Fitou nuk ndryshon, konsideron se Vetëvendosje bëri sjellje fashiste
Fitou nuk ndryshon, konsideron se Vetëvendosje bëri sjellje fashiste
Fitou nuk ndryshon, konsideron se Vetëvendosje bëri sjellje fashiste
Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou ka mohuar të ketë dështuar dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, por as ambasadori nuk ishte në gjendje të thoshte se kur mund të ri-fillojë ky dialog.
Ambasadori i Francës në Kosovës, Jean François Fitou nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vlerësimit të tij se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë debatit ditën e hënë duke ndaluar fjalën e ministrit Bajram Rexhepi, kanë bërë sjellje fashiste. Kësaj radhe ambasadori francez si mbështetje për konstatimet e tij mori shkrimtarin italian Leonardo Sciascia, i cili kishte vlerësuar se fashizmi fillon kur debatet parandalohen.
Këto deklarata ambasadori Fitou i bëri të martën gjatë debatit me temën “Pjesëmarrja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe në shoqërinë civile”, me ç’rast një kohë e mirë i është kushtuar ngjarjeve që rrodhën dje në debatit ku u përplasën aktivistë të Vetëvendosjes dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Derisa tha se nuk dëshiron që të mbrojë ministrin Rexhepi, ambasadori francez Fitou bëri të ditur se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij dhënë për veprimet Vetëvendosjes, duke konsideruar se ato veprime i takojnë kohës së Evropës së viteve 40-ta.
“Dje kom pas një debat me ministrin Rexhepi dhe disa persona kanë intervenuar në debat. Kjo është sikur Evropa në vitet e 40-ta. Nuk po e them atë për mbrojtur zotëri Rexhepin, por nuk dua t’u them rinisë mos bëni atë ose bëni atë. Ju jeni ardhmëria e Evropës dhe jeni duke jetuar në një cunami populizëm gati në gjithë vendin, gati edhe në vendin tim. Ju jeni ardhmëria sepse jeni të ri, domethënë ju do të bëni sa më shumë mundime për të arritur ardhmërinë më të mirë. Ju mundeni t’i parandaloni debatet, por rinia duhet t’i parandalon ndaljen e debateve”, ka thënë ai.
Madje kësaj radhe ambasadori francez si mbështetje për konstatimet e tij mori shkrimtarin italian Leonardo Sciascia, i cili kishte vlerësuar se fashizmi fillon kur debatet parandalohen.
“Mua më është kujtuar një shkrimtar i madh, i cili thoshte se fashizmi nuk është vetëm dhunë, fashizmi fillon kur debatet janë parandaluar, kur dikush fillon të flet lirshëm edhe dikush e ndërprenë”, ka cituar Fiou shkrimtarin italian.
Ambasadori Fitou ripërsëriti se rinia duhet të udhëtoj lirshëm nëpër Evropë, ndërsa sipas tij Kosova është një vend i paradokseve dhe këtu rinia e ka përgjegjësinë e saj për ardhmërinë.
Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Rron Gjinovci nga kjo lëvizje ka thënë konstatimet e ambasadorit se Kosova është vend paradoksal, janë shprehje e racizmit ndaj popullit tonë.
“Diçka që mua më duket shumë shqetësuese është pikëvështrimi që ju i përmendni vizat. Ju i përmendi vizat si një kusht për dëgjueshmërinë e popullit të Kosovës. Ju vendin tonë dhe rajonin e quajtët paradoksal që rrjedhimisht neve si paradoksal dhe ky zotëri ambasador për mendimin tim është një pikë vështrim racist ndaj popullit të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, Engjellushë Morina ka folur lidhur me temën e debatit “Pjesëmarrja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe në shoqërinë civile”.
Ajo ne këtë rast ka thënë se rinia duhet t’i ketë duart e lira dhe hapësirën e nevojshme për të shprehur mendimin, ndërsa e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që ka hartuar një strategji 55 faqesh në vitin 2008 dhe në atë strategji rinia përmendet vetëm tetë herë.
“E kisha përmend një dokument shumë të rëndësishëm të Qeverisë, e cila pastaj ndërlidhet me këto katër fusha dhe ajo është strategjia e qeverisë për vitin 2008-2011 është strategji 55 faqesh edhe është shumë lehtë të gjindet online. Strategjia në 55 faqe e përmend rininë, juve gjysmën e popullatës së Kosovës tetë herë hiq më tepër. Qeveria e Kosovës ju përmend juve tetë herë në 55 faqe”, ka theksuar Morina.
Kurse Njomza Emini anëtare e Këshillit Drejtues të LDK-së, ka thënë rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje është diçka që të gjithë do të dëshironin, por që në fakt me zhvillimet politike në Kosovë ende lënë shumë për të dëshiruar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani
» Atë që s’bëri politika, në Bruksel e bëri gazetarja Erisa ZYKA
» Fitou për VV: Fashista
» Fitou: Procesi i njohjeve dëshpërues
» Isa Mustafa: Rrethanat e reja imponojnë sjellje të re
» Atë që s’bëri politika, në Bruksel e bëri gazetarja Erisa ZYKA
» Fitou për VV: Fashista
» Fitou: Procesi i njohjeve dëshpërues
» Isa Mustafa: Rrethanat e reja imponojnë sjellje të re
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi