Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga mbledh udhëheqësit rreth sofrës

Shko poshtë

Jahjaga mbledh udhëheqësit rreth sofrës Empty Jahjaga mbledh udhëheqësit rreth sofrës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 28, 2011 11:58 pm

Jahjaga mbledh udhëheqësit rreth sofrës

Jahjaga mbledh udhëheqësit rreth sofrës Draka_e_Lames_1

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si ‘zonjë shtëpie’ ka mbledhur udhëheqësit më të lartë vendor e ndërkombëtar në ‘Darkën e Lamës’, e cila shënohet tradicionalisht në vendin tonë. Kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, shefi i ICO-së Piter Feith, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës e mysafirë të tjerë janë mbledhur në sofrën tradicionale që ka shtruar presidentja Jahjaga për nder të “Darkës së Lamës”.

Në sofrën e mbushur me gatime tradicionale, flija, pite, mantia, speca, kos, djathë dhe ushqime e pije të tjera, ata që sot drejtojnë Kosovën, kanë cakërruar gotat, përderisa të pranishëm në darkë ishin edhe përfaqësuar të tjerë institucionesh, të shoqërisë civile dhe nga jeta publike.

Jahjaga mbledh udhëheqësit rreth sofrës Draka_e_Lames_1-1

I pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, por jo edhe ish- presidenti tjetër tani zëvendëskryeministër, Behgjet Pacolli. Po ashtu, i pranishëm nuk ishte as kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe subjekti opozitar, Lëvizja Vetëvendosje.

Presidentja Jahjaga në fjalën e saj ka folur për 'Darkën e Lamës', duke thënë se kjo është një festë e paraardhësve iliro-dardanë.

Ajo ka falënderuar gjithë ata që punojnë për të mirën e vendit, ndërkaq në mënyrë të veçantë ka falënderuar ushtarët dhe oficerët e KFOR-it, përfaqësuesit e EULEX-it dhe UNMIK-ut, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve mike në Kosovë, për kontributin e vazhdueshëm për ruajtjen dhe rindërtimin e Kosovës dhe për ndërtimin e një shoqërie stabile e demokratike.

‘Darka e Lamës’ ka filluar të shënohet tradicionalisht nga viti 2002, fillimisht nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, për t’u pasuar pastaj nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, si një traditë e bartur që nga koha paraardhësve tanë dardanëve të Ilirisë. Përfundimi i korrje-shirjeve, sipas traditës, ka sjellë gëzim dhe festë të përbashkët në ‘Darkën e Lamës’ ku secili e sjell ushqimin më të mirë që ka në sofrën e përbashkët.

Jahjaga mbledh udhëheqësit rreth sofrës Draka_e_Lames_5
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi