Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:KUSH PO MUNDOHET TA PLAGOSI EDHE NJË HERE LDK-në?

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:KUSH PO MUNDOHET TA PLAGOSI EDHE NJË HERE LDK-në? Empty Xhevat Rexhaj:KUSH PO MUNDOHET TA PLAGOSI EDHE NJË HERE LDK-në?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 12, 2011 8:06 pm

Xhevat Rexhaj:KUSH PO MUNDOHET TA PLAGOSI EDHE NJË HERE LDK-në? U2_XhevatRexhaj

Xhevat Rexhaj:KUSH PO MUNDOHET TA PLAGOSI EDHE NJË HERE LDK-në?

Xhevat Rexhaj:KUSH PO MUNDOHET TA PLAGOSI EDHE NJË HERE LDK-në? LDK-Logo2

Të tillët janë brenda!

Shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe ajo shqiptare e Kosovës në veqanti, për herë të parë në historinë e tyre filluan të lidhën në subjekte, të cilat në demokracitë europiane funkciononin me dekada, të cilat edhe u thirrën si, parti politike. Partia e parë politike ndër shqiptarët e trevave shqiptare që u formua me një shpejtësi marramendëse ishte LDKja. Pa u ndalur në historiatin dhe rezultatet e saja të shumta, duhet ti qasemi një ane krejtë tjetër, asaj se si dhe sa po e gjenë veten LDKja pas shumë ndodhive që e goditën atë me apo pa dashje të vetë bartësve të funkcioneve më të larta brenda saj.
Po çka është një parti politike:” Parti politike quajmë” grupin e qytetarëve me qëndrime të njëjta,, qëllim i të cilëve është realizimi i pikëpamjve politike”. “ partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrmime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike, bëjnë propozime programoere dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre”.( W. Besson/G. Jasper).

Ka shumë njerëz, pra kinse politikanë të Kosovës që sigurishtë do thonë, eu po ne e dimë se çka dmth parti!, ka të tillë që prapë do ulurojnë se ja na lodhen edhe ndërkombëtarët duke na mësuar e cituar fjalë nga të zbërthyerit e fjalës parti, pra nga kjo do del se shqiptarët i dijnë të gjitha dhe se nuka kanë nevoj të ndihmohen e këshillohen nga askush, ngase vetë janë më të menqurit. Në realitet, puna qëndron ndryshe, në koloritin tonë kosovar ka aq shumë parti dhe partiza sa që ka edhe të tilla që sigurishtë nuk janë në gjendje të kenë as një statut dhe program të shkruar në nivel, kjo për një herë tjetër!
Partitzmi pra filloi me LDKnë, aty u futen me miliona qytetarë, LDKja paraqiste një alternativë dhe një shpresë se më në fund përmes një organizmi të mirëfillët, përmes një lidershipi të menqur, të fortë, të mendjesë dhe të vizionit, do të arrihet ajo që për shqiptarët ishte breng dhe detyrë e shekujve, pavarësia e Kosovës. Në gjithë hapërimin e vet LDKja tregoi menquri, organizim të fuqishëm, lidership të jashtëzakonshëm në krye me të Madhin e Kombit I. Rugovën pasuar nga qindra e mijëra bashkëudhëtare të tij për realizimin e andrrës shekullore, bashkimin e shqiptarëve në një subjekt me vizon kombëtarë dhe arritjen e qëllimeve në bashkëpunim me miqët e natyrshëm të kombit tonë. LDK ja mbajti derën hapur për gjithë ata që deshën të futen brenda por në të njëjten kohër kurr nuk ua mbylli as atyre që donin të iknin dikund tjetër. Këtu edhe është madhështija e një sbjketi të mirë organizuar, që gjithhere të jetë me një frymë demokratike, por në gjithë këtë demokratizim të saj pati edhe individë apo edhe njerëz kinse fanatik LDKista që për interesa personale, apo edhe për interesa të dikujtë tjetër qëndronin brenda për të bërë punën e dreqit, të tillët dihen por mjersihtë ka edhe sot brenda strukturës së saj.
Një parti politike duhet edhe të reformohet dhe sipas rrjedhave dhe domosdoshmërisë duhet edhe të merret me programin e saj, duhet të krijoi grupe të caktuara brenda strukturore pë rtë gjitha lëmitë shoqërore dhe këtë pa marr parasysh se a është pozitë apo opozitë!
Sot LDKja pas traumave të gjata, që nga Kuvendi i saj i VI, dhe pas mbajtjesë së Kuvendit të VII, disi shpejtë e shpejtë për hirë të inateve të ish Kryetarit të saj i cili u lag nga dredhit e një kryetari të një partie jo vetëm rivale por edhe armiqësishtë të orientuar ndaj LDKsë, prapë gjendet në një udhëkryq? B. Bukushi me Ukë Rugovën e bënë një befasi të marrishme, F. Sejdiu gjithashtu pas Kuvendit filloi të fut spica, disa anëtarë Kryesie janë të papërcaktuar, janë të shkokordhuar dhe jo më të duhur për tardhmën e LDKsë, disa të tjerë janë parazitë dhe brenda ditës ndërrojnë bythët nepër karriga, të gjithë këta nuk e kanë kuptuar, ngase besohet se as që lexojnë ndonjihere diç, shumica skanë lidhje se çka është një PC pra kompjuter, të tillët nuk janë në rrjedha me kohën, pra të tillët ende janë duke plagosur strukturën dhe organizimin e LDKsë.
Brrylat që kanë filluar edhe tani të shfaqen në LDK janë të rrezikshëm, ka filluar beteja e panevojshme brenda se kush duhet të jetë kandidat për President, disa të tjerë në krye me ish kryetarin F. Sejdiu kanë filluar përqarjen për thirrjen e ndonjë kuvendi të jashtëzakonshëm zgjedhor, të tillët me vetëdije po duan dobësimin e një forcimi të arritur në LDK pas zgjedhjeve të vjedhuar parlamentare, të tillët me apo pa vullnetin e tyre po e forcojnë Hashimin, të tillët me apo pa vetëdije po duan ta copëzojnë edhe një here LDKnë, këtë kemi mundur ta nuhasim edhe në fjalët e F. Sejdiut në RTK e Thaqit, pra mos e ka ndërmend Z. Sejdiu që sikur me 2006 kur së bashku me Dacin e katandisën për toke LDKnë ta bëjë të njejtën edhe tani me 2011.
LDKsë sot ma shumë se kurr i duhen ekspert të ndryshëm të profesioneve të ndryshme, sot LDKsë i duhen më shumë kuadro që nuk ishin dhe nuk janë të shantazhuar, që nuk ju frynë prap... prej Shikistëve, që nuk shitën për euro te qeveria apo PDKja, sikur që ishin Luta e Eqa e Manaj me sejmenët e tyre në krye me F. Sejdiun, i cili e kishte rastin që me Zanzibar ta fundoste Thaqin,pra sot në LDK duhet të flasin dhe kollitën ata që partinë e marrin me seriozitet si mundësi për të ndihmuar shtetin e jo xhepin.
Anëtarësija e LDKsë është një anëtarësi e pastërt si loti, njerëz që kur dëgjojnë fjalën LDK lëkundën nga vendi ngase menjëher mendojnë në kokat e tyre Njeriun që atyre u jepte dritë dhe shpresë, I. Rugovën, antarësija tani më është e vetëdijshme se ai na ka lënë fizikishtë por vizioni dhe vlerat e tij duhet të reflektohen brenda strukturës së LDKsë dhe atë gjithmonë duke u bazuar në momentumin, në realitetin pra të ofrohen njerëz të rinjë me kapacitete të forta që shoqërisë kosovare i përcjellin mesazhe të një ndërtimi të një Kosove europiane, jo të mahallave, të “princave”, komandantëve hajdute¨, etj.
Gjithë këto do mundë të bëheshin, por fatkeqësishtë në kryesi janë nja 5 anëtarë, dhe në KP janë nja 15-20 anëtarë që janë bërë pengesë e pakalueshme, këta me çdo forcë po pengojnë ecjen e drejtë të LDKsë, këta nuk janë në gjendje që të shohin një LDKistë të ri para tyre, këta janë duke prishur raportet edhe brenda vetë Kryesisë së LDKsë, pra thjeshtë këta duhet treguar me gishtë se cilët janë. Sigurishtë herave dhe shkrimeve të tjera.
Sot LDKja dhe udhëheqësit e saj nuk duhet të thirren dhe të bërtasin me emrin e Presidentit Rugova në gojët dhe shkrimet e tyre, apo edhe lavdërimet e tyre, ai më së paku ka nevoi për një gjë të tillë, LDKja duhet të punoi për vlerën-Ibrahim Rugovë, duhet të angazhohet që vizioni i tij për një Kosovë euro-atlantike të bëhet realitet, këto do ishin edhe dëshirat e I. Rugovëws e jo ditën me emron e tij nepër gojë e natën duke bërë “dashuri” me ata që deshën edhe ta vrasin dikur. LDKja sot ka një detyre, ngjeshjen e radhëve të veta, marrjen e kritikave qëllimmira, të dëgjoi vërejtjet e antarësisë, të hap perspektiv për të rinjët dhe ti fitoi zgjedhjet Presidencielae dhe ato parlamentare, ngase mund të ndodhin në shpejtësi të paparë, pra athere kur do ti konvenojnë Thaqit.
Që LDKja të ketë një performancë edhe më të mirë duhet që së pari të merret me dobësit, jo me lëvdatat, duhet të merret me kritikat, jo me të mirat, duhet të merret me vetvehten jo me të tjerët, dhe thjeshtë duhet të dal nga një dozë e frikës që e shoqëron atë kundrejtë kundërshtarit politikë. Një LDKistë është i fortë dhe shumë i angazhuar partiakishtë nëse ai është në gjendje të mbroj programin e partisë, nëse ai është në gjendje të mund kundërshtarët me argumente dhe të mos ketë frikë as në aspektin fizikë e as në atë psiqikë.
LDKja e sotme e ka edhe një detyrë, pra obligim; kjo del edhe nga shumë shkrime, nga shumë takime, nga shumë dëgjime dhe shumë interesime, të ju zgjatet dora atyre që u larguan me fajin e duetit, Sejdiu.Daci, pra të jenë parpë pjesë e LDKsë, të punojnë së bashku ngase edhe ata e kanë parë se nuk bënë të largohesh nga shtëpija për interesa të dy migjallarve.
Ai ose ata që ende tentojnë ta dobësojnë dhe parcializojnë edhe një here LDKnë ta ose ai duhet thjeshtë të quhet anti rugovistë dhe anti ardhmëri e Kosovës. Një Kosovë demokratike ku vlerë kanë qytetarët e saj pa një LDK të fortë nuk është e mundshme, qytetaria kosvare i provoi dhe i përjetoi edhe “komandantët” e vetshpallur, të cilët në emër të luftës e katarzuan Kosovën, e vodhën e plaqkitën në bashkëpunim me kriminelët serb dhe po bëjnë çmos që të betonohen në sistemin e gjithnashëm politik dhe gjyqësor të Kosovës, që pastaj si tajkuna të mëdhenjë ta luajnë lojën edhe me dekada në Kosovë, ngase paraja e bënë qëllimin.
Kryetari i LDKsë, Z. Isa Mustafa me bashkëpunëtorët e tij, me strukturën e të rinjëve dhe me njerëz të patrembur duhet të bëjë renovime të shpejta dhe të orientoi gjithë potencialin e LDKsë drejtë mobilizimit për tu bërë partia Nr. 1, mundësia është, kapacitetet janë vetëm se duhet filluar tu tregohet vendi shantazhuesve dhe penguesve të LDK¨se pse jo edhe atyre që kanë bërë shumë me vite për LDKnë dhe Kosovën por që tani më janë të hargjuar, të sterkequr dhe të paaftë për tardhmën, nuk duhet ngutur me emra për kandidatë për President, duhet gjeturë më të mirët dhe pastaj më të dëshiruarin që mund të i fitoi votat.



Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi