Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:MOS THUAJ

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:MOS THUAJ Empty ADEM ZAPLLUZHA:MOS THUAJ

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2011 9:30 pm

ADEM ZAPLLUZHA:MOS THUAJ Fotojaeademzaplluzha

ADEM ZAPLLUZHA:MOS THUAJ

Mos thuaj e dashur
Natën e mirë
Të lutem
Mos thuaj asnjë fjalë
Që mund ta bart pëllumbin
Mbi shpatulla

Dita do të vonohet nesër
Ndoshta edhe nuk vjen
Zëri i arsyes
Po më thotë troç
Se vonesat janë të arsyeshme
Është çrregulluar
Itinerari i trenave

Nuk duhet të flesh
Në stacionin e shpresave
Andaj
Edhe pse kjo fjalë e jote
Tingëllon si natën e mirë
Paralelet e binarëve
Asnjëherë s’takohen

Mos thuaj e dashur
Natën e mirë
Sonte s’do të flemë
Do të provojmë t’i tejkalojmë
Majat e kujtesës



Nga libri me poezi " Tejdukshmëria e Shiut"

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi