Vazhdimi i dialogut, në muajin e ardhshëm?
Vazhdimi i dialogut, në muajin e ardhshëm?
Vazhdimi i dialogut, në muajin e ardhshëm?
Ne, si Kosovë, nuk do të bisedojmë me Serbinë, as në këtë dialog, e as në negociata tjera, për çështjet e brendshme të Kosovës.
Janë duke u mbajtur takimet të grupeve punuese, të cilat e vëzhgojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura në kontekstin e dialogut.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për punë të jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, tha se ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, Rober Kuper, i është konfirmuar gatishmëria e vazhdimit të dialogut, si nga zyrtarët e Prishtinës, ashtu edhe të atyre të Beogradi.
Ajo tha se Kuper ende nuk ka arritur që të caktojë datën e saktë se kur mund të rinisë ky dialog.
“Shpresojmë që raundi i ardhshëm i dialogut të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këtë moment nuk mund t’ju konfirmoj datën e saktë, por ju e dini që ndërmjetësuesi ynë, Robert Kuper, është në kontakt edhe me Prishtinën edhe Beogradin, që sa më parë të ndodhë nisja e dialogut”, tha Kocijançiq për Radion Evropa e Lirë.
Kurse, zyrtarë të lartë të Qeverinë së Kosovës, thanë se dialogu teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pritet të rinisë në muajin e ardhshëm.
Prishtina zyrtare shprehet e gatshme të vazhdojë dialogun për çështje teknike me Serbinë, por pa përfshirë në agjendë edhe çështjet politike të ngritura nga Beogradi, tha Dren Zeka, këshilltar i lartë politik i zëvendëskryeministres Edita Tahiri.
“Ndërmjetësi Robert Kuper është duke u angazhuar që ta koordinojë një datë me të dyja palët që të rifillojë dialogu teknik dhe ne presim që ky dialog të fillojë në muajin e ardhshëm. Presim, po ashtu, që pala serbe të riangazhohet në këtë dialog, për të vazhduar diskutimin për çështje teknike. Ne, si Kosovë, nuk do të bisedojmë me Serbinë, as në këtë dialog, e as në negociata tjera, për çështjet e brendshme të Kosovës”, deklaroi Zeka.
Ndryshe, kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, kishte thënë më herët se dialogu me Prishtinën do të shtyhet, derisa “Serbia, në bisedimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, nuk arrin rezultate konkrete, sa i përket krizës në veri”.
Por, zoti Zeka theksoi se në rifillimin e dialogut të mundshëm teknik, çështjet e brendshme të Kosovës nuk do të diskutohen. Ai, madje, përjashtoi mundësinë që në këto bisedime të diskutohet për vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
“Siç e dini edhe nga deklaratat e ndërmjetësit Rober Kuper, raundi i fundit i dialogut teknik ka dështuar kur pala serbe ka insistuar që çështjen e pikave doganore ta imponojë në agjendën e dialogut. Kjo, natyrisht, që është refuzuar nga ndërmjetësi Kuper, sepse mandati i këtij dialogu teknik është që t'i trajtojë vetëm çështjet teknike dhe jo ato politike”, theksoi Zeka.
Analisti Imer Mushkolaj tha se konsideron që shkaktari kryesor për ndërprerjen e bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është gjendja e krijuar në veri të Kosovës. Megjithatë, Mushkolaj tha se dialogu do të vazhdojë, por në një gjendje të tensionuar.
“Bisedimet do të vazhdojnë, me një situatë mjaft të tensionuar dhe është mjaft absurde që të bisedohet teknikisht derisa pjesa veriore është e bllokuar dhe derisa nuk është zgjidhur çështja e dy vendkalimeve kufitare. Por, kjo është agjendë e Bashkimit Evropian dhe Prishtina këtu vetëm sa do ta bëjë miratimin dhe nuk do të kundërshtojë. Ndërkaq, Beogradi e ka interesin e vet për ta vazhduar këtë çështje për shkak se e ka para vetes mundësinë për ta marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian, të rekomanduar nga Komisioni Evropian”, vlerësoi Mushkolaj.
Sido që të jetë, zyrtarët e institucioneve të Kosovës thanë se janë në pritje të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash në dialogun teknik.
Sa i takon kësaj çështjeje, zonja Kocijançiq bëri të ditur se gjatë javës së kaluar dhe në këtë javë, janë duke vazhduar konsultimet e grupeve punuese, të cilat po merren me mundësinë e fillimit të implementimit të marrëveshjeve të arritura në raundet e kaluara të bisedimeve.
“Janë duke u mbajtur takimet të grupeve punuese, të cilat e vëzhgojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura në kontekstin e dialogut dhe këto grupe punuese do të raportojnë për të gjitha anët në dialog për rezultatin”, deklaroi Kocijançiq.
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, pas ndërprerjes së bisedimeve teknike me kërkesën e palës serbe, pati kërkuar që Kosova të shpërblehet nga Bashkimi Evropian me liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me BE-në, për rolin e saj konstruktiv në këto bisedime. (rel)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Konfirmohen datat e raundit të ardhshëm të dialogut
» Ky është urimi i veçantë i Edi Ramës për muajin e Ramazanit (Foto)
» ODISE PLAKU:KTHIMI I SAMANTES
» Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së
» Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë
» Ky është urimi i veçantë i Edi Ramës për muajin e Ramazanit (Foto)
» ODISE PLAKU:KTHIMI I SAMANTES
» Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së
» Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi