin të vrarë kthenin kokën herë në një anë e herë në tjetrën dhe thoshin me zemërim mallkimin: -Zoti e marroftë besëpremin! -Pjella e tij mos u shtoftë, duke nënkuptuar se ata paraprakisht ishin të helmuar, pastaj të mbytur me mjete të ndryshme.
Morti që nuk mbylli kapakun e flijimtarëve
Pjesëtarët e ndryshëm të UDB-së u shpërndanë nëpër katundet e Anamoravës, përkatësisht në komunën e Vitisë prej nga ishte Hasan Remniku, si dhe në atë të Gjilanit prej nga ishin Agush Mehmeti dhe Mustafë Koka. I patën ftuar katundarët (ata që nuk kanë ditur shkrim-lexim) nëpër shkolla e xhamia për t’i njoftuar për vrasjen e pesë ballistëve të rrezikshëm, kufomat e të cilëve do të silleshin për t’u ekspozuar të enjten, më 11 tetor 1951, në pazarin e Vitisë, kurse të premten, të shtunën dhe te dielën, më 12 -14 tetor 1951, do të ekspozohen në Pazarishten e Gjilanit.
Ky lajm nuk ishte i mirëseardhur për atdhetarët shqiptarë të Kosovës, sepse ishte një mort që mbyllte kapakun e flijimtarëve të fundit të Lëvizjes për çlirimin e popullit shqiptar dhe të territorit.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_Remniku-varriEkspozimi i trupave të vrarë
Të enjten në pazarin e Vitisë UDB-ja ekspozita e trupave të pajetë është bërë po ashtu me kamionin ”Doç”. Shumica e banorëve të kësaj ane e kanë njohur Hasan Remnikun, sepse ishte i kësaj ane, por edhe kishte bujtur në shumë konaqe, e besa edhe ishte ushqyer e siguruar, jo vetëm nga njerëzit e fisit dhe gjakut, por edhe nga miqtë e katundeve të tjera përreth Remnikut e më gjerë. Po ashtu, vitiasit dhe qytetarët e tjera nga terreni e njihnin edhe pedagogun, mësuesin Mustafë Koka, kishin dëgjuar edhe për trimërinë e Agush Mehmetit e kështu me radhë, duke qenë figura të njohura edhe për së gjalli. Vizitorët që i shihnin kufomat e pagjakosura “lexonin” tradhtinë, ku Hasani me shokë ishte prerë në besë të të pabesëve, mjerisht shqiptarë. Por masa e tubuar përreth trupave të pashpirt thoshin: “Nuk ka vrasje pa gjak, këto xhenaze nuk kanë gjak – janë të pastra…!
Dikush nga shokët e Hasanit, që kishte ndenjur kohë të gjatë me të dhe kishte dëgjuar mesele prej tij, mbante mend kur Hasani thoshte me metaforë: ”Lisin e çan vetëm pyka prej degës tij!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (XII)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 10:59 am

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_RamadanAsllani
HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (12)
Nga Ramadan ASLLANI
Të premten, më 12 tetor 1951, kufomat e tyre riekspozohen Te Pazarishta e Gjilanit, ku është sot shtëpia e mallrave.
Gjatë kësaj dite te kufomat ishte edhe nëna e Agush Mehmetit dhe i vëllai i tij Mehemti, si dhe mijëra qytetarë gjilanas e nga periferia.
Të shtunën, me 13 tetor 1951 ditë pazari. E tërë rrethina e Gjilanit u derdh në Pazarishtë, por t’u bërë nderin e fundit pesë dëshmorëve të lirisë e të shqiptarisë së Kosovës. UDB-a kufomat e pesë martirëve i ekspozoi në tokë. Të parin, afër çezmës, Hasan Ali Remnikun, të zdeshur deri në brez me gjoksin leshatak, ku në të djathtë afër gjirit i dukeshin 4-5 vrima të plumbave të revoles. Vrimat nuk ishin me gjak, bile as pantallonat, por as në xhaketën e ndeshur.
Disa hapa në të majtë të Hasanit ishte Agush H. Mehemtin me bashkëshorten Qibrien. Më tutje Mustafë Koka me gruan Rabien.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_HasanRemnikuTë gjithë ata që i kanë parë kufomat e ekspozuara, madje edhe nga dy e më shumë herë vërtetojnë, se vetëm Rabije Koka ka pasur një njollë të zbehtë të gjakut në këmishën e bardhë mbi brez, në anën e majtë!. Asnjë plumb nuk i dukej se t’i kishte depërtuar nëpër tesha e në trup?!
Nga shënimet e terrenit, Shaban Kajtazi, ka ritreguar se Ismail Zenuni i ka thënë se vetëm gruaja e mësuesit ishte gjetur e gjallë pas plojës, se ajo kishte rënë në lumë dhe se e kishte bartur ujët bukur larg, sa që mezi e gjetën. Ndërkaq, disa pjesëmarrës të korpusit të mbrojtjes popullore që morën pjesë në këtë “aksion” të UDB-ës “Prita në Bistricë”, vërtetojnë se një oficer boshnjak ka thënë: -Njëra grua kishte mbetur gjallë dhe më është lutur ta vras dhe e vrava”.
Në mbrëmjen e së dielës, më 14 tetor 1951, UDB-a e mbylli ekspozitën e grupit në Pazarishten e Gjilanit. Kufomat e luftëtarëve të lirisë i ngarkuan në “Doç”, dhe i dërguan në oborrin e kazermës së JNA-së, ku edhe i varrosën me një gropë. Me një shkrim të dr. Muhamet Pirrakut, thuhet se kufomat janë djegur me benzinë, por ne nuk e kemi hasur këtë të dhënë në terren, kurse vendvarrimi është identifikuar në muajin tetor, edhe pse ka pasur disa të dhëna edhe më parë.
Për realizimin e kërkesave jetësore të kombit! UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare i burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasan Remnikut dhe bashkëluftëtarët. Një numër të madh i dënoi me dënime drakonike. Selim Remnikun me pushkatim (me vonë me burg maksimal) , vëllain e tij Hajdinin me 20 vjet . Me pushkatim u dënua edhe Azem Uruqi i Bresalcit (më vonë 20 vjet), sikur edhe Arif Q. Syla I Remnikut. Nën 7 vjet u dënuan dhjeta veta. Latif Mehemti, Ismail Qorrolli, Smajl Deli Muji, Sadik Vranoci, Shukri Hajrizi, Mehemt Syla, Selman Arifi, Arfi Sherifi, Xhemshit Bilinca. Me 9 vjet u dënua Daut Kepa etj.

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_MustafeKokaMustafë Koka
Mustafa i Hetës dhe i Habibës, kishte lindur më 1931 në Kokaj të Gjilanit. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në Tiranë, kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila vdes shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit, më 1951.
Rrëfimet e shkurta të Ismail Kokës, (1944) për Mustafën dhe familjen e tij
Kokaj është katund i komunës së Gjilanit, 18 km. larg tij, i shtrirë në Karadak. Ky vendbanim ka emërtime të ndryshme nga pushteti administrativ serb. Është një emër i ri i quajtur Inatoc për shqiptarët dhe emër tjetër Renatoc për muhaxhirët e Kokajve. Deri më 1999 ka pasur 15 shtëpi, kurse tani janë 4-5 sosh. Janë dy lagje: e Epërmja e dhe e Poshtmja. Është një shkollë katërklasëshe e quajtur “Liria”, një paralele e ndarë e Pogragjës.
Ismaili thotë, se Mustafa shpesh është konsultuar me Remzien e axhës Muharrem (të vetmin fëmijë të tij) për çështje të ndryshme. Në fillim të tetorit 1951, pasi takohet me Hasanin dhe Agushin në Kokaj, ku Mustafa e merr edhe gruan ashtu si edhe Agushi, sepse këtë nuk kishin fëmijë dhe të gjithë kanë qenë të veshur me uniforma me ngjyrë teget dhe nisen për të dalë në Shqipëri.
Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës U1_shtepiaPas 3-4 ditësh, Gani Ahmeti nga Kokajt e kumtoi lajmin e mbytjes së Mustafës me grua dhe me grupin, dhe tha se vetëm nëna e Mustafës të vijë për t’u përshëndetur me kufomën e të birit në Gjilan, ku kufomat ishin të ekspozuara. Sipas shumë bashkëbiseduesve nëna e Mustafës është afruar para kufomës së të birit dhe e ka hequr ferexhenë, duke i rënë për fytyre tri herë dhe i ka thënë: “Hallall të qoftë gjiri bir, se nuk më ke shkuar gjak falë”, pastaj ka lëshuar prapë ferexhenë dhe është larguar.
Ismail I. Koka mendon se Mustafa me grupin janë helmuar në trekëndëshin e Gumnishtës e pastaj vrasja e tyre është inskenuar në Prizren, duke qenë paraprakisht të helmuar.
Pas mbytjes së tyre, kufomat janë ekspozuar në Prizren, Viti, Gjilan dhe Kamenicë. Ne Gjilan është bërë një ceremoni ahengu nga UDB-a për aksionin e tyre të suksesshëm për mbytjen e grupit të fundit të kaçakëve të Kosovës. Thonë se gjatë ekspozimit të kufomave, vetëm gruaja e Mustafës ka pasur shenja gjaku, kinse për shkak të shtatzënisë, kurse të tjerët jo.
Pas mbytjes së tyre UDB-a ka ardhur në shtëpinë e Mustafës dhe të familjes së tyre dhe i ka bastisur ato, duke konfiskuar material të ndryshëm.
Pos bastisjeve, familja më pas ka pasur edhe pasoja të tjera në aksionin e armëve më 1955, duke u torturuar aq shumë, sa që për herë të dytë janë detyruar të blejnë armë për t’i dorëzuar, vetëm të shpëtojnë nga rrahjet mizore deri në mbytje. Një dosje e hapur e familjeve të tyre ka qëndruar e hapur deri më 1999, duke mohuar edhe te drejtën e shkollimit, të punësimit, ndoshta edhe të martesës me familjet e tilla kundra “shtetit dhe popullit”, siç i ka quajtur okupatori serb. Për këtë dëshmon edhe vetë Ismaili, i cili më 26 mars 1999 në mbrëmje është gjuajtur me pushkë snajperike nga një fqinj serb, ku fatmirësisht nuk ishte goditur, kurse gjurmët e fishekut gjenden edhe sot në librat e bibliotekës së tij
Fund

(Fejtoni është botuar paraprakisht te gazeta “Bota sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Re: Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës

Mesazh nga albidrizi Tue Aug 21, 2012 6:50 pm


E VËRTETA PËR SHABAN TËRSTENËN

Para pak ditësh, më saktë më 10.08.12,në një ndeje me një mikun tim bisednim për shumë tema të përditshmërisë tonë, pastaj edhe për personalitete të njohura të popullit shqiptar,sidomos të Anamoravës.Në këtë muhabet mora vesh se qenka botuar një libër për Hasan Remnikun dhe, krejtë rastësisht u përmend edhe emri e dajës tim,Shaban(alias Shabi) Tërstena. Mora vesh se miku me të cilin bisedova e paska atë libër të cilin mnjëherë ia kërkova.Po, m'a dha me shumë kënaqësi por ama, me kusht, që librin gjthësesi me ia kthyer.
Unë sapo vajta në shtëpi menjëherë ia fillova leximit të librit me shumë kurreshtje dhe, erdha tek emri Shaban Tërstena. Këtu u përqendrova më së shmti ngase, behej fjalë për dajën tim.Po u them të drejtën u befasova së tepërmi, biles edhe u tmerrova nga pohimet që qenkan botuar në këtë libër,sepse janë të dhëna KREJTËSISHT të pasakta, të pavërteta dhe tepër ofenduese për Shabiun por edhe për djemtë e farefisin e tij.Nejse, unë në këtë rast po ua paraqes të vërteten për ShabanTërstenen pikërisht duke i shfrytëzuar pjesët kryesore nga vet libri, dhe nga ana tjetër, nga FAKTET që unë posedoj,DËSHMI SHUMË TËSAKTA ,të cilat autori ka mundësi t'i verifikojë kur të dojë..
Lexues të nderuar vini re rrjedhjen e ngjarjes sipas librit “HASAN REMNIKU- luftëtar për etninë shqiptare” të autorit Ramadan ASLLANI:

KY ISHTE SHABAN TËRSTENA

“Po ua prezantojmë këtë fytyrë të ndyet e trathtare:quhet Shaban Tërstena,i lindur ne fshatin Sllakoc afër Gjilanit.Ky që u bë vegël qorre e OZN-së(tani UDB-së titiste),menjëherë mbas mbarimit të LDB-së, ja filloi me spiunu gjithsecilin që e dinte që ka ndjenja kombëtare.Jetonte në fshtin e lindnjes,pra ne Sllakoc. Ishte i martuar dhe kishte vetem një djalë,të cilin e la nën përkujdesjen e një tjetri tradhtar dhe armiku të kombit shqiptar,një farë Hasan Kovanit prej Kamenicës,të cilin e njohin shumë mirë jo vetëm nahija e Kamenicës, por edhe më gjerë nëpër Kosovë si njeri të pabesë dhe tradhtar. Ky far Hasan Kuvani u kujdes për shkollimin e djalit të Shaban Tërstenës,emrin e të cilit nuk pata rast me e mësuar,kuptohet se Hasani këtë e bëri me buxhetin e shtetit dhe ai farë djali i Shaban Tërstenës Paska diplomuar më 1962 si arsimtar dhe tani po punojka diku në Kosovë…Mirëpo, neve këtu nuk po na intereson djali i tij,icili mund të jetë plotësisht i pafajshëm, po na intereson vet Shaban Tërstena,i cili u bë edhe shkaktar dhe sipas vet Shabanit ka marrë pjesë në vrasjen e Hasan Remnikut,Mustafë Hetë Kokës me gjithë grua dhe të Agush Mehmetit gjithashtu me grua”.
*
”Shabani i kishte dy motra të martuara në fshatin Bresalc afër Gjilanit.Ky shkoi te motrat dhe secilës,veçmas i dha për detyrë që edhe ato si shtriga të këqija që ishin,sepse ishin të nji brumi e soji me të vëllain e tyre, të interesohen dhe të shkojnë nëpër shtëpia të katundit,gjoja me “ndejtë”,dhe gjatë atyre vizitave,secila vetëm në një shtëpi tjetër,duke biseduar me gra të pasherr,të mundohen me nxjerrë farë fjale për njerëzit e “malit” me pyetja të pasherr:”…he mori motër,apo kini farë mysafirësh? Se qe besa mue me kanë lodh, se gati s’ka ditë qe nuk vjen dikush dhe… mule me gatue, mule me ua la teshat e pastrue… Dhe njimend kto dy shtriga,me dinakrinë e tyre ia arrijne me prej nje grue te pahsrr e naïve…”Vallahi bre bi’edhe neve po na vijnë do t’malit,veç allahile s’ja permend kuj’ se u’ myt burri me nie se kum fol noj fjalë”, (m.c. faqe152,153 154)


KY ËSHTË SHABAN TËRSTENA I VËRTETË

Meqë po interesohëshe për Shaban Tërstenen (alias Shabi Tërtstena),ja ku m’ë keni i nderuari Ramadan Asllani,unë kam të drjetën morale por edhe obligim familjar ta them të vërtetën për të si NIP, ( djal i motrës së Shabanit) POR JO I ATYRE “SHTRIGAVE” NE BRESALC, SE, SHABANI KURRNJËHERË NUK KA PATUR MOTRA TE MARTUARA NE BRESALC), siç pohuat më lartë.
Shaban Tërstena është i biri i Kadri Brahim Tërstenës, i lindur diku kah viti 1914,në Sllakovcin e Epërm. I ati, Kdriu kishte katër vëllezër: Latifin,Ahmetin, Hajrizin e Salihun dhe pesë (5) fëmijë. Prej tyre katra ishin vajza: Raza, Sala, (nëna ime e cila më la jetim diku rreth moshës trivjeçare dhe një vëllai njëvjeçar),Xhema, Vahidja dhe i pesti djali, Shabani (alias Shabiu).
Këtu më duhet ta sqaroj një gjë lidhur me emrin e tij.Ky djalë në familje,në fshat por edhe në rrethinë ka qenë i njohur me emrin Shabi e jo Shaban.Shaban paska qenë i regjistruar në dokumentat zyrtare.
Tashti,siç po e shihni, Shabani paska pasur 4 motra dhe që të gjitha të martuara;Raza,(e para) e martuar në Sllkocin e Epërm për Haradin Statovcin, Sala (e dyta) e martuar për Qazim Idrizin (babai im) në Sllakocin e Poshtëm ,e cila vdes në 1948 (e unë ngela jetim), kurse Xhema (e treat) e martuar me Ali Balajn në fshatin Tërpezë dhe (e katerta),Vahidja e martuar me Hetem Balajn,vëllai i Aliut, poashtu në fshatin Tërpezë. Tani po e dini se Shbani paska pasur katër motra,pastaj edhe se ku paskan qenë të martuara,madje po ua dini edhe emrat e burrave të motrave,gjegjësisht,dhënuarve të Shbanit.Dhe, nëse ju intereson edhe më shumë, mund t’ua sjelli edhe emrat e nipërve e mbesave të Shabanit .
Edhe Shabani (alias Shabiu) ishte i martuar.Gruan (e pare) e kishte nga Gadishi me emrin Zejnije, e cila lindi pesë femije : Feratin,Vehbiun, Bajramin dhe Aliun si dhe nje vajze me emrin Gjyle , e cila vdes fare e re(10-12 veçe).
Tani e morët vesh se Shabani paska pasur katër (4) djemë e një vajzë me gruan e parë nga fshati Gadish e jo një djalë që ia paska pasë “falur“atij farë Hasan Kuvanit të Kamenicës,icili ”me buxhetin e shtetit” e paska pasë “bërë” arsimtar në vitin 1962. (Rrenë e sajuar).
Diku, kah viti 1947 apo 1948 i vdes edhe gruaja. Tashti, për këta fëmijë përkujdest e ëma e Shabanit deri sa martohet djali i madh,Ferati me një vajzë me emrin Habibe nga Gadimja e Epërme.
Pas vdekjes se Gruas, Zejnisë, Shabani shkon në Tuzlla ku edhe martohet me një boshnjake me të cilën pati edhe fëmijë.
Për jetën e tij në Tuzlla do ju flas më poshtë.
Fëmijët (këta në Sllakoc) ia dalin disi të mbijetojnë. E di, diku kah funvitet gjashtëdhjetave, Vehbiu shkon në Gjermani, punon disa vite dhe tashti, këta djemë këndellen bukur mirë.Tani fillojnë edhe të kontaktojnë me të jatin në Tuzlla. Më vonë, Aliu, më i vogli, shkon tek i ati, punësohet në një firmë dhe martohet me një boshnjake ku krijon edhe familje atje.Në fshat ngelin Ferati me Bjaranin të cilët merreshin kryesisht me punë bujqësore.
Po dalim prapë tek Shabani. Pse shkoi në Bosnje , pse vinte sshumë rrallë në vendlinden e tij?
Ju lutem,, mos nxitoni!
Në Rrafshëlarten e Maleve të Zhegovcit shtrihen katër fsahtra: Kishnopole, Gadishi, Sllakoci i Epërm dhe Sllakoci ë Poshtëm.Në kohën e krajlit te Sebisë, ne këto fshatra nuk paska pasur kurrëfarë infrastrukture përpos një kovaçhane dhe një shitoreje që e paska pas mbajtur një farëJovani prej Ferizajt.Biles është krijue një tponim i ri, Hani i Jovanit. Jovani në midis të atyre katër katundeve paska pasë bërë hajgare me krejtë atë popullatë.Madje i paska pas detyruar katundaret me ia ndërtuar edhe nji dhomë për banim ku e paska pasë sjellë edhe gruan e tij,Lepkën.
Tashti, mund ta merrni me mend se çfarë fitimi kishte Jovani në ato katunde Kështu, Jovani pasurohej shumë e më shumë.
Madje,Jovani vazhdon me avazin e vjetër edhe pas pushtimit të Kosovës nga Italia.
Mirëpo, Jovanit nuk do t’i shkojë gjitmonë“kungulli mbi ujë”siç thotë populli.
Shabani, bashkë me një shokun e tij të ngushtë, Shaipin e Rashitit nga Sllakoci i Poshtëm, sajojnë planin për ta hequr qafet Jovanin prej atyhit njëherë e përgjithmonë. Një natë, të armatosur me pushkë e bomba, i sulen Jovanit, e kapin të gjallë e rrahun tërë natën e lume, ia rrahun edhe Lepken,nuk i vrasin por ashtu te alivanosur i nxjerrin pëjashta,ia plaçkisin sigurisht edhe paratë por edhe një sasi te mallit ndërsa, pjesës tjetër ia vejnë flkën dhe e ndezin “hanin” me krejtë çka pati brenda. Dikush, Jovanin me grua e paskan dërguar në Ferizaj nën percjelljen e italjanve
Lidhur me kete ngjrje,pra me rrahjen,plaçkitjen dhe dëbimin e Jovanit e kam dëgjuar një bisedë drejtëperdrejt në mes Mixhes Kamber dhe hoxhes, Mulla Rizahut, hafuz i Sllakovcit të Poshtem:
-Allahile, mulla Rizah,shka ta merr menja me punën e Shbisë e të Shaipit.A kanë hi në gjynah qi e patën rreh Jovanin me grue e edhe ja patën marrë mallin? A digjen në zjarm të Xhehnemit?,-e pyeti Mixha Kamber?
-Shuej Kamer, shuej! Ata Zoti ka me i que ne lula të Xhenetit, se sa per ty edhe per mue ishin ba njëmij jovana e edhe gratë naj kishin marrë. Shyqyr qi ka qisi Shabija e Shaipa. Allahu i ruejt! Ata janë xhetli.
Pas përfundimit të Luftë së Dytë botërore,e dini se nuk u realizua dëshira e popullit tonë për t’u bashkuar në një shtet. Serish na mori shkau. Tash, shkiet fillojnë të hakmirren ndaj shqiptarëve në mënyrë shumë perfide . Fillimish, gjoja se duhet kapur “zullumçarët” e dalluar gjatë periudhes okupuese.Për Sllakocin veç po e dini se kush ishte në shënjestër:Shaipi dhe Shabiu.Ata duhet kapur gjithësesi dhe duhet denuar për veprat e bëra. Shaipi paska pasur edhe një ngarkesë më tepër se sa Shabiu. Ky gjatë asaj kohe paska pasë marrë një vajzë të një serbi në Ramjan per grua.Tashti, “partizanët” i fluken për ta zënë Shaipin, ia kallin edhe shtëpinë. Tani Rashit Idrizi detyrohet me dalë në mal, kaçak, bashkë me djemtë Shaipin dhe Tefikun. Gjatë kohës sa ishin në mal, Shaipi në një përleshje me “partizanë” plagoset rëndë nga të cilat plagë pas disa ditësh vdes dhe e varrosin në një vend të quajtur Hija e Malevcit.
Pas një kohe, Rashiti bashkë me Tefikun, me ndermjetsimin e Ibrahim Cërrnillës, në Cërrnillë,dorëzohen. Rashiti ktheht në Sllakoc kurse djali i tij Tefiku futet në një brigade partizane.
Në anën tjetër,Jovani me udbashët e tij e kërkonte Shabanin,se, Shaipi tani më nuk ishte në mesin e të gjallëve. Shabani strehohej nëpër miqasi e popullatë,por kur pa se edhe atyre po u nxjerr telashe, iku për të mos u dorëzuar kurrë.
Përse e rrëfeva këtë histori bukur të gjatë? Thjesht, për ta parë edhe ju shkakun e arratisjes së Shabanit nga Sllakoci.
Pra, jo siç thuhet në librin në fjalë, ku po citoj:
“Pas kryerjes së këtij aksioni aq të shëmtuar ,aq çnjerzor ,UDB-a e Gjilanit nuk e mbajti fjalën ndaj Shabanit,dmth. nuk e dhanë as të hollat e premtuara,as gradat e “larta” ushtarake e aq më pak,pozitë në pushtet.Përkundrazi, me mjeshtri i dhanë të kuptojë se ky duhet të largohet sa më pare prej vendlindjes,në drejtim te panjohur,qe te mos di njeri i gjallë se ku gjendet,sepse mund te ndodhe qe dikush ta vret për hakmarrje kur të zbulohet e ata i thane se “veq kanë dëgjue diçka që dikush paska thënë se Shabani ka qenë kryesori në likuidimin e Hasan Remnikut dhe grupit të tij”. Shabani frikësohet nga hakmarrja e të afermve të Hasanit ose të Mustafë Hetë Kokës dhe pa lajmëruar askënd nga të afërmit e tij ky “hero”i tradhëtisë u zhduk pa shenj e pa nishan” (m.c) faqe 158.

LEXO!

VRASJA E PARË(!) E HASAN REMNIKUT DHE GRUPI TË TIJ
(Mos u habitni, këta do të vriteten serish)

Serish po citoj pjesë nga libri:
“Pas dështimit per zënien e patriotëve në Gumnishten e Epërme,Shabani prapë shkon te motrat e veta (të trilluara nga autori H.I.) dhe prapë u dha porosi si më pare,dhe keto nuk vonuan shumë për me i krye detyrat e marra për sipër.Pas disa ditësh kur u lajmërua UDB-a se Hasan Remniku me grupin e vet nje natë kur binte shi rr’kajë shkoi në fshatin Bresalc dhe në cilën shtëpi u fut,UDB-a pa vonesë e rrethoi shtëpinë sa qe mos me mujt kush i gjallë me lëviz pa u diktue Hasani me shokë ishin tepër të lodhur e të uritur,sepse kishin kaluar ca ditë që nuk kishin ngrënë kafshatë buke,duke shpresuar se janë me një vend të sigurt,me që i zoti i shtëpisë ishte një njeri besnik dhe burrë traditash, qe nuk e prêt mysafirin ne bukë të vet,menjëhere posa ngrënën buke, u shtrinë pranë oxhakut te ndezur me pushue,mjerisht kësaj radhe për here të fundit sepse tradhëtia ishte ne prag…Të arratisurit ne krye me Hasan Remnikun ishin ne katin e epërm, ndersa familja e atij burri nga Bresalci kishin fjetur ne katin përdhesë. UDB-a i prirë nga Shaban Tërstena iu afrua shtëpisë pa u diktuar fare,sepse Shabani e njihte atë vend,siç thonë edhe me sy mbyllë.Tani kur iu afruan derës së shtëpisë,duel i zoti i shtepisë në oborr me shikue mos po vjen ndokush i paftuar me i trazue mysafirët e tij. Atëhere e kapen si rrufeja Shabani me Millorad Buiqin dhe ja futën thikën duke i thënë:” Vetëm një za me lshue kemi me te pre ty si kingj dhe kemi krejt robt e shpisë me ti kall flake mbrenda!”Ashtu që ky i gjori nuk guxoi me ba za. (Vini re, lexues të ndruar!H.I.) Atëherë Shabani me Milloradin,Jovo Gariqin dhe Hasan Kovanin shpejtë i kapën sakicat (sopatat),që ishin aty pranë ( Katër sakica te cungu,qesharake apo? H.I.) druve,i hoqën këpucët që mos të krijojnë zhurmë shkallëve te drurit dhe në maje te gishtave u ngjitën shkallëve përpjetë.Kur arritën para derës së dhomës ku flejshin Hasan Remniku me grupin e tij,i pari e çeli derën Shaban Tërstena dhe u fut Brenda pa u diktue fare. Viktimat e shkreta i kishte kapluar një gjumë i rëndë,gjumë i vdekjes,se pse ishin të sigurtë se i zoti i shtëpisë ( I cili, siç po e shihni edhe ju ka ngel te cungu i druve i vetmuar dhe po bën “sehir” H.I.)) nuk i tradhëton,andaj edhe nuk e kishin lënë rojen e vet.Në atë dhomë ndriçonte një llambë e petroleut që lëshonte një dritë të zbehtë,sa që mezi dalloheshin viktimat e fjetura.Shabani pa prit fare urdhëri iu afrua Agush Mehmetit dhe i ra me qykë –(mykë) sakise ne maje te kresë me sa fuqi pati dhe pa humb kohë i bëri turr gruas së Agush dhe asaj i ra qykë sakice në kokë,kurse Milloradi iu vërsul Hasan Remnikut me një të rame e mbyti,ndërsa Jovo Gariqi e Hsan Kuvani e mbytën Mustafë Kokën dhe gruan e tij.E gjithë kjo u zhvillua (si në filmat vizatimor H.I) me një qetësi macabre pa u dëgjuar fare klithme apo zhurme.I morën Kufomat dhe i pështollën në qarshafa dh pa vonuar erdhi një kamjonetë e mbuluar me ceradë,i hodhen kufomat në kamionetë,duke u kujdesur që të mos lënë far gjurme gjaku akund ne “pod” (dysheme) apo shkallëve ndersa te zotin e shtëpisë e moren dhe i thane kështu:”Nëse gabon veç një fjalë me fol ndokun ka me të gjet e zeza ma zi se këta “banditë” dhe ja tregojnë kufomat ne kamionet.”Pra, mos gabo me i tergu askujt! As familjeve të shtëpisë,por shpejto e laje kete gjka këtu që në mëngjes mos të ketë asnjë gjurmë!” (m.c) faqe 156,157.
P.S:Në këtë rrëfim horror të autorit të librit në fjalë është pohuar edhe një konkludim paradoksal: Citim: “Diçka duhet theksuar se ata dhënduart e Shaban Shaban Tërstenës nuk kanë qenë të implikuar fare në intrigat e grave të tyre dhe as që kishin haber”(m.c faqe 155,156)

VRASJA PËR HERË TË DYTË(!)

Siç po e shihni, Shabani me ndihmën e dy motrave të tij ,dy “shtrigave” të martuara në Bresalc (që kurrë s’i pati atje) “eliminoi” Hasan Remnikun me grupin e tij,por jo përgjitmonë,sepse, Hasan Remniku me tërë grupin e tij serish do të ringjallen për t’u sviduar edhe më tutje me udbashët serbë e shqiptarë.
Tashti,në rrëfimin e dyte, po merret vesh, pas “ringjlljes” së grupit të Hasan Remnikut,shohim më shumë argumente dhe saktësi nga vet autori ,i cili vetëvetiu bie ndesh me pohimet shpifëse e denigruese për Shaban Tërstenën
.Lexojini !
“Dita e nisjes u caktua e shtunë,që do të thotë,më 6 tetor 1951.Në këtë ditë Syla duhej të vinte te Dauti Kepa në Livoç,kurse koha dhe vendi,do të caktohën më vonë(.f.170). Dihet e sigurt,se grupi i Hsan Remnikut,dhe pikërisht :Hsani,Agush Mehmeti, Qubrije Mehmeti,Mustafë Koka dhe Rabije Koka u përcollën nga kulla e Agush Mehmetit në Bresalc,të dielën me 7 tetor 1951,rreth ores 20. ( Po e shihni, kjo ndodhë pas”ringjalljes” së tyre” H.I).Agush Mehmeti mori 4 lira dhe dy pale vathë të arit,që kishin vlerën e një lire,dmth. gjithësejtë pesë lira-RA.Ishin këto stolitë e nusërisë së gruas së tij dhe të kunatës,gruas të Ibushit i burgosur ne kazamatet e Mitrovicës se Sremit. Motra e Hasan Remnikut,Arifja ngul këmbë se Hasani me dy shokët dhe grate e tyre,u përcollën për Shqipëri,edhe nga shtëpia e Hasan Remniukut
Me atë rast ishin të pranishëm bijat dhe disa kusherinj,tëcilët i dhuruan Hasanit 20 lira për shërbime të prijësit dhe për nevojat më parësore ,deri sa të fillonin jetën në Shqipëei.Po kështu edhe Mustafa kishte marre 5 lira për kallauzin dhe para të tjera për nevojat e rëndësishme”. Faqe 172,173.
Këtu po e japim një strofë të një këge për ta “parë’’ vdekjen e tyre për herë të dytë:

“Nëpër male kanë ba udhëtime
Për Sllakoc, Gdish, Gadime…
Qysh kan thanë,qysh kan kallxue-
Dikush në rrugë i ka helmue!
Janë hlmue në nji tërvesë-
Ku u kanë dhanë bukë,do t’pa besë”.Faqe 173.

Po vijoj citimin për të qenë më interesant për lexuesit e interesuar:
“Vdekja e Mustafës me shokë është bërë në tradhëti në një odë shqiptare duke u helmuar me pluhur plumbi.Kjo tradhëti është arritur me ndihmën e Sylë Mehmetit nga Suhareka(Theranda) i cili ishte future ne vathin e sigurimit shtetëror, duke iu betuar Millan Gjurinacit,kriminel i sigurimit shtetëror në Suharekë se kam me zane Hasan Remnikun dhe grupin e tij.Syla ishte i armatosur me revole të dhënë nga sigurimi,që askush nuk guxonte t’ia merrte.Ishte i veshur mire, pleqnar por i future ne ujërat e ndyta,…Prej odes,me një kamion te mbyllur ushtarak i kanë dërguar në një luginë të Pejës në kufirin e Shqipërisë.(Këtë mendim nuk e kemi pasur deri më tani për Pejë,për Prizren po-RA).Aty me një gjenerator te madh e kanë ndriçuar atë vend dhe kur është hapur Kamioni,Rabija ka dalë e para në një gropë,sepse, e vetmja ishte ende gjallë dhe kanë filluar krismat. Kur ka shkua një ushtar te Rabija,si duket e ka njohur në diçka se është shqiptar, iu paska lutur që ta vrasë për të mos rënë e gjallë në duart e serbëve.Ai e vret dhe kështu merren kofomat e të pestëve dhe ekspozohen nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës.” (Citim faqe 175)
.Po vazhdoj :
“Më 10 tetor 1951,e mërkurë,në Prizren ishte ditë tregu.Pjesëtarët e shërbimit të të UDB-s,heret në mëngjs i kishin ekspozuar kufomat e tyre dhe kishin dalë nëpër fshatrat e rrethinës së Prizrenit për ta ftuar popullatën të vinin në Prizren për t’i parë kufomat e pesë ballistëve shqiptarë: Hasan Remniku-Aliut, Agush Mehmetit,Mustafë Kokës,Qubrije B. Mehmetit dhe Rabije A. Kokës” (citim f. 180,181)
Vijojmë më tutje:
“Pjesëtarët e ndryshëm të UDB-së u shpërndanë nëpër katundet e Anamoravës ,përkatësisht katundet e Vitisë prej nga ishte Hasan Remniku,si dhe në atë të Gjilanit prej nga ishin Agush Mehmeti dhe Mustafë Koka.I Patën ftuar katundarët (ata që nuk kanë ditur shkrim –lexim) nëpër shkolla e xhamia për t’i njoftuar për vrasjen e pesë ballistëve të rrezikshëm, kufomat e të cilëve do të silleshin për t’u ekspozuar te enjten,më 11 tetor 1951,në pazarin e Vitisë, kurse të premtën,të shtunën dhe të dielën, më12-14 tetor 1951,do të ekspozohen në Pazarishtën e Gjilanit”,(mbarim citimi faqe 182).
Tani, lexues të respektuar,pas krejtë këtij rrëfimi kaq të gjatë,ju mund të konkludoni se kush ishte Shaban Tërstena dhe a ishte i IMPLIKUAR ai me motrat e tij “shtriga” në këtë krim. Krahasoni të dhënat e librit dhe këto që ua ofrova unë. Argumentet e mia janë të vërteta të sakta dhe shumë të rëndësishme për vet temën qe shtjellohet në libër. Vetëvetiu bie poshtë supozimi misterioz i vrasjes së Hasan Rennik në Bresalc nga Shaban Tërstena . Biles, edhe vet autori i librit “rrëshqet” kur thotë:”Në bazë të kërkimeve të mia e vërteta është se,këta trupa janë helmuar diku gjatë rrugës dhe janë sjellë në Bistricë të vdekur e dikush nga organet e sigurimit ua ka dhënë disa plumba sa për ta arsyetuar gjithë atë arsenal ushtarak në atë pritë,” (citat faqe 179)
E, sikur të ishte ky një roman me personazhe të imagjinuara, të trilluare nga fantazia e autorit,për ta bërë ngjarjen më interesante,lejohet, pra është e mundur,sepse, romani “gëlltit” gjithëçka.Ama, t’ia mveshësh këto bamurina njeriut me emër e mbiemër, i cili ka djemë, nipa e mbesa,stërnipa e stërmbesa, është shpifje jonjerëzore, johumane, jokorrekte, ,jomorale madje bie ndesh edhe me noramat juridike.
Shabani mund t’i ketë dhënë në “takimin në ëmbëltore” ndonjë deklaratë ati farë “studentit”, apo shokut të shfit të UDB-së së Gjilanit,nuk di, por një gjë e di se ai asnjëherë nuk e ka dashur PKJ-në e as që ka qenë ndonjëherë “qlan” i saj.
Për Shabanin do te lexoni gjerësisht në një shkrim tjetër,kurse këtu pa jap
ato më kryesoret në pika të shkurtëra.
Pasi vendoset në Tuzzëll,Shabani fillon të punoje në sipërmarrjen për pastrimin e mbetyrinave të qytetit. Pastaj, martohet me një boshjake me emrin Zllata e cila ia lind dy fëmijë,djalë e vajzë. Kështu e kalon një periudhe të gjatë kohore.
Në vitin 1972,Vebiu vjen për pushime nga Gjermania dhe shkon tek i ati në Tuzzlla për ta pritur Vitin e Ri. Kah mbrëmja e Vitit të Ri,dikush troket në derën e tyre. Vehbiu del për të parë se kush është.Dhe, papandehur sheh një person ushtarak me gradën nëntoger.
-Urdhnoni,-i thotë Vehbiu oficerit.
-Shko shpejtë thirrma vajzen se kemi për ta pritur Vitin e Ri me te.
Vehbiu habitet por edhe preket shumë.
-O shok,ajo është motra ime,si guxon të më urdhërosh në këtë mënyrë ?
Oficeri fillon të tallet me te.Madje edhe i kercënohet .
-Shko e thirrma pot e them! Mos më shtin me ta thyer turinin!
Pa një pa dy, Vehbiu i sulet oficerit,pra fillon rrahja midis tyre.Me te shpejtë del Shabani për të parë se çka është ka bëhet.Dhe kur sheh skenën, ktheht brenda, merr revolen, del në sokak dhe (me sa duket ia jep revolen Vehbiut) bam,bam, bam bam! E len të vdekur “zabitin” Vijnë policia, dhe po dihet, i marrin dhe i fusin në burg babë e birë.Pastaj gjyqi i dënon që të dy: Shabanin me 14 vjet burg kurse djalin, Vehbiun me 4 vjet burg per pjesëmarrjen ne vrasje. Kështu, i dërgojnë në burgun e Foçs për ta mbajtur dënimin.
Burgu në Foçpaska qenë tepër i keq.
Shabani, në bisedë e sipër me të burgosurit tregon se ai nuk është vrasësi i oficerit por djali i tij,Vehbiu. Po, për ta shpëtuar djalin nga denimi, “mora une persipër, se edhe kështu unë i kam hanger vjetet e mia” Dhe, fjalë pas fjale,shkojnë edhe njëherë në rigjykim.Tani, ne bazë të provave, të gjurmëve të dorës në revole,konstatohet se në të vërtetë Vhbiu është vrasësi e jo Shabani.Tash, Vehbiu dënohet me 14 vjet burg kurse i ati i tij me 4 vjet.
Kështu,serish dërgohën në burg ku Shabani pas 4 vteve mbajtje, del nga burgu por tepër i dërmuar ndërsa Vehbiut , pas një ankese,ia “falin” 5 vjet,dmth, edhe ky del nga burgu pas nëntë(9) viteve..
Është interesant puna e Vehbiut.Gjatë mbajtjes së dënimit në burgun e Foçës,njihet me një femër boshnjake me tëcilën, pas daljes nga burgu,pasi punësohet edhe martohet me te , madje e di se patën nje vajzë,kurse Shabani, diku në vitët tetëdhjeta vdes nga ifarkti dhe vorrosen atje.
Ja, pra,ky na ishte Shban Tërstena i vërtetë.



albidrizi

Numri i postimeve : 1
Registration date : 21/08/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës Empty Re: Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi