Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof. dr. Shyqri Galica:Fjala në ndarje për Mehmet Hazirin

Shko poshtë

Prof. dr. Shyqri Galica:Fjala në ndarje për Mehmet Hazirin Empty Prof. dr. Shyqri Galica:Fjala në ndarje për Mehmet Hazirin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 7:48 pm

Fjala në ndarje
Një figurë emblematike
Mehmet Haziri

(1947-15.10.2011)
Prof. dr. Shyqri Galica:Fjala në ndarje për Mehmet Hazirin Mehmet-Haziri-261x300
Po ndahemi nga miku, kolegu, publicisti e shkrimtari Mehmet Haziri me shumë dhembje e pikëllim, me zërin dhe krijimet e të cilit me dekada të tëra u mësua dëgjuesi e lexuesi ynë brenda e jashtë atdheut, madje në kohët më të vështira të historisë sonë të re.

Po ndahemi nga shkrimtari e publicisti, vepra e të cilit është e veçantë, sepse dhe puna e tij, prirja, synimi e përkushtimi ishin të tilla.

Po ndahemi me dhembje e pikëllim se Mehmeti ynë tash do të mund të jepte edhe më tepër për kauzën tonë kombëtare, duke qenë njëri nga publicistët e krijuesit që u bë sinonim i përpjekjeve për liri dhe për ndërtimin e vendit pas aq shumë vuajtjesh, mundimesh e katrahurash.

Emri i Mehmet Hazirit në krijimtarinë letrare ka mbetur i shënuar, ndërsa publicistika shqiptare pati një figurë emblematike, që diti dhe mundi t’u dalë përballë gjithë atyre furtunave barbare, që rëndonin mbi jetën e këtij populli.

Ai ka ditur të komentojë e të analizojë situatat e shumta dramatike e tragjike dhe të japë vlerësimin përkatës për to, gjë që, në rrethana kur po shtypej e dhunohej Atdheu, pak vetë e bënin një gjë të tillë. Prandaj, lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka rënduar jo vetëm familjen, miqtë, shokët e kolegët, por edhe ata që kanë jetuar çastet më të rënda të jetës sonë me zërin e tij të ngrohtë, me fjalën e tij të jashtëzakonshme dhe me guximin e qëndrimin atdhetar, që nuk e ka bërë dhe një i dytë.

Mehmeti ynë përherë do të jetë në zemrat tona; kujtimi për të do të mbetet i paharrueshëm!

Lavdi punës, veprës e kujtimit të tij!

Prof. dr. Shyqri Galica, nënkryetar

i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi