Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SHPIRTRAT E PYJEVE

Shko poshtë

Vullnet Mato:SHPIRTRAT E PYJEVE Empty Vullnet Mato:SHPIRTRAT E PYJEVE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 10:41 pm

Vullnet Mato:SHPIRTRAT E PYJEVE 291874_1979124048940_1568334934_31470853_1780805716_n



Vullnet Mato:SHPIRTRAT E PYJEVE 273461_1568334934_1551442048_n

Vullnet Mato

SHPIRTRAT E PYJEVE

Kam një pyll shushuritës
brenda shpirtit tim të lashtë,
që më ushton furishëmsi në verë dhe në dimër.
Tallazet m’i shkaktojnë
Erërat e serta nga jashtë,
që godasin flladet e gëzimit
me furtuna të dhimbjes.

Ahishtet dhe bredhat
ku më koloviten muzat,
kanë zënë të blerojnë,
qëkur zura miqësi
me shpirtrat e mëdhenj të pyjeve.
Zogjtë në ballkonet e foleve lirike,
qajnë dhe këndojë
si në korin e dramave
dhe tragjedive antike.

Era fshin mes drurëve në reshta,
gjethet e rëna të mendimeve
dhe tund fenerin e Hënës
mbi kurorat e blerta të vjershave.
Degët e vargjeve në luhatje,
pastrojnë rrezet e frymëzimeve
nga retë e pista që ndotin
qiellin e shpresave.

Rënkon pareshtur pylli im,
Nga shtrëngatat e qeverimeve.
Por egërsirat e zemërimit
dhe të hakmarrjes së etërve,
i vranë gjahtarët komunistë
me hekurat e burgimeve.
Mua më kanë mbetur vetëm
kunadhet e heshtjes,
në guvat e qeta të gjetheve.

Zhgënjimi kronik për të gjetur
nga thatësira shpëtim,
zgjati nëpër dekada premtimesh
me gënjeshtra tretur.
Pylli im rënkon e vajton
duke pritur me dëshpërim,
fatin e shpirtrave të mëdhenj
të pyjeve të vdekur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi