Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S’ka marrëveshje, kërkohet kthimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në veri

Shko poshtë

S’ka marrëveshje, kërkohet kthimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në veri Empty S’ka marrëveshje, kërkohet kthimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në veri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 20, 2011 12:14 am


S’ka marrëveshje, kërkohet kthimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në veri

S’ka marrëveshje, kërkohet kthimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në veri Barrikadat19

(I plotësuar) - Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe kryetarëve ilegal të komunave serbe në veri, në të cilin nuk është arritur asnjë marrëveshje, pasi që KFOR-i kërkon lëvizje të lirë edhe për automjetet e EULEX-it.

Përfaqësuesit e komunave serbe në këtë takim mbajtur të mërkurën në Zubin Potok, kanë propozuar që t’iu ofrojnë siguri gjatë qarkullimit të automjeteve të KFOR-it, derisa një gjë e tillë nuk është marrë në konsideratë nga ana e KFOR-it.

* * * * * *

Përfaqësuesit serbë të katër komunave veriore janë mbledhur për mbi tri orë në Zubin Potok për të sjellë konkludime në lidhje me kërkesën e KFOR-it për heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri.

Mediat serbe raportojnë se në takim është kërkuar nga kryetarët ilegalë të komunave veriore që në bisedimet me përfaqësuesit e KFOR-it të gjejnë zgjidhjen për furnizimin e trupave të KFOR-it në veri të Kosovës.

​​Përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë kërkuar që bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës të mbahen nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit, në përputhje me rezolutën 12 44 duke thënë se nuk pranojnë që në veri të zbatohen marrëveshjet e arritura në dialogun që zhvillohet në Bruksel.

Po ashtu është kërkuar që hetimet për ngjarjet në Jarinë të bëhen nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Njëri nga përfaqësuesit e serbëve të Zubnin Potokut, Stevan Bozhoviq, ka thënë se miratimi i këtyre pikave nuk nënkupton edhe heqjen e barrikadave, por vetëm mundësimin e furnizimit të ushtarëve të KFOR-it në veri.

KFOR-i ka shtyrë të paktën dy herë afatet për heqjen e barrikadave, ndërsa konvoji i nisur dje për të furnizuar ushtarët në veri përmes rrugëve tokësore ka hasur në rezistencën e banorëve në barrikada.

Zyrtarët e KFOR-it nuk deklarohen në lidhje me veprimet e sotme, duke lënë të kuptohet se presin rezultatet e takimit të përfaqësuesve serbë.

Ndërkohë, një deklaratë para takimit përfaqësuesi i serbëve të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq ka bërë të qartë se në verpimet e tyre kanë mbështetjen e Beogradit.

“Udhëheqja shtetërore e Serbisë është me popullin në Kosovë dhe ne jemi në kontakt me Beogradin përmes ministrit për Kosovën, Goran Bogdanoviqit. Ata na japin mbështetje në luftën tonë paqësore”, ka thënë Nedelkoviq.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se gjendja në veri mbetet e pandryshueshme.

“Sa i përket barrikadave deri më tani nuk kemi pasur ndonjë veprim apo aksion për largimin e tyre. Në to kemi prani të personave të përkatësisë serbe në urën kryesore, në Shkollën Teknike, në Zupç dhe në Rudare”, tha Hoti.

E diela ishte përcaktuar fillimisht si afat për largimin e barrikadave nga ana e paqeruajtësve dhe po atë ditë, në komunikatën e KFOR-it thuhej se “përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur t’u ofrojë një ditë shtesë”.

Strukturat paralele kërkuan kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në veri

S’ka marrëveshje, kërkohet kthimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në veri Strukturat%20par

Në takimin e katër komunave veriore të mbajtur të mërkurën në Zubin Potok, deputetët njëzëri kanë obliguar kryetarët e komunave që në bisedime me përfaqësuesit e KFOR-it të gjejnë një zgjidhje të përbashkët rreth furnizimit të ushtarëve në veri të Kosovës.

Brenda këtij takimi kanë bërë të ditur se deputetët kanë shprehur mospajtimin e tyre që gjendja reale në terren të ndryshojë dhunshëm, si dhe kanë kërkuar që gjendja në veri të Kosovës të kthehet siç ishte para 25 korrikut.

”Ata kërkuan kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë serbe në veri të Kosovës, kthimin e UMNIK-ut në vend të EULEX-it, pastaj që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhiqen nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ndërkohë që marrëveshjet e arritura deri tani të mos imlementohen, sepse dëmtojnë interesat serbe”, kanë thënë burimet, duke shtuar se deputetët e pranishëm kanë insistuar po ashtu që veriu i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi