Xhafer Leci:Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet
Faqja 1 e 1

FOTOREPORTAZH NGA VENDLINDJA
Për neve mërgimtarët malli dhe dashuria për vendlindje janë të dyfishta. Me mendje dhe ëndërrat që shohim natën e kolojmë në Vendëlindje, ndërsa në realitet ditën e kalojmë në punët e përditshme, të rënda nepër shtetet e Perëndimt
Nga Xhafer Leci
Xhafer-Leci@online.de
Lecajt në një ditë pikniku në fshatin e tyre të dashur Gmicë, Gusht 2011
Gmica si edhe dhjetra fshatra të Malësisë-Gallapit të Dardanës, pothuajse, është e zbrazur.
Sipas shënimeve statistikore, mr. Bislim Pireva, në librin e tij „ Shkolla e Tygjecit“ (1947-2004), faqe 174, shkruan: “Gmica më 1948 kishte: shtëpi 99, banorë 747; më 1953 shtëpi 105, banorë 796; më 1961, shtëpi 104, banorë 816; më 1981, shtëpi 81, banorë 642. Ndërsa sot Gmica ka vetëm edhe 15 shtëpi, me nja 40 banorë.”
Me mendje në vendlindje, me trup në gurbet
Lecajt duke kënduar këngë për heronjët dhe dëshmorët e kombit, Gusht 2011
Për neve mërgimtarët malli dhe dashuria për vendlindje janë të dyfishta. Me mendje dhe ëndërrat që shohim natën e kolojmë në Vendëlindje, ndërsa në realitet ditën e kalojmë në punët e përditshme, të rënda nepër shtetet e Perëndimt.
Fshatrat e Malësisë të Dardanës, ish Kamenicë, kanë qenë të lëna anash, si të harruara nga ish- pushtetarët titoistë, sikur mos të kishin qenë pjesë e Kosovës dhe të ish- Jugosllavisë. Pa rrugë, pa mjekë e ambullanta shëndetësie…
Në vitin 1998, në Zürich të Zvicrës, me iniciativën e artikullshkruesit të këtyre rreshtave, qe themeluar Shoqata Humanitare ”Zukë Leci”. Për biografinë e Zukë Lecit kemi folur në pika të shkurtëra në shkrime të më hershme.
Nga ndihmat që janë tubuar nga kjo shoqatë janë ndihmuar shumë familje të Lecajve. Është ngritur edhe një objekt tek varrezat e qytetit të Dardanës, për nevoja të qytetarëve për raste vdekje dhe nevoja tjera. Në këtë objekt ka ujë për pije, abdes, freskime, WC, dy arkivole, mjete për rrëmihjen e varrezave, për ngritjen e pllakave përkujtimore… Ndërtimi i këtij objekti ka kushtuar afër 15 mijë Euro, duke mos llogaritur këtu punën vullnetare.
Udhëheqës për ndërtimin e këtij objekti, fillim e mbarim, ka qenë Ahmet Rexhep Leci, i ndihmuar nga Sabit Hamdi Leci, etj. Qilsat e këtij objekti, për ata që kanë nevojë për të kryer ndonjë punë tek varrezat, gjenden në shtëpinë-shitoren e Blerim Hamdi Leci, i cili banon afër varrezave, tashmë, këtë e dinë gati të gjithë qytetarët e Dardanës.
Pamje e objektit të ndertuar para varrezave të Dardanës-ish Kamenicë[
Rrugën deri tek varrezat e ka asfaltuar komuna.
Qëllimi i themelimit të kësajë shoqate nuk kanë qenë vetëm ndihmat humanitare, por edhe njohja, forcimi vëllazëror e tradicional, i trashëguar nga të parët tanë.
Nga viti 2000 e këndej, për çdo vit, në fillim të gushtit, mbahen takime pikniku. Në këto takime këndohet, bisedohet e kuvendohet, burra gra, pleq e fëmijë, kujt me kënd i shkon më shumë muhabeti. Kjo është mundësia dhe mënyra më e mirë për neve mërgimtarët, që, sadopak, të çmallemi duke biseduar me njëri-tjetrin për halle të ndryshme… Takime të këtilla të kursejnë kohen për t`i takuar e vizituar të gjithë ata që dëshirojmë. Për organizimin e këtyre takimeve piknike në fshatin Gmicë angazhohen Ahmet Rexhep Leci, Lulzim Abaz Leci, Shyqeri Osman Leci dhe të tjerë.
Pllaka e Shoqatës Humanitare “ Zukë Leci “ e varur në ballë të murit të objektit.
Marrë nga Tribuna

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» XHAFER LECI:ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRI
» Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi
» Xhafer Leci: Kremton ‘’Dituria’’ në Wendlingen
» Xhafer Leci:Dosjet e falsifikuar nga UDB-a
» Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi