Xhevat Rexhaj:PRESIDENTI YNË IBRAHIM RUGOVA EDHE PSE NË AMSHIM - NUK PO TË LEJOJNË TË PREHESH I QETË
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj:PRESIDENTI YNË IBRAHIM RUGOVA EDHE PSE NË AMSHIM - NUK PO TË LEJOJNË TË PREHESH I QETË
PRESIDENTI YNË IBRAHIM RUGOVA EDHE PSE NË AMSHIM - NUK PO TË LEJOJNË TË PREHESH I QETË
Presidenti i ofronte të gjithë rreth tavolines për Kosoven e pavarur... ---- Kujdes o Sabri Hamiti kah po ia mbanë se spo të kuptojmë më?
“Njerëzit fisnik me ligjeraten e tyre fitojnë më shumë armiq, sesa njerëzit e ligj me veprimet e tyre të liga”, Zhan Pol.
Një Fisnik e patem, po mjerishtë të ligjë kemi mjaftë?!
Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë kështu, “vajtimi nuk është për burra”, nga kjo del se kinse vetem te ne shqiptaret po u dashka që për të këqijat dhe fatkeqësitë e ndryshme të vajtojnë vetem gratë, apo gjinia femrore, por në realitet vaji i burrave sigurishtë se ishte dhe është më i thellë dhe më i depertueshem, më i madh dhe më i kuptueshem për raste të caktuara.
Shekujt tanë nepër katrahura të kaluara na sollen gjerë në vitet e 80 ta dhe 90 ta të shekullit të kaluar. Në këto vite dukeshin disa rreze drite në tunelet e mëdha të bunkeruara shqiptare si në shtetin që i thonim amë ashtu edhe në trojet e tjera etnike të uzurpuara dhe të pushtuara nga armiqet tanë shekullor. Kësaj radhe këto rreze drite depertonin thellë edhe në trurin e shqiptarëve se duhet shfrytzuar rastin dhe momentumin për të realizuar qellimet dhe deshirat e mëdha shekullore për të qenë të lirë dhe të pavarur nga ideologjitë dhe nga armiqët me ideologji të pista leniniste e staliniste të koklavituar me ideologjinë më të poshter dhe më të pistë atë enveriste. Një elitë shqiptare në trojet etnike të pushtuara nga sllavizmi thuaja se kishte marrë një rrugë të pakthim, ate të realizimit me çdo kusht të së drejtes së shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të pavarur në trollin e Dardanisë antike, dhe shqiptaret tjerë të jenë shtetas të barabartë në trojet etnike deri sa të vij momenti tjeter i pritshem për një bashkim të mundshem shqiptarësh në një shtet të quajtur Shqipëri.
Në gjithë këtë kolorit dhe mrekulli shqiptare si prijetar na doli Njeriu me zemer, me shpirt, me intelekt, me vullnet dhe me nacionalizëm të pashoq për realizimin e këtyre qëllimeve. Që në fillim ky Njeri si i derguar nga Zoti për shqiptarinë bëri të pamunduren të mundur, bashkoi të terë shqiptaret rreth projektit të tij, ofroi të gjithë ata që deshen dhe deshiruan të jenë pjesë e proceseve, mundësoi që shqiptarët të perfitojnë miqët më të fortë dhe më të duhur në arenen nderkombtare në krye me SHBAnë, për ti dal në ndihmë qështjesë sonë të pazgjidhur që kishte filluar të zgjidhej për së mbari ato vite. Ky njeri me emrin Ibrahim Rugova u fut në zemrat, në shpirtërat, në shtëpijat, në dhomat, në bisedat, në projektet, në realizimet e gjithë shqiptarëve, emri i tij i jepte kuptim jetes së asaj kohe, emri i tij frymëzonte miliona shqiptarë, emri i tij rrezatonte mirësi, paqe, durim, atdhetarizem dhe nacionalizem të fortë shqiptarë, e më së shumti emri i tij simbolizonte dhe karakterizonte dashurinë dhe mirëkuptimin në mes shqipëtarëve, karakteristikë kjo që kishte munguar që nga koha e Gjergj Kastriotit kur edhe aso kohe të afermit e tij e tradhtonin në luftë me kaurrin dhe pushtuesin e eger turkollakun sulltanez, që na shkatërroi gjithë çpatem me shumë se 5 shekuj. Ishte pra Ibrahim Rugova që do të zgjidhej Presidenti i parë i Republikës me 1992 dhe prej athere deri në vdekje do të mbetej President i zgjedhur me shumicë absolute votash nga shqiptaret, ai që bashkoi mendjet dhe trurin shqiptarë për të miren e kombit në përgjithësi e të Kosovës në veqanti. Presidenti Rugova nuk urrente askend, pos Serbinë ngase me ta e kishte edhe nji llogari të hapur sepse ata ia kishin vrarë babanë kur ky ishte vetem 6 muajsh, Presidenti Rugova i donte shqiptarët, i bekonte me punen e tij, i udhëhiqte me urtësi pa dallime partiake apo ideologjike, nuk i merrte për goje ata që e shanin dhe tentonin edhe ta vrisnin, jo ky Burrë i madh i kombit nuk fuste thika nmes shqipatrëve ngase thika na ngulnin pas shpine shkijet me metodat e tyre, Ibrahim Rugova kerkonte bashkim idesh dhe bashkim intelekti për ta quar Kosoven përpara, i. Rugova nderonte të gjithë ata që kishin dhanë kontribute për kombin dhe çlirimin e Kosovës, ai respektonte edhe kundershtarët politikë ngase nuk i shifte si armiq por si vllazen që kanë mendime tjera, ai nuk denonconte me emra dhe mbiemra ata që diten dhe naten thurrnin atentate ndja tij, jo Presidenti mundohej të ruante qetësin edhe për hirë të pozites së tij dhe pozites së popullatës, ta ruaj atë nga përqarjet edhe pse përqarës kishte mjaftë rrethe e rrotull. Presiedenti Rugova e donte shumë shqiptarinë, ai e donte Kosoven shumë, ai deshironte që qytetaria dhe partitë politike të merreshin me brengat e qytetarëve dhe jo të keqperdorej pozita për interesa personale, Presidenti e donte Kosoven mike me SHBAnë dhe shtetet demokratike europiane që bombarduan Serbinë dhe çliruan Kosoven, pra shkurtë Presidenti Rugova e donte mirëqenjen e qytetarisë kosovare dhe ecjen e saj drejtë Evropes me ligje e me demokraci, pa dhunë e pa vrasje ndërshqiptare, pa denigrime dhe pa baltosje të ndërsjella, pra e donte një shoqëri me vlera ku vlerat do të çmoheshin e vlerësoheshin gjithmonë.
Shumica absolute e deshen I. Rugoven, e deshen Presidentin e tyre, e deshen vizionin e tij, e deshen intelektin e tij, e deshen kambngultësin e tij për pavarësin, e deshen për njerëzin dhe edukaten prej nji burrështetasi modern dhe nacioanlist demokratë, e deshen ngase edhe ai i deshi dhe për këtë populli i Kosovës në të gjitha votimet e votoi ate me shumicë absolute votash. Eh nga këto të dhëna dhe fakte tmerroheshin hijenat, zemroheshin kriminelet që thirreshin në “luftëtar” e që kishin qendrue neper hotele luksoze duke thurur krime, ata nuk mund e përbinin realitetin se populli i tëri ishte Ibrahim Rugovë, e Ibrahim Rugova ishte vetë populli i Kosovës. Këta pseudo patriotë dhe pseudo luftëtar tmerroheshin nga urtia dhe durimi i këtij Burri të madh kombi, tmerroheshin nga madheshtia e tij që ai as në hund nuk i fuste, këta tmerroheshin me të menduarit se deri sa të jetë ai gjallë këta duhet të mbesin në birucat e tyre të vogla, në bunkeret e Enverit dhe Jakupit, friksoheshin se dikur këta do të tranoheshin edhe psiqikishtë, shkurtë këta punonin naten e diten për së mbrapshti për të damtue Kosoven. Ndodhen atentate, ndodhen djegje Falamujsh dardanë, ndodhen kercnime por për fat tonin dhe gjithë shqiptarisë Zoti e ruajti Presidentin dhe Hyjnorin tonë, dhe më vonë po Zoti deshi që Presidenti ynë të nderroi jetë, të ndahet nga populli dhe ta lerë atë para pranimit formal të pavarësisë, ai e kishte caktuar ekipin negociator dhe ishte i sigurtë në rezultatin final që e kishte mbjellur në vitete e 90 ta. Me 21 janar 2006 vdiq Presidenti I. Rugova, shqiptaria ishte në lotë, vajtonin gratë por edhe burrat, qanin edhe malet dhe Bjeshket e Nemuna, Sharrit, Carraleves, Karadakut, Tomorit, qanin viset shqiptare në përgjithësi ngase ndaheshin nga Njeriu që bashkoi shekujtë dhe bashkoi shqiptarët, bëri të pamunduren të mundur, theu mitin e sllavëve, shkatërroi serbosllavinë ... Mjerishtë po ato ditë zije kur e mbarë bota kishte sytë nga Kosova dolen disa shqipfolës që deshironin ta komprometonin edhe varrimin e Presidentit, deshironin që për gjelozitë dhe mos realizimin e planeve të tyre që nuk mund e eliminuan fizikishtë tani ta degradojnë jo vetem figuren e tij por ti qesin hije tzez edhe vetë shqiptarëve, disa kinse “komandant” nuk lejonin që përcjellja e Presidentit të bëhej në mënyrë madheshtore dhe me ceremoni shtetrore, të tillët tregonin fytyrat e tyre të zeza dhe hiqnin maskat me të cilat edhe kishin krye ndonji veper tposhter kunder kundershtarëve politikë, pra qysh ato ditë filloi lufta e tyre që edhe për së vdekuri ta luftojnë Njeriun e dashur të shqiptarëve, të tjerat dihen me vite deri te rishpallja e pavarësisë.
Atë ditë pa fije turpi dhe pa fije morali hiqet fotografija e Presidentit nga Holli i Kuvendit, këtë e urdhëron klika PDKiste në krye me Jakupin që kurr nuk mundet të pajtohet se gjithmon do të mbetet nji picimul karshi madheshtisë së I. Rugoves. Këtu edhe u rifillua lufta e shtrigave, me këtë pushtetarët e dajakut benë me dije se ata janë vetë ligji dhe vetë zbatuesi i tij, ata treguan se kur tju teket do të bëjnë çtë duan me kë të duan, do të luajnë si maca me miun edhe me popullin, dhe mjerishtë kështu edhe ndodhi dhe po ndodh ende. Kjo klikë e instaluar në pushtet, tani më është në fazen preliminare të damkosjes së sovraniteteit të Kosovës, këto damkosje duhet realizuar ngase i kanë premtuar para vitesh vetem e vetem që të vijnë në pushtet, këta pushtues-pushtet e kanë plaqkitë shtetin dhe qytetarinë, jetojnë në luks milionerësh, kanë sherbime sekrete, krijojnë shantazhe dhe dosje, kercnojnë dhe friksojnë qytetarine kosovare, dredhitë e tyre janë të përditshme kur kanë probleme me shtetin pra me biseda dhe me sovranitet të Kosovës, me veri konkretishtë, këta spiunë të mallkuar shpikin probleme dytësore që populli të merret me to, dhe të harrohen ato madhore, e tilë ndodhi edhe dje kur larguan foton e Presidentit Ibrahim Rugova nga salla e mbledhjeve, hoqen foton e njeriut që krijoi shtetin, që formsoi dhe forcoi Republiken e Kosovës, me këtë deshen të tregojnë se sa të fortë janë në raport me nji foto, se sa të pa frikë janë nga kundershtari politik duke harruar se Ibrahim Rugova nuk ishte vetëm i LDKsë por ishte i mbarë qytetarisë kosovare, ishte dhe mbetet ma i dashuri ityre. Këta të mjerë që nuk meritojnë të ju përmendet emri, me këtë rast pa vetëdije( ngase nuk posedojnë tru normal) e treguan vogelsinë e tyre karshi emrit dhe figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, këta mjeranë treguan se sa shumë frigohen edhe nga fotoja e tij ngase ai i shef pislleqet e tyre, ai i shef se si po e shesin shtetin, po e vjedhin shtetin dhe po e degradojnë shtetin, sigurishtë se edhe fotos së tij ia kanë friken. Këto specie të llojit të fëlliqur me emra shqiptarësh gabojnë rendë në nji qështje, foton e I. Rugovës mund ta heqin në zyrat që i kanë pushtue por vizionin dhe foton e Ibrahim Rugovës që jeton dhe qendron në miliona shtëpija dhe mendje shqiptarësh kurrën e ekurrës nuk do mund e heqin, përkundrazi emri dhe vizioni i tij dita ditës po gjenë shprehje, po ngulitet edhe më shumë në trupin e shëndoshë të shqiptarëve , dhe nji ditë mallkimi i ynë do ua zë frymën kasapëve të bunkerave enveristë. I mjerë është ai që frikohet nga i vdekuri, por ai është i vdekur vetem fizikisht ngase jeton në zemrat e të gjallëve në zemrat e miliona shqiptarëve e ai është pra Ibrahim Rugova.
Hiqni fotot o të mjerë se këtë mund ta bëni, ama ta dini se ju jo vetem foto tuaja, që nuk do keni kurrë, por ju jeni të vdekur edhe për së gjalli, edhe pse merrni frymë ne nuk ju shofim si qenje njerëzore, por si hije që pas perëndimit të diellit zhduken, pra ju ishit dhe mbeteni hije.
Kofshit të mallkuar ju që në këto ditë kur Serbia benë çdo gjë që ta ndaj Kosoven, ndersa ju detyroni që jo vetem gratë, por edhe burrat të vajtojnë për të ardhmen që po e pergatisni për gjeneratat e reja, nese jo tani ju- aëthere le të jenë të mallkuar ata që ju i leni pasardhës në familjet tuaja.
Xhevat Rexhaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat rexhaj:PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA NA NDEROI DHE NUK NA HARROI KURRË, shprheshin shqipatret ne SHBA....
» Xhevat Rexhaj: S'mund të pajtohem se ka vdekur Ibrahim Rugova
» Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut
» Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova
» Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova''
» Xhevat Rexhaj: S'mund të pajtohem se ka vdekur Ibrahim Rugova
» Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut
» Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova
» Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova''
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi