Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Rumunët në Eulex lobojnë për pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë

Teki Dervishi:Rumunët në Eulex lobojnë për pavarësinë e Kosovës Empty Teki Dervishi:Rumunët në Eulex lobojnë për pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:27 pm

Rumunët në Eulex lobojnë për pavarësinë e Kosovës

Teki DËRVISHI


E dini: Eulex-i është mision për mbikëqyrjen e rendit dhe të ligjit në Kosovë. Por cilit ligj, kur veprojnë tri “rende” (sisteme) dhe tri “ligje” (judikaturë). Kermabon e zgjidh nyjën e Gordit, thotë se në Kosovë gjykatësit janë të lirë që sipas dëshirës të vendosin me cilat ligje do të “shërbehen”. Kështu më së miri mbrohet ligji (njëjës) sipas kakofonisë jokoncenzuale të BE-së. Ky pra është misioni për mbikëqyrjen e rendit (të tri sistemeve) dhe ligjit (të tri judikaturave) të lira dhe të pavarura, sipas Kermabonit, nëpër tri paralelet e “tërësisë” territoriale të Kosovës.
S’ka më andej-këndej, zyrtarët kosovarë kategorikisht konstatojnë se Eulex-i tashmë është operacionalizuar! D.m.th.: po funksion si sahat në “tërësinë” territoriale! Por vetë Eulex-i nuk mendon kështu, por ç’rëndësi ka kur thonë vendorët! Po veç - vendorët nuk tregojnë se operacionalizimin Eulex-i e ka arritur në njërin nga (shumë) sistemet që e pranojnë Eulex-in si mision, pra është operativ për shqiptarët, e jo për të gjithë “kosovarët” ku hyjnë edhe serbët e gjorë “pa lëvizje të lirë”. Dhe - në të tjera sisteme të ndryshme Eulex-i ende po “kapaçaricët” me Serbinë e karakterit “refuzues”, e cila e ka avokaturën e UNMIK-ut si mbikëqyrës i Eelex-it. Si mbikëqyrës i mbikëqyrësit! Por si e ka pranuar “politika” kosovare Eulex-in, mund të mësoni nga procesi i gjatë i koncesioneve dhe kompromiseve me të cilat u themelua Kushtetuta aktuale, të cilën tash po e “funksionalizon” dora vetë Eulex-i. Kështu që kjo është temë ad akta, që të mos them, pikërisht për hir të proceseve, është temë tabu. Thonë se misioni do të zgjasë dy vjet, por pas një dekade, përsëri do ta kapim kokën me dorë, si tash që bëjmë kur na del para sysh UNMIK-u. Duke qenë e tillë, me kokë permanente në dorë, provenienca aktive politike në Kosovë bën kualifikime politike supreme mbi Eulex-in, madje edhe kur hesht, sepse kur flet është qesharake. Sidomos këto ditë u pa kur kjo “politikë” e dha “mendimin” e vet lidhur me pjesëmarrjen shumë të lartë të misionarëve rumunë në “Eulex” dhe misionarët rumunë të Eulex-it i quajti ambasadorë të Kosovës në Rumani.
A është indikative pse në ansamblin e misionit të Eulex-it, “ekipi” rumun përmban numrin më të madh të “misionarëve”, më të madh nga të gjitha shtetet e tjera misionare në Eulex? Mbase kanë presupozime se Vetëvendosja në të ardhmen do të bëjë trazira edhe më të mëdha se ato të 10 shkurtit 2007. Përballë faktit se Rumunia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, pyetja pse ajo ka më shumë se të tjerët misionarë në Eulex, për mua është qesharake, hiç indikative. Nëse pyetni pse: sepse lere ti Rumaninë, as vetë Eulex-i (BE-ja) nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Kur ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, me lobimin e ambasadorëve rumunë, atëherë Eulex-i do ta mbikëqyrë një ligj, atë të Kosovës, dhe nuk do të jetë neutral ndaj ligjeve të nduarduarta që sot veprojnë në Kosovë, në mbrojtje të kolonializmit serb të Kosovës.
Në këtë galimatias të disneyland-it politik në Kosovë, gjenden mirë disa politikanë të Kosovës. Këta kanë teza brilante lidhur me batalionin rumun në Eulex. Dëgjoni çka thonë: rumunët e Eulex-it do të jenë “ambasadorë” (!!!) të Kosovës në Rumani dhe atje do të lobojnë që Rumania ta njohë pavarësinë e Kosovës! A po sheh sa mirë ia kanë qëlluar?! Vazhdojnë arshinin e politikës së odës katundare që bëhet me instrumentin e miqësisë, jo të interesit politik, po hatrit dhe miqësisë! Miqësi, kësaj here, me misionarët rumunë të Eulex-it në Kosovë, miqësia do të lobojë në Rumani. Miqtë tanë të vërtetë mund të bëjnë ironi e të thonë: mos e merrni serioze miqësisë shqiptare, se ata bëhen miq edhe me rumunët e 10 shkurtit 2007! Misionarët rumunë do ta shohin me sytë e tyre qysh është situata në Kosovë dhe do t’ia ndërrojnë mendjen politikës zyrtare rumune. Mrekulli! Kosova do të jetë e parë në historinë e botës që strategjitë dhe interesat politike të shteteve do t’i konvertojë në miqësi dhe mikpritjen tonë bujare në Eulex. Politikanët tonë thonë se, fundja, misionarët rumunë në Eulex zbatojnë politikën e BE-së. Kjo të bind se politika e BE-së për Kosovën është krejt okej!
Kot deklaron Solana: “Mos pritni që Spanja ndonjëherë do ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ne përdorim filozofinë si politikë, e përgjigjemi “kurrë mos thuaj kurrë”! Në vend se të hetojmë indikacione për pikërisht gllomazitetin numerik të “misionarëve” rumunë në Eulex, ne kujtojmë se duke i qerasur me speca turshi, me fli dhe me gjizë, rumunët do të miqësohen me ne, nuk do të na vrasin në ndonjë rast helbete kur Vetëvendosja s’rri urtë dhe kur të kthehen në Rumani do ta marrin me të mirë “politikën rumune”, duke e lutur që ajo ta pranojë shtetin e Kosovës. Pa rumun, s’bën hiç pavarësia e Kosovës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi