Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia

Shko poshtë

Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia Empty Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 09, 2011 8:21 pm


Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia


Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia Ramiz-Alina-homazhe
Homazhe për Ramiz Alinë, flet Fatos Nano: Ishte protagonist i një epoke
Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia Ramiz-alia-kufoma

Janë zhvilluar homazhet për ish-udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia, ashtu siç e parashikonte protokolli i Shtetit në Qendrën Kulturore të Ushtrisë.

Homazhet zgjatën rreth një orë dhe përveç familjarëve, njerëzve të afërt e simpatizantëve të Partisë Komuniste kanë marrë pjesë, historianë, analistë, deputetë të Partisë Socialiste si Gramoz Ruçi, Namik Dokle dhe ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Homazheve për Alinë u janë bashkuar edhe ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano, si dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta.

Meta është shprehur se pas disa dekadash do jenë historianët ata që do japin vlerësimin e duhur për figurën e Ramiz Alisë, ndërsa vlerësoi edh njëherë rolin e tij në luftën antifashiste.

Ndërsa menjëherë pas Metës, ka folur edhe Fatos Nano, i cili e ka quajtur Ramiz Alinë protagonist të një epoke, ndërsa vlerësoi kontributin e tij për luftën antifashiste.

Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia Ramiz%20Alia%20xx

Trupi i pajetë i ish-udhëheqësit komunist, Ramiz Alia, do të prehet në varrezat e Sharrës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi