Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liman Zogaj:Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik

Shko poshtë

Liman Zogaj:Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik Empty Liman Zogaj:Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 18, 2011 10:21 am


Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik

Poeti që din të flasë me gjuhën e zogjve në vargje, dëshmon se është engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi i rëndë. Për poetin, dallëndyshet degisen mbi karrocë fluturash me pranverën në sy. Ata ikin nga oaza me palma të djegura, e vdesin nga pikëllimi, pastaj bëhem sorkadhe me sy engjëlli, në fushë mbi prush.

Liman Zogaj:Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik 6590_0_0_100x135_images_stories_Autor_limanzogajLiman Zogaj:Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik 6590_0_0_100x135_images_stories_Autor_limanzogajLiman Zogaj:Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik Oaz
Shkruan: Liman Zogaj -
“Zot më jep shpirt, sa t’më shohë nëna edhe një herë të gjallë, e t’mi mbyllë sytë me pëllëmbë engjëlli!” Sadik Krasniqi me këto vargje dëshmon se ka arritur përmasat e një poeti të mirëfilltë, duke iu nënshtruar një pasioni të shpjegueshëm: shpirti, jeta dhe engjëlli. Autorit i digjet zemra dhe i loton shpirti për vendlindjen dhe varret nënave kosovare që i prisnin bijtë për t’i parë pasa se ta japin frymën e fundit. Dhe mu këtu fshihet e bukura e artit, kur mërgimtari e bën zemrën gur dhe nuk bie për dhe, por e fisnikëron atdheun me rreze drite për sytë e bukurisë: “Pas ikjes sime babit koha iu kishte shembur.” Sadik Krasniqi e zbret dhembjen në albumin e tij si një re para rrebeshit të madh, kur i dridhet shpirti nga bubullimat dhe vetëtimat që e dridhin tokën dhe qiellin. Ja pra motivi që na shtyn të krijojmë përshtypjen se ky poet noton mbi flatrat e ëndrrës!

Sipas autorit të parathënies (Ragip Sylaj), duke i përjetuar shqetësimet lirike të poetit Sadik Krasniqi, lexuesit i mundësohet të bëhet pjesë e tyre, pjesë e humanizimit të përvojës jetësore dhe krijuese, si dhe e kuptimit të vlerave që na jep arti i poezisë së librit “Oazë palmash të djegura”. Kosova është një Oazë e përvëluar, herë e përvëluar e herë e djegur, herë plot lule nga toka e poetit, herë urnë me hirin e shpirtit, herë det plot dallgë, herë kënetë ku rrëshqisnin gjarpërinjtë e zi me zile në qafë. Buzëqeshjet vijnë duke duke u përkundur si melodi nëpër kamertonin e violinës pa tela, herë thyhen e herë mbeten pa kuptimin e saj përballë furtunave e rrebesheve të kohës, deri te dera e ndryshkur para së cilë dridhet gjethi i blertë dhe dridhen plepat e lartë si në baladë.

Sipas librit që kemi përballë, Sadik Krasniqi është laureat i disa shpërblimeve letrare, i përkthyer në disa gjuhë europiane, anëtar i disa shoqatave letrare në Kosovë e Gjermani, njëri nga poetët më të dashur të diasporës shqiptare në trojet gjermane. Poeti që din të flasë me gjuhën e zogjve në vargje, dëshmon se është engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi i rëndë. Për poetin, dallëndyshet degisen mbi karrocë fluturash me pranverën në sy. Ata ikin nga oaza me palma të djegura, e vdesin nga pikëllimi, pastaj bëhem sorkadhe me sy engjëlli, në fushë mbi prush: “Dy kuaj dorinj si engjëj të përgjumur tërhiqnin qerren që trembte muzgun e të çmendurin me fuqi dfjalli katër të urtë përpiqeshin ta lidhin” (Profeci).

Poeti i sjell lexuesit ledhatime me dorën e nënave, engjëj e diell dhe dritë që e shpie lexuesin të gjejë shtegun e bukur të dritës, qoftë edhe nëse është me dioptri të thyer të shikimit. Pastaj, përsëri flas me vetveten duke kujtuar vargun e poetit, sepse nuk i duhet asnjë simbol dhe asnjë zanore më shumë strofës ku thot: “Unë me heshtjen e sarkofogut në ankth pres trokitje në degë”. Apo: “Nën shpatat e flakta hija e ferrit në rremin e drurit të rrjepur vetëm një zog i blertë” (Pa apokalipsit).

Sadik Krasniqi na i përkujton engjëjt që kthehen me nga një lule gjaku në hijen e vendlindjes. Poeti herë kthen në Kullën e gurit ku e ka djepin dhe ku e don varrin, e herë ëndërron qiellin në sy. Pra, me bukurinë e vargut prej mjeshtri të mirë ngjitet edhe deri te dielli për dritë, me engjëjt e nënave në pritje, me poetët shtegtarë mërgimtarësh të lodhur mbi skarën e kuzhinës prej llamarine, dhe me gjethin e malit që e këputi për ta kënduar baladën e kthimit nëpër dritën e diellit. Libri i Sadik Krasniqit “Oazë palmash të djegura” inkorporohet në spektrin e veprave më të pjekura dhe më të bukura të poetëve krijues në mërgim.

BOX
Liman Zogaj:Engjëlli që na fton të zgjohemi nga gjumi letargjik 6590_0_0_100x112_images_stories_Autor_Sadik%20Krasniqi
Sadik Krasniqi din t’i veshë mendimet në poezinë e tij, duke ua dhënë fuqinë hyjnore të cilën ai e huazon nga Kosova.
Për ta kuptuar kompleksitetin e ekzistencës kosovare, ekziston nevoja për hulumtime të ndryshme, madje edhe në unin tënd. Në diskursin lirik të këtij autori defilojnë Tri miniatura për Kosovën, Prishtina në korrik dhe Guri i Kështjellës, por edhe Shqipëria dhe Çamëria, mamaja dhe amprenta të ndryshme të gjithë asaj që don të thotë magjia e atdheut të pajisur me këngë të trimërisë dhe kulla kreshnike ku gjëmon historia (Loti i jetës, Kroi i Çamurlisë, Shqipet morën dhenë). Syri i poetit hap horizonte të reja për kuptimin e çështjeve të mëndjes dhe shpirtit. Shpirti i tij është i përmbushur me mallin ndaj vendlindjes që defilon me Fluturim kojrrillash: „Bluaj mallin e kujtimit për kallinjtë e pjekur të vendlindjes lamtumira e juaj e beftë në frymëmarrje më therrë”. Apo Arna me rreze, një vështrim nostalgjik ndaj një fragmenti të fëmijërisë, në të cilën nuk mungon nëna. (Marius Chelar)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi