Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trafiku i organeve, arrin në Kosovë prokurori i BE-së

Shko poshtë

Trafiku i organeve, arrin në Kosovë prokurori i BE-së Empty Trafiku i organeve, arrin në Kosovë prokurori i BE-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 20, 2011 12:29 am


Trafiku i organeve, arrin në Kosovë prokurori i BE-së

Trafiku i organeve, arrin në Kosovë prokurori i BE-së JohnClintonWilliamson

Një prokuror Special i Bashkimit Evropian (BE) ka mbërritur në Kosovë për të hetuar akuzat se luftëtarët etnikë shqiptarë kanë hequr dhe shitur organet e serbëve të zënë rob gjatë luftës së tyre me Serbinë në vitin 1999. Kështu ka deklaruar të mërkurën për agjencinë Reuters një zëdhënës i misionit ndërkombëtar.

Bashkimi Evropian (BE) ka emëruar John Clint Williamson nga Shtetet e Bashkuara, si prokurori kryesor për të shqyrtuar akuzat se ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), luftëtarë besnikë të kryeministrit të tanishëm Hashim Thaçi, tregtonin organe të marra nga serbët e zënë robër dhe më pas të vrarë.

Pretendimet për këtë rast u shfaqën në vitin 2010, kur Dick Marty, një raportues i Këshillit të Evropës dhe ish prokuror zviceran, nxori dyshimet se të burgosurit e luftës janë dërguar në veri të Shqipërisë dhe disa prej tyre u ishin marrë organet të cilat u ishin shitur.

Qeveria e Kosovës ka mohuar me forcë akuzat e Martyt duke thënë se ishte e gatshme të bashkëpunojë me hetuesit.

"(Williamson) arriti të martën për disa ditë dhe do të ketë takime me zyrtarët e qeverisë, staf të BE-së dhe përfaqësuesit diplomatikë", tha Juri Laas, zëdhënëse e Task Forcës së veçantë që do të merret me hetimet.

"Ne jemi ende në fazën e hetimit paraprak dhe se është shumë herët për të vënë ndonjë afat kohor për shkak se këto akuza të rënda u referohen ngjarjeve që kanë ndodhur më shumë se dhjetë vjet më parë", tha Laas.

Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën në vitin 1999 kur NATO bombardoi atë për 78 ditë për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e civilëve etnikë shqiptarë nga forcat serbe në një luftë dy-vjeçare kundër kryengritësve shqiptarë.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe deri më tani më shumë se 80 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, e kanë njohur atë. Beogradi e mbështetur nga Rusia, refuzon ta njohë sovranitetin e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi