Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flora Peci:Dy poezi

Shko poshtë

Flora Peci:Dy poezi Empty Flora Peci:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 06, 2011 3:31 pm

Flora Peci:Dy poezi 274453_100000238957508_888158475_n

Flora Peci:Dy poezi

Gjethja

Një gjethe më gudulis krahët
Më përqafon me dashuri,
Papritur ajo ul kokën
Mbi supet e mi…
E shkreta gjethe,
Dikush e paska lënduar,
Ashtu si unë,
Kërkon një strehë për të pushuar….


TE LUTEM

Mos fol asnjë fjalë,je dashuri e perënduar,
nuk kthej kokë,nga dikush që është larguar.
Jam diell që lind e ti që perëndon
mos ec pas meje se shkel hijen time
edhe asaj tani i pengon.
E sheh që jetoj dhe zgjohem me lindjen e diellit,
nuk të shoh ty diellperënduar,
nuk ofshaj me mall për një përqafim skëterrë,
se jam sfidë dhe ndërtoj kështjellë
para teje,
nuk dua më,
që ti të trokasësh pa leje.
Ashtu hyre në ëndrrat e mia,
imagjinove dashuri të rreme,
ik qofsh i mallkuar,
shkove me perëndimin e diellit,
e unë lind me diellin e ditës së re.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi