Xhesika Vula:Tradhtia e shqiprisë ndaj kosoves u vune ne sherbim te jugosllaveve
Faqja 1 e 1
Xhesika Vula:Tradhtia e shqiprisë ndaj kosoves u vune ne sherbim te jugosllaveve
Xhesika Vula:Tradhtia e shqiprisë ndaj kosoves u vune ne sherbim te jugosllaveve
Urdhri i Titos per Enver Hoxhen te dergonte ne Kosove divizionet e partizaneve shqiptare dhe si u perdoren keta te fundit nga forcat serbe per te shtypur shqiptaret e Kosoves
...
Ne keto kushte ushtrise gjermane te thyer ne te gjitha frontet ne Rusi e ne Evrope nuk i mbetej tjeter vecse te terhiqej me shpejtesi e me sa me pak humbje drejt atdheut te vet ku duhej te bente qendresen e fundit. Kesisoj autokolona te pafundme ushtaresh e mjetesh futeshin nga toka greke ne jug te Shqiperise dhe duke pershkuar disa qindra kilometra arrinin ne veri prej nga kalonin ne Jugosllavi per te vijuar rrugen per ne Gjermani. Nderkohe gjate kesaj maratone tragjike qe vazhdonte me dite e net ajo goditej kohe pas kohe nga prapa dhe anash prej forcave partizane me synimin qe te dobesohej sa me shume qendresa e saj e metejshme ne Gjermani. Praparoja gjermane u pergjigjej flake per flake sulmeve te forcave partizane dhe per pasoje mbeteshin shume te vrare e te plagosur nga te dyja palet. Por demin me te madh ia shkaktuan ushtrise gjermane ne terheqje avionet anglo-amerikane me mitralime e bombardime gjate gjithe atij rrugetimi te tmerrshem.
Ne Shqiperi per tu permendur eshte goditja e autokolones gjermane nga aeroplanet angleze ne rrugen Elbasan-Tirane tek vendi i quajtur Qafa e Kerrabes ku ende sot gjendet nje permendore kushtuar lavdise se luftes partizane. Aty u qelluan nga ajri e mbeten te vrare shume ushtare gjermane dhe u dogjen e u shkaterruan nje numer makinash e mjetesh te blinduara.
Te njejtin fat pati autokolona gjermane edhe kur pershkoi rrugen e kthimit neper Jugosllavi. Ja si pershkruhen disa nga ato humbje ne faqet e nje ditari me autor anonim te ruajtur e te botuar pjeserisht ne vitin 2006 nga ish-ushtaraku i Divizionit te 6-te shqiptar ne Jugosllavi Resul Bedo
2 janar 1945 Mot i renduar ere e furtune. Brigada e 7-te marshon ne drejtim te Jabllanices. Rruga e mbushur me kufoma nazistesh dhe arme. Luftetaret mbledhin arme e municione. Gjurme te bombardimeve te aviacionit anglo-amerikan ne Bioce...
4 janar 1945 Marshimi i brigadave kryhet neper luginen e lumit Tara. Kudo gjurme luftimesh. Kolonat e nazisteve jane ndeshkuar rende nga aviacioni i aleateve. Rifillojne luftimet mes pararojes se Divizionit me praparojen e nazisteve ne afersi te Kolashinit...
5 janar 1945 Vazhdon te bjere shi e bore... Ndeshen gjate rruges trupa te shumte te kufomave kamione e mjete te shkaterruara qe kishin targa te Shqiperise dhe te Athines.
Resul Bedo Divizioni i 6-te Sulmues ne fletet e nje ditari ndash Tirane 2006.
Pra shihet qarte se ushtria gjermane po largohej vete si nga Greqia e Shqiperia edhe nga Jugosllavia.
Keto vende po zbrazeshin po cliroheshin sepse Gjermania e mundur dhe e thyer ne frontet kryesore te luftes nga forcat ushtarake te aleances anglo-sovjeto-amerikane nuk kishte asnje arsye per te qendruar ende ne Ballkan. Ajo tanime po terhiqej ne atdheun e vet duke i lene te lira vendet e Ballkanit qe i kishte pushtuar perkohesisht per nevojat e luftes kunder anglo-saksoneve - sic kishte deklaruar kryekomandanti i forcave gjermane sapo kishte shkelur ne Shqiperi shih gazeten Kombi 28 shtator 1943. Keshtu qe -ne te vertete- keto shtete nuk po i clironin partizanet pavaresisht se ata qysh nga shtatori 1943 e ne vazhdim kishin bere lufte cetash kunder forcave gjermane. Me pak fjale Eumlshte e qarte dhe e sigurt se Jugosllavia do te ishte cliruar edhe pa ndihmen e dy divizioneve shqiptare te kerkuara me ngut nga Josif Broz Titoja. Po perse iu deshen realisht udheheqjes se larte sllavo-komuniste ato forca ushtarake shqiptare ne Jugosllavi e vecmas ne Kosove kur gjermanet ishin larguar andej
Ne se do te pranonim versionin e propagandes komuniste se ato shkuan atje te shtyra nga ndjenja internacionaliste per te cliruar Jugosllavine atehere perse kur dy divizionet po shkonin drejt Sarajeves ne ndjekje te gjermaneve iu dha papritmas urdhri qe te ktheheshin ne Kosove
Ishte nje urdher i dhene me fonogram nga Tirana qe i cuditi edhe kreret e Divizionit te 6-te me te cilin kerkohej qe
Divizioni i 6-te te nderprese luftimet ne Bosnje dhe te perqendrohet ne Kosove ne zonen Mitrovice-Vucitern-Podujeve. . Ky urdher i pabesueshem beri qe radisti i Divizionit te kerkoje ritransmetim. Erdhi i njejti njoftim Divizioni te nderprese luftimet ne Bosnje dhe te perqendrohet ne Kosove....Komandanti i Divizionit kolonel Gjin Marku dhe komisari Njazi Islami kerkuan te dinin me teper. Perseri erdhen shpjegime te tjera. Divizioni duhej te kthehej ne Kosove. Po perse Resul Bedo Divizioni i 6-te Sulmues ne fletet e nje ditari. Tirane 2006 faqe 183-184.
Pergjigjen e asaj pyetjeje ata do ta merrnin menjehere sapo te arrinin ne Kosove e te njiheshin me gjendjen e krijuar atje me terrorin e pashembullt serbo-malazez mbi popullsine shqiptare dhe me rezistencen e armatosur te burrave te Kosoves per vetembrojtje. Kerkohej nderhyrja e dy divizioneve shqiptare si amortizatore per qetesimin e situates per shuarjen e qendreses mbarepopullore kosovare. Kjo fillimisht do te behej me propaganden mashtruese te vellazerim-bashkimit pastaj edhe me prerje ne bese e tradhti te hapur deri ne ndeshje me arme me kosovaret kryengrites.
Synohej vazhdimi i strategjise se ndjekur ne Shqiperi nga misionaret jugosllave te tipit Mugosha e Miladin Popovic qysh me krijimin e Partise Komuniste Shqiptare per te perdorur shqiptaret kunder shqiptareve. Ne kete rast komunistet e Shqiperise do te duhej te vepronin mbi bashkekombesit e Kosoves per llogari te shovinisteve serbo-malazeze te maskuar pas ideologjise marksiste-leniniste dhe internacionalizmit proletar. Kete detyre internacionaliste udheheqesit komuniste te Tiranes Enver Hoxha Koci Xoxe Haxhi Lleshi etj... si dhe kreret e perzgjedhur te dy divizioneve te derguar ne Kosove do ta realizonin plotesisht me te gjitha format e mjetet me mashtrim e dhune. Ata u kthyen ne kodoshe politike duke u perpjekur tiu mbushnin mendjen kosovareve se ujqerit serbe e malazeze me yllin e kuq tanime ishin kthyer ne qengja.
Populli fisnik i Kosoves i priti me perzemersi bashkekombesit e divizioneve nacionalclirimtare shqiptare shpresoi dhe besoi ne mbrojtjen e tyre. Por dolen teper te zhgenjyer kur pane se ata i kishin humbur te gjitha cilesite e mira te shqiptarit dhe ishin bere njelloj si sllavet.
Le te shikojme disa nga castet e mikpritjes se cilter kosovare sipas librit te permendur me siper te R. Bedos Divizioni i 6-te Sulmues ne fletet e nje ditari
Faqe 201 Brigada e 8-te dhe e 22-te parakalojne ne Mitrovice te brohoritura nga populli. Brigada e 22-te vazhdon marshimin ne drejtim te qytetit Vucitern. Vendoset ne qytet dhe pritet me perzemersi nga populli.
Faqe 269 Ardhja e Divizioneve tona ne Kosove ndikoi per te zbutur goditjet e egra dhe raprezaljet ndaj shqiptareve ndikoi ne ndalimin e vrasjeve masive nga ana e serbeve. Po ajo nuk ia arriti te shmangte teresisht te keqen. Ne ditet e mevonshme ngjarjet rrodhen ndryshe..
Pra dy divizionet shqiptare edhe pse ishin ne dijeni te plote dhe i shihnin nga afer ngjarjet tragjike nuk bene asnje veprim konkret per ta ndalur te keqen. Ato vetem mbanin konferenca ne popull per bashkim-vellazerimin dhe hanin pite Kosove. Nuk eshte aspak e vertete ajo qe thuhet se Ardhja e Divizioneve... ndikoi ne ndalimin e vrasjeve sepse Masakra e Tivarit ndodhi bash ne ate kohe kur ato gjendeshin ne Kosove ne marsin e vitit 1945. Madje kjo ngjarje as qe permendet fare ne librin e shkruar me partishmeri te larte nga ish-pjesetari i asaj ushtrie Resul Bedo.
Faqe269 17 mars 1945 Sot ne Podujeve komisari i Brigades 7-te Qazim Kapisyzi mbajti nje konference ku moren pjese nje shumice e madhe vendesish. Batalionet zhvillojne konferenca ne popull.
Faqe 270 Ne Bosnje jetonim te uritur me pak buke elbi ose dy kokrra patate ne dite kurse ne Kosove motrat tona na shtrojne ne sofer pite Kosove.
Kjo na kujton vargjet e Naimit Buk e memedheut i zente tradhetaret e pabese. Sepse shume prej atyre djemve e burrave te Kosoves qe me flamurin kombetar nder duar u bashkuan me divizionet shqiptare dhe kerkonin shpetim prej tyre iu kthyen poshtersiht forcave jugosllave ku gjeten vdekjen. Dicka e tille tregohet pjeserisht edhe ne librin Une Ramiz Alia deshmoj per historine nga i cili citojme
Faqe 35 Ne morem nje urdher nga Shtabi i Pergjithshem i ushtrise jugosllave qe te dy divizionet tona te shkojne ne Kosove... atje ne ate kohe kishte levizje antijugosllave. Me pak fjale situata ishte shume e turbullt. Me kujtohet asokohe flisnin shume keq per nje brigade malazeze e cila bente kerdine ne Kosove.
Pra komisari i Divizionit te 5-te R. Alia eshte ne dijeni per ate qe ndodh me vellezerit kosovare dhe nuk reagon fare d.m.th. pranon ne heshtje gjithcka. Dhe juridikisht e moralisht mosveprimi denohet.
Faqe 36 ...divizioni yne nuk ka marre pjese ne luftime. Por neve na kane ardhur shume kosovare e mbaj mend si sot me flamur shqiptar duke thene -Ne doren tuaj....
Dhe Ramizi me shoke i dergoi ata ne duart e kasapeve serbo-malazeze. Kjo eshte e pafalshme
Komisari R. Alia dhe komandanti Rrahman Perllaku i kane qendruar besnike ne krime padronit te tyre Enver Hoxhes te cilit i raportonin gjithcka u kerkonte dhe zbatonin me servilizem urdhrat e tij.
Me 7 prill 1945 vetem nje jave mbas masakres se Tivarit nga Mitrovica ata i percjellin Shtabit Operativ per Kosove e Metohi listen e kosovareve te tjere qe do te dergoheshin drejt vdekjes. Ne dokumentin qe gjendet ne Arkivin Qendror te Shtetit firmosur nga komandanti n/kolonel Rrahman Perllaku dhe komisari n/kolonel Ramiz Alia shkruhet tekstualisht Bashkangjitun po ju dergojme listen emnore e te dorzuemve dhe te vullnetareve kosovare tardhun ne radhet e ketij Divizioni.-. Gazeta RD 21 shtator 2010.
Ndersa me radiogramin e nisur nga Tirana me 5 qershor te vitit 1945 urdherohej Divizionit te 5-te. Te arratisurit e dorezuar ne Divizionin tuaj dergojani Divizionit 52 jugosllav- T.K. -Enver. Gazeta RD 22 shtator 2010.
Ne deshmine e tij per historine si dhe ne librat e tjere me histori lufte ish komisari i Divizionit te 5-te nuk thote asnje gjysme fjale per Masakren e Tivarit. Ben te padijshmin dhe i shmanget pergjegjesise per ate ngjarje makabre.
Pa ndihmen dhe bashkepunimin me komunistet shqiptare Titoja do ta kishte shume te veshtire ti shtypte revoltat ne Kosove. Dhe vetem per kete qellim i kerkoi dy divizionet shqiptare jo per te luftuar gjermanet e per te cliruar Jugosllavine.
Operacionet e organizuara me pjesemarrjen e reparteve te shumta ushtarake jugosllave kunder forcave kunderrevolucionare filluan ne ditet e para te dhjetorit 1944. Ne botimet e ndryshme te publikuara ne Serbi dhe ne Jugosllavi midis te tjerave eshte theksuar se pas clirimit te Kosoves atje shpertheu nje qendrese e armatosur me pjesemarrjen e mijera kunderrevolucionareve dhe brigadave balliste... Sipas tyre qendresa e armikut ishte aq e fuqishme ne disa rajone te Kosmetit si ne Drenice saqe coi deri ne luftime frontale. Lefter Nasi Ripushtimi i Kosoves - Tirane 1994 faqe 142.
...nen pretekstin e mbledhjes se armeve dhe te shtypjes se reaksionit repartet jugosllave filluan fushaten e terrorit pa bere asnje dallim... Ata filluan ta torturonin dhe ta denonin pa gjyq popullsine duke e akuzuar se kishte arme. Po aty faqe 143.
Ne kete operacion krahas reparteve te UNC te Jugosllavise moren pjese edhe formacione te UNC te Shqiperise te cilat ne ate kohe vepronin ne Kosove. Sipas pohimeve arbitrare te Shtabit Operativ te Kosoves Brigada e 5-te e UNCSh do te vepronte ne vatren e reaksionit ne krahinen e Drenices.
...terrori antishqiptar mori permasa te gjera te shemtuara dhe per rrjedhoje ai provokoi revolten masive te armatosur te popullit shqiptar per tu vetemrojtur. Po aty faqe 144.
Ne mesnaten e 2 dhjetorit 1944 mijera fshatare te udhehequr nga Adem Gllavica Qazim Llugaxhia Hysen Terpeza etj. sulmuan gadi nga te gjitha anet qytetin e Ferizajt. Pasi thyen qendresen e forcave qe ruanin qytetin brenda nje kohe te shkurter ata marshuan drejt qendres se qytetit dhe nderteses ku ndodhej shtabi i brigades. Me fshataret qe sulmonin u bashkuan banore te qytetit si edhe nje pjese e te rinjve shqiptare te mobilizuar ne formacionet e UNC te Jugosllavise...
Me kerkesen e shtabeve jugosllave aty u dergua me nxitim edhe Brigada e 25-te e UNCSh e cila deri ne kete kohe ishte e perqendruar ne Gjakove. Me 3 dhjetor ajo arriti ne qytetin e Ferizajt ku vazhdonin luftimet ndermjet Brigades se dyte kosovare dhe forcave qe kishin sulmuar qytetin te cilat arrinin ne 2500 veta. Ne mbremjen e asaj dite u fut ne luftim batalioni i pare dhe i dyte i kesaj brigade te 25-te te UNC Shqiptare ndash T.K.. Rrethimi i qytetit u ca brenda nje kohe te shkurter sepse forcat fshatare e leshuan frontin... Forcat fshatare te perqendruara ne ate sektor u terhoqen pa bere asnje qendrese dhe pa shkrehur asnje pushke sepse nuk pranuan te ndesheshin me formacionet e UNC te Shqiperise. Po aty f.145-146.
Jane edhe nje varg revoltash te tjera te kosovareve ne Gjilan Mitrovice Drenice Polluzhe Vucitern etj.. Dhe pas shuarjes se tyre per shkak te kolaboracionizmit te komunisteve shqiptare me serbo-malazezet vijojne operacionet ndeshkimore dhe gjenocidi i vertete qe shtrihet edhe ne fshatrat me te thella ne te gjithe Kosoven.
Shtypja e revoltave u shnderrua ne nje kasaphane te vertete qe synoi asgjesimin sistematik dhe te organizuar te popullit shqiptar. Nga te dhenat e deshmitareve te ngjarjeve dhe te dokumentave te kohes del se gjate dimrit te vitit 1944-1945 ne viset shqiptare ne Jugosllavi u asgjesuan rreth 40.000 veta. L. Nasi Ripushtimi i Kosoves faqe 182.
Disa nga drejtuesit e UNC Sh dhe ata te LANC te Kosoves i informuan drejtuesit kryesore te PKSH per gjendjen e rende per ndjekjet raprezaljet e terrorin qe mbizoteronte ne Krahine. Ne ate kohe F. Hoxha Fadil Hoxha udheheqesi komunist kosovar ndash T.K. deklaronte hapur se ne politiken e ndjekur ne Kosove e ne viset e tjera shqiptare nuk shikonin ndonje ndryshim me te kaluaren se shqiptaret vuanin si ne periudhen e Jugosllavise se kraleve. Por drejtuesit e PKSH nuk paten kurajon e guximin per te ngritur zerin dhe per te kerkuar zgjidhjen e problemit kombetar te popullit shqiptar per te mbrojtur te drejtat e tij te ligjshme kombetare por as per te protestuar kunder shtypjes se eger te ushtruar ne keto vise. Per me teper nje nga drejtuesit kryesore te PKSH Koci Xoxe e informonte shefin e OZN-as per Kosoven S. Gjakovicin per takimet dhe ankesat e paraqitura ne ate periudhe nga F. Hoxha. Po aty faqe 160.
Pas qetesimit te gjendjes ne keto vise udheheqja e Partise Komuniste Jugosllave kerkoi largimin e formacioneve te Ushtrise Nacional-Clirimtare te Shqiperise drejt kufijve jugore te Republikes se Maqedonise dhe me pas kthimin e tyre ne Shqiperi. Lefter Nasi Ripushtimi i Kosoves faqe 183.
Kuptohet se mbasi i kishin perdorur sic deshen vete dy divizionet shqiptare dhe mbasi e kishin arritur qellimin e tyre kryesor venien e Kosoves nen kontrollin e plote policor per jugosllavet tanime ato forca ushtarake ishin krejtesisht te panevojshme madje te bezdisshme. Kishte mbaruar akti i fundit i tradhtise ndaj popullit te Kosoves.
Kush duhet te pergjigjet per Masakren e Tivarit dhe per krimet e tjera te kryera ne Kosove.
—
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhesika Vula:Filmi horror për krimet ndaj shqiptarëve tërbon serbët
» Xhesika Vula:RADA TRAJKOVIQ DHE KUVENDI I KOSOVES....
» Xhesika Vula:Barak Obama mbështet aksionet e KFOR-it në veri të Kosovës
» Xhesika Vula:Në bisedime me Serbinë, delegacioni i Kosovës pranon kompromisin në dëm të pavarësisë së vendit
» Xhesika Vula:RRETHANAT POLITIKE QË SOLLËN DERI TE KRYENGRITJA E KOSOVËS E VITIT 1910
» Xhesika Vula:RADA TRAJKOVIQ DHE KUVENDI I KOSOVES....
» Xhesika Vula:Barak Obama mbështet aksionet e KFOR-it në veri të Kosovës
» Xhesika Vula:Në bisedime me Serbinë, delegacioni i Kosovës pranon kompromisin në dëm të pavarësisë së vendit
» Xhesika Vula:RRETHANAT POLITIKE QË SOLLËN DERI TE KRYENGRITJA E KOSOVËS E VITIT 1910
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi