Topalli: Bojkoti i opozitës e la Shqipërinë pa status
Topalli: Bojkoti i opozitës e la Shqipërinë pa status
Topalli: Bojkoti i opozitës e la Shqipërinë pa status
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, tha sot se bojkoti parlamentar i opozitës ia arriti qëllimit, duke e lënë Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
"Si shqiptare u ndjeva keq, si kryetare e parlamentit kisha një dhimbje të madhe dhe mendoj se bojkoti i opozitës ia arriti qëllimit. Z.Rama ka pasur plotësisht të drejtë kur thotë se 'bojkoti ia arriti qëllimit', duke e lënë Shqipërinë pa status", u shpreh Topalli, duke komentuar Progres raportin e KE-së për Shqipërinë, të publikuar dy ditë më parë.
Gjatë një konference për shtyp me zv/presidentin e Bundestagut gjerman, Eduard Osëald, në përgjigje të interesimit të medias, Topalli tha se në parlament përgjatë dy viteve kanë kaluar 400 ligje, 400 reforma, por nuk kanë kaluar vetëm katër, që varen nga votat e opozitës.
"Historia e viteve të fundit flet për një Shqipëri që nuk është në recesion, edhe pse është e rrethuar nga kriza; një Shqipëri që ka rritje ekonomike 4 %, si dhe investime të huaja. Por, ka një problem, bojkoti, i cili ia arriti qëllimit. Për herë të dytë Shqipëria nuk ka status dhe do e paguajmë këtë sjellje të panevojshme, të papranueshme, që natyrisht ka koston e vet në këndvështrimin e të rinjve dhe qytetarëve në përgjithësi", nënvizoi kryeparlamentarja.
Sipas saj, çdo reformë që lidhej me votat e maxhorancës, është votuar dhe ka dhënë rezultat.
"Heqja e vizave kishte lidhje vetëm me votat e maxhorancës, sepse po të varej nga 3/5 e votave edhe të opozitës, siç varet statusi, shqiptarët nuk do të lëviznin dot pa viza", tha kryetarja e Kuvendit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi: Bojkoti i opozitës ''provokon'' zgjedhje të jashtëzakonshme
» Topalli në Indonezi, promovon Shqipërinë dhe lobon për Kosovën
» Serbia me status, Kosova me “fusnotus”
» Jahjaga: Nuk ka Ahtisaari Plus, nuk ka status të veçantë (video)
» Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie
» Topalli në Indonezi, promovon Shqipërinë dhe lobon për Kosovën
» Serbia me status, Kosova me “fusnotus”
» Jahjaga: Nuk ka Ahtisaari Plus, nuk ka status të veçantë (video)
» Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi