Fitou për VV: Fashista
Fitou për VV: Fashista
Fitou për VV: Fashista
Një debat për liberalizimin e vizave, i organizuar nga Instituti për Studime Evropiane, është kthyer në akuza dhe kundër-akuza ndërmjet aktivistëve të Vetëvendosjes dhe ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi.
Ndërkohë që sjelljet e aktivistëve të Vetëvendosjes, ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou, i ka cilësuar si sjellje fashiste.
Gjithçka filloi pasi që ministri Rexhepi dhe ambasadori Fitou mbaruan fjalimet e tyre para studentëve të ISPE-së në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.
Atëherë, një aktivistë i Vetëvendosjes iu drejtuar Rexhepit me fjalët se ai po fliste për liberalizim vizash për në Evropë, përderisa, si tha ai, Rexhepi nuk guxon të shkojë as në veri të Kosovës.
Ky fjalim i tij, u përcoll me fishkëllime nga aktivistët e tjerë të Vetëvendosjes që kishin hy në sallë. Ata më pas u përcollën nga sigurimi dhe policia jashtë salle.
Pasi që aktivistët e Vetëvendosjes u nxorën jashtë nga sigurimi dhe policia, në mbrojtje të ministrit Rexhepi është vënë ambasadori francez, Jean Francois Fitou.
Ai tha se nuk është e vërtetë që Rexhepi nuk ka qenë në veri të Kosovës. Fitou i ka cilësuar në vijim aktivistët e Vetëvendosjes si gangsterë që aktrojnë fashizmin.
“Kjo është Evropa e veriut 1943, ky është fashizëm. Vendi im Franca dhe Evropa nuk e pranojnë këtë frymë”, tha ambasadori Fitou.
Sipas tij, gjithkush mund të flasë dhe kritikojë, por askush nuk mund t’i marrë të drejtën dikujt që të flasë, siç bënë aktivistët e Vetëvendosjes në këtë debat.
“Kjo është Bavaria. Ky është Hitleri i vitit 1943. Kosova nuk ka nevojë për këto gjëra, vendi im nuk ka nevojë për këtë dhe as Evropa”, është shprehur ambasadori Fitou.
Edhe Bajram Rexhepi, është kundërpërgjigjur duke thënë se ai çdo vikend e kalon në shtëpinë e tij në Suhodoll, në veri të Kosovës, ku, siç tha ai, nuk ka as polici të pranishme.
Ai tha se Vetëvendosje ka vetëm fjalë dhe i ftoi ata që të shkojnë së bashku kur të duan në veri.
“Po e them me një lloj sarkazmi, pa megalomani, se sa për trimërinë e Vetëvendosjes, i mbaj në xhep të vogël”, është shprehur ministri Rexhepi.
Ndërkohë, Vetëvendosje përmes një njoftimi thotë se policia ka përdorë edhe dhunën ndaj 10 aktivistëve të saj.
Kjo nuk është hera e parë që Vetëvendosje merr pjesë në debate të tilla të zyrtarëve qeveritarë dhe atyre ndërkombëtarë me studentë të universiteteve dhe instituteve të ndryshme në Kosovë, ku zakonisht ata nxirren jashtë për shkak të pyetjeve, që zakonisht përcillen edhe me fishkëllima dhe parulla të ndryshme kritikuese ndaj qeverisë. /rel/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fitou: Procesi i njohjeve dëshpërues
» Fitou nuk ndryshon, konsideron se Vetëvendosje bëri sjellje fashiste
» Fitou nuk ndryshon, konsideron se Vetëvendosje bëri sjellje fashiste
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi