Ardi Omeri:I prezantoj Sofres Poetike dhe krijuesve te saj poeteshen e talentuar RUDINA CUPI
Faqja 1 e 1
Ardi Omeri:I prezantoj Sofres Poetike dhe krijuesve te saj poeteshen e talentuar RUDINA CUPI
Ardi Omeri:I prezantoj Sofres Poetike dhe krijuesve te saj poeteshen e talentuar RUDINA CUPI
Une nuk jam shume i afte te bej "biografi" por mendoj se "biografia" e nje poeti eshte krijimtaria. Rudina eshte redaktore e shtepise botuese ALBAS ne Tirane. Me krijimet e saj tashme te botuara ne disa vellime Ajo eshte nje poeteshe per nje elite te caktuar lexueshish, dhe une ju ftoj te shijoni poezine e saj te veçante. Ju faleminderit me respekt Ardi Omeri ps. ftoj moderatoret e nderuar te faqes te bejne tag-et qe deshirojne per miqte e Sofres:)
DËSHIRË
Vështrimi yt më pykon
-Çfarë mund të bëjnë bashkë dy të huaj si ne?
Sikur momenti të ishte mbështjellë
me lëkurë si një flluskë
me mjegull e frymë brenda,
sikur të ishin aq ngushtë
si t futur të dy në një çorape najloni,
me të gjitha pikat tona të dobëta në ajër
për të shijuar gjithshka që mbetet prej frikës
që shket poshtë si këmishë nate
e të ndjesh se je trupi i një ore rëre
që rrëshqethkëzat
poshtë...poshtë...poshtë...në botën tjetër
të ndjesh si eci me duar mbi lëkurën tënde duke ndjekur
esencën
të ndjesh zjarrin që kacavirret për të arritur te buzët,
të ndjesh si thonjtë ngulen në lëkurën time
për të grisur kënaqësinë që ngutet e ngrihet si tymi
i oxhakut
e për të kuptuar se fjalët e mishit janë të kuqe...
të kuqe...
të kuqe...
të ndjesh si e ndjejnë tërmetin sensorët e tu...
mu në rrugën mes nesh të lidhur prej kërthize...
largësia duket kaq e çuditshme tani...
Statujat nudo
Duart e grave nuk rëndojnë!
Do i mbledh të gjitha statujat nudo
Në një harem shushuritës,
Ku muzikën e drejtojnë veç shuplakat
Dhe zogjtë e qejfit që s’kanë nevojë për qiell
Do i mbledh statujat nudo, nazemadhe,
Prej botëve të hershme që ka çdo kohë,
Siç mblidhen dëshirat në prehër
E do mjaftojë një fije drite,
Si një valle, do ti bëj kurorë.
Do ju sjell një mijë e një statuja nudo,
T’ju bind se bota është dëshirë kaherë,
Është hapësirë që e prangosni me gjithshka
Dhe ju duhet një gurëbardhë
Të kuptoni bukurinë që kalon çdo vlerë.
Keto dy poezi i shkeputa nga vellimi poetik R, keshtu e ka titulluar Rudina kete liber i ndare ne ciklet, - E CARA, VRULL
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» RUDINA CUPI:Dy poezi
» Rudina Cupi:NE(Poemth triptik)
» Ardi Omeri: VETEMOHIMI I SAJ...!
» Ardi Omeri:BETIMI
» Ardi Omeri: E PASHE...
» Rudina Cupi:NE(Poemth triptik)
» Ardi Omeri: VETEMOHIMI I SAJ...!
» Ardi Omeri:BETIMI
» Ardi Omeri: E PASHE...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi