Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria e implikon Thaçin në tregtinë e armëve

Shko poshtë

Prokuroria e implikon Thaçin në tregtinë e armëve Empty Prokuroria e implikon Thaçin në tregtinë e armëve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 08, 2011 9:43 pm


Prokuroria e implikon Thaçin në tregtinë e armëve

Prokuroria e implikon Thaçin në tregtinë e armëve Thaci-15sh

Interesimin për blerje armësh ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk po e fsheh as nga pozita e kryeministrit. Me autoritetin që ka ai, ka bërë që gjatë blerjes së armëve të mos respektohet fare Ligji për prokurim publik i Kosovës.

Me këso fajesh atë e ngarkon një prokuror i EULEX-it, i cili po e heton blerjen e armëve për nevoja të Policisë së Kosovës, që besohet të jetë bërë në kundërshtim me ligjin,

Në shkresat e lëndës dhe në kërkesat e prokurorit për caktimin e paraburgimit për gjashtë të arrestuarit, përmendet ndërhyrja e kryeministrit Hashim Thaçi.

“Kryeministri kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve Brendshme për blerje të jashtëzakonshme, ndërsa ky autorizim nuk ishte në përputhje me Ligjin e prokurimit, i cili ishte i vetmi ligj në fuqi lidhur me procedurën për blerjen e armëve. Neni 3, paragrafi 1, i LPP-së thotë se megjithatë mund të përdoren masa të veçanta të sigurisë, por duhet të merren vesh PSSP-ja dhe kryeministri”... thuhet në dosje.

Por shefi i Qeverisë nuk ishte konsultuar me PSSP-në, ani se blerja e armëve në atë kohë bëhej me rregullore të UNMIK-ut. “Zyra e UNMIK-ut për çështje ligjore ka konfirmuar se nuk ishte dhënë asnjë aprovim nga ana e PSSP-së për cilëndo nga blerjet e kërkuara. Kështu, ishte shkelur ligji i aplikueshëm për prokurimin e armëve”, thuhet në këtë dosje.

Kërkesa për blerjen e një sasie armësh, që besohet të jetë implikuar kryeministri, ishte bërë më 23 janar 2009, kur ministër ishte Zenun Pajaziti. Kërkesa e këtij ish-ministri, e cila për prokurorinë konsiderohet e paligjshme, ishte aprovuar nga kryeministri më 25 mars 2009.

“Informatat e mbledhura nga dëshmitarët gjatë hetimit tregojnë se atij nuk i ishte siguruar dokumentacioni komplet, por vetëm kërkesat që tregonin shumat e caktuara të shpenzimeve dhe jo shumat e plota të paguara te kompania ndërmjetësuese e “NTP Friends”, si përfaqësuese e ‘Heckler & Koch’ në Kosovë”, thuhet në dosje.

Implikimet e zyrtarëve të lartë të Kosovës në këtë shitblerje përforcohen edhe nga dëshmitarë në këtë proces, raporton Koha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi