Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Mposhtja e frikës...Kujtimit të Tahir Mehmet Bejos nga Shijaku.

Shko poshtë

Përparim Hysi:Mposhtja e frikës...Kujtimit të Tahir Mehmet Bejos nga Shijaku. Empty Përparim Hysi:Mposhtja e frikës...Kujtimit të Tahir Mehmet Bejos nga Shijaku.

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 07, 2011 11:18 pm

Mposhtja e frikës...Kujtimit të Tahir Mehmet Bejos nga Shijaku.

Tregim
Përparim Hysi:Mposhtja e frikës...Kujtimit të Tahir Mehmet Bejos nga Shijaku. Perparimhysi
Nga Përparim Hysi

Prolog

Pyetjes a vuajmë nga kompleksi i frikës,i përgjigjemi
përgjithësisht,me jo.Kjo përgjigje,në të vërtetë,është e mangët dhe
krejt e nxituar.Saktësisht,të gjithë njerëzit kanë frikë.Provuar nga
të gjithë.Por je frikacak e shkuar frikacakut,në s'e mposht
atë:frikën.Dhe mvaret që a e mposhtim të tërë.Për fat të keq,jo të
tërë.Bilez frika shtrin domenin e saj mbi shumë njerëz:të të gjitha
moshave e të të gjitha gjinive.Unë mendoj se vetëm fëmijtë (po nuk ua
ke futur virusin e frikës ) dhe të marrët nuk kanë frikë. Kur e
pyetën një hero të Luftës së madhe patriotike në Bashkimin Sovjetik
se a ke patur frikë gjatë luftës kundër gjermanëve,ky u
përjgigj:-Kushdo që thotë se nuk kam frikë,gënjen.Puna është që ta
mposhtësh frikën.Kush e mposht frikën është trim.Heroi ishte nga ato
pakicat ruse,më duket ujgur a kirgizas dhe quhej Babishu Momishuli.
Në u mora pak me frikën dhe mposhtjen e saj, e bëj jo pa shkak.Vetëm
kini durim dhe më ndiqni. Do tregoj për një nga ata që e mposhti
frikën në kohën e regjimit të Enver Hoxhës.Po para se të dalë në
temë,lejomëni që të bëj dhe pak përsiatje që vlejnë si një
dekor,ku,më tej,do ravijëzohet gjithë jeta ekëtij njeriu sa të
aftë,por dhe aq trim.
Trimëria nuk tregohet vetëm në sheshin e luftës,por dhe në betejën e
gjatë të jetës. Ata që kanë provuar luftën,thonë se beteja e jetës
është ca më e vështirë apo dhe më e ashpër.Dhe unë them që kanë të
drejtë,aq më shumë kur flitet për jetën nën një regjim që hiqej
popullor dhe ishte më shtypës nga gjithë regjimet shtypëse në
botë.Pra,nga frika tek trimëria,një çap të ndan.E mposhte frikën,je
trim.Të mposhti,je frikacak.


* * *
Kur përsiatem për frikën,kam dhe një arsye më shumë.Personazhi i
tregimit tim,sado që ka qenë ushtarak dhe i lidhur me partinë (ka qenë
dhe komunist )
qe martuar me një ruse të cilën e dashuroi kur qe atje për studime. Sa
të lexoni kaq dhe nuk është e vështirë të kuptosh,pse tregimi im ka
këtë titull. E vura këtë titull enkas. Dhe ja pse:lexova mbresa të një
shkrimtari për një tjetër shkrimtar,ku,në vija të trasha,thuhej,mes
tjerash:...kur e detyruan që të ndante gruan e parë se qe ruse...". E
lexova këtë frazë dhe zura të mendoja për mikun tim,të ndjerin,Tahir
Beja,dhe thashë:-Sa qëndron kjo fjala"kur e detyruan" dhe po vet u
përgjigja:-Është krejt e vërtetë që ai regjim bënte trysni të madhe
dhe nuk njihte skrupuj,kur insistonte që të ndante burrin nga gruaja
dhe ca më tepër edhe nga fëmija (qenë dhjetra e dhjetra ata që i
shkatërruan familjet),por,nga ana tjetër,pati nga ata
që,trimërisht,morën përsipër të gjithë pasojat dhe nuk i ndanë.Pra,e
vunë poshtë frikën.Dhe unë,para se të flas për mikun tim,do t'u sjellë
,kalimthi,disa prej atyre që nuk u dhanë para gjithë trysnisë.Ata
kanë qenë mes nesh,por ne trimërinë e tyre nuk e vinim re.Dhe kjo
është,pakëz,fatkeqësia jonë.

*
* *
Mirë pra,le të fillojmë.Si mendoni ju të mos i kenë bërë presion që të
linte bashkëshorten,i madhi kompozitor shkodran,Pjetër Gaci? Jo vetëm
i bën presion dhe kur ky Njeri sa i madh si muzikant,aq i madh dhe
trim u tregua si njeri.Nuk e ndau të shoqen.Dhe për këtë"mosbindje"
ndaj urdhërave nga lart,muzikantin e madh e çuan ushtar në
Shëngjin.Kur shkova ushtar,kompozitori qe liruar,por gjeta kapterin që
më tregonte:-E çfarë Njeriu ishte!Me ranë dek në kamb,kur luente në
violinë. Çdo ditë kur nsiej për në tunel (punime operative quheshin në
gjuhën e ushtrisë),ia fashojsha gishtat se druj,-thoshte,- po
më"sëmuren" tuj thye grurë.I ndjeri Pjetër Gaci që i dha aq
muzikës,ka kohë që nuk rron,por rron bashkëshortja e tij "rusja" nga
Shkodra që,edhe pse ka vdekur i shoqi,nuk është kthyer në Rusi,por
rron në Shkodër.Një grua trimëreshë që qe në sinkron me trimërinë e të
shoqit.Në Vlorë ka pas rrojtur një oficer i zoti që është quajtur
Hazis Hasa. Ky,Hazis Hasa,krahas studimeve në Bashkimin Sovjetik u
dashurua me një ruse nga Ekatirnoburgu.U dashurua dhe e mori me vete.E
solli në Shqipëri.Si mendoni a nuk iu bë trysni këtij oficeri për të
lënë të shoqen?Jo vetëm nuk e la,por me të rroi deri sa mbylli sytë(ka
vdekur para dy vjetësh),por e shoqja ruse që rron ende,jeton në Vlorë.
Se ajo e çmoi aktin e të shoqit:kurrë nuk iu nënështrua trysnisë duke
marrë mbi vet të gjitha pasojat.
Në Fier ka patur disa me gra të huaja.Mbi të gjithë u ushtrua
trysni.Por pati nga ata,që e mposhtën frikën.Një kuadër që gruan e
kish ruse,bash kur kishim nja 10-vjet të mira që qemë prishur me
rusët,e la të shoqen kot fare.Rusja qe mësuese që jepte rusisht.Kish
vajtur të merrte regjistrin në personel dhe nxënësit e ngritën klasën
në hava.Mbrriti mësuesja (qe e zonja dhe me autoritet ) dhe,nxënësit
, sa e panë , e pushuan si me urdhër zhurmën.Mësuesja u
tha:-Ç'patët?Kini frikë?Shqiptarët nuk kanë frikë. Kaq qe i
gjithë"faji" i kësaj fatkeqeje,se kuadri,sado që ksih mbi 20 vjet me
të, iu nënështrua diktattit të partisë dhe e ndau të shoqen.Pra,kur
thonë në Myzeqe,ky,kuadri partiak për të ruajtur karriken dhe
karrierën,i bëri trragë bythës.Dhe po në Fier.Fieri ka qenë pak me
fat,që i erdhi një doktor si i paharruari dr.Thimi Melonashi. Ky njeri
ideal dhe një nga profesionistët më të mirë që kishte jo
vetëm,Fieri,por dhe Shqipëria (këtë e thoshin me zë të lartë në
Tiranë) ,pati fatin e keq dhe nuk bëri karrierë,se gruan e kishte
rumune.I dhanëe i morën që ta linte këtë"agjente" të George Gjeorgjiu
Dezh?!" ,por doktori nuk u dha.Ia çuan të përziente bojëra në
komunale.Dhe kë çuan.Atë,të mirën dhe të urtën.Ana Milonashi. Është
filologe e madhe,bre,- më thoshte i ndjeri në intimitet. Dhe,vërtet,
kur erdh demokracia ajo"agjentja" ia bëri bam si autore fjalorësh
dy-gjuhësh,por i ndjeri Doktor Thimi nuk pa ditë të bardhë.Ia nxinë
jetën duke ia bërë"pis" të shoqen.

* * *
Tahir Mehmet Bejo nga Shijaku qe jetim.Pothuaj u rrit sa në shkollën
e kadetëve aq dhe në shkollë të bashkuar.Qe jo vetëm nxënës i mirë,por
dhe shumë i gjallë.Qe,veç tjerash,edhe futbollist i mirë.Aktivizohej
asi kohe me skudrën aq simpatike "Luftëtari" që qe një skuadrë
ushtarake dhe,më pas,edhe me të famshmin "Partizani". Si nxënës
cilësor që qe,fitoi bursë për studime në Bashkimin Sovjetik,në
specialtetin e artilerisë bregdetare.Qe djalë shumë simpatik dhe
s'kishte si mos binte në sy të femrave ruse,që,siç tregojnë,kishin
obsesion dashurinë me shqiptarët.Se janë besnikë,-
thoshin.Mjerisht,shumë nga ato u zhgënjyen nga kjo besnikëri,se pati
shumë syresh,që u mposhtën nga frika. Tahiri u dashurua me një bjonde
majft të bukur:me Tamarën.Jo vetëm u dashurua me të,po,kur po mbaronte
afati i studimeve,atje u lindi dhe çupa që i vunë emrin Svjetllana.
Kur u kthye,mbasi mabroi studimet,në fillim të viteve '60-të,me gjithë
grua e çupë u vendos në ishullin e Sazanit,se atje u caktua me
detyrë.Merreni me mend zhgënjimin e ruses së bukur (me të vërtetë qe
si një tulipan i plotë,i bukur dhe i verdhë,se qe shumë bjonde) ,që la
atë konfort që,krahasuar me tonin,qe si nga dita të përfundosh në
natë.Po kur e do burrin dhe anasjelltas,të gjitha vështirësitë dhe
privacionet,zënë e zvogëlohen aq sa nuk të hyjnë në sy. Aty,sa u thye
iti 1960,familajrisht kapiteni i parë Tahir Bejo,transferohet në
Shëngjin.
Kur erdha unë ushtar,e gjeta në Shëngjin si shef të shtabit.Qe një
oficer që,menjëherë,të binte në sy.Uniforma i rrinte,si të ishte i
lindur për ushtarak,dhe kish një karizëm që të bënte për vete.Pak si
brun,me ca mustaqe të zeza që aq i shkonin,në dukje të jepte
përshtypjene një njeriu të sertë e të rreptë,por,po ta njihje
mirë,atëherë do ta kuptoje që kishe të bëje jo vetëm me një ushtarak
të zotin,por dhe me një njeri me zëmër të madhe.Mirpo ky njeri kaq i
përgatitur(mbante gjith shtabin e nënrepartet gjallë) ,mbahej nën
surevjeim dhe shihej si"delja e zezë". Kjo që them,nuk është me
apriori,por e vërtetë e palujatshme. Sa herë e kishin thirrur dhe i
bënin presion që ta linte atë,rusen;atë agjenten;por asnjëherë nuk
lëshoi pe.Pranoi të gjitha trysnitë dhe nuk u dha. Unë punoja në zyrën
sekrete dhe e kisha titullarin tim direkt.Duke punuar bashkë,ne u bëmë
miq dhe,shpesh,më hapte barkun duke m'i treguar të tëra.
Dhe çuditesha me të:-Sa burrë i Zoti!Nuk ia bëri njëherë syri tërr.

* * *
Një ditë vere,sa për kontroll aq dhe për plazh,kish ngritur "çadrën" e
pushimit (një rrugë e dy punë),vet gjeneral Hito Çako.Atë kohë,më
duket se qe Drejtor i Aparatit Politik të Ushtrisë.Pra,qe në kokë të
udhëheqjes së ushtrisë.Kur nuk e prisnim,trokiti dhe,kur hapa
derën,shoh gjeneralin.Para meje paraqiti frocën shefi,Tahiri,por as që
ia priti këtë paraqitje,po tha,ulu,Tahir,ulu. Dukej njihej prej kohësh
kur gjenerali,me sa më kujtohet,qe marrë dhe me bregdetin.U ulën
secili në karrike dhe unë në karriken time,por duke u kthyer me front
nga ata.Gjenerali seç kërkoi një shkresë"sekrete" dhe,si kërkova e
gjeta dhe ia dhashë,ai duke parë mbi shkresë,më pyeti:-Shok ushtar je
komunist ti?
-Jo,- iu përgjegja.
Gjenerali iu drejtua major Tahirit:-Tahir,e ke atë gruan ruse ti?
-Si urdhëron shoku gjeneral! (tek e ndiqja drejtimine bisedës,vëreja
një nervozizëm të mikut tim dhe po më vinte keq).
-Dëgjo,Tahir,- foli gjenerali,skur t'i bjerë zjarri kësaj zyrës,së
pari nuk do thonë që e ka djegur ky ushtari,sado që ky nuk është
komunist.Do të thonë e ka djegur major Tahir Bejo se ka gruan "agjente
të rusëve",pastaj do të thonë për ushtarin dhe,në fund fare,për mua
gjeneralin.
Major Tahiri,pothuaj,qe bërë shafran i zi nga aluzionet e
gjeneralit,por qe çmësuar stomaku i tij me këto survejime e provokime
të trasha.Gjenerali,sikur të kishte ardhur enkas për këto "batuta" kaq
të rënda,ndënji dhe pak dhe u largua.
Kur u kthye shefi,nisa nga pyetjet e mia.Dhe zuri të më tregojë aq e
aq presione,të cilat ai i kish përballuar si burrë i vërtetë.Si një
trim dhe kaluar trimit.

* * *
Kur ndodhi pushtimi i Çekosllovakisë nga rusët,shtabi qe mbledhur për
të parë zbarkimin.Major Tahiri paskej thënë:-Ç'zbarkim i shkëlqyer! (
e kish rrëmbyer ana profesionale),por,si ish kthiellur,kishte
shtuar:-Rusët çekët i gjetën në gjumë.Pa le ta provojnë njëherë me ne?
Hafia çoi tek "mbreti" vetëm"Ç'zbarkim të shkëlqyer" dhe mikun tim e
thërresin drejt e në Komtetin Qëndror:tek komisari i madh,Hysni
Kapo.-Ke thënë"zbarkim i shkëlqyer për rusët",sado që u mbrojt miku im
dhe,sado një ofcer i ri,lab,por burrë me kockë erdhi dhe tha të
vërtetën (gjej rastin ta falnderoj atë oficer trim që ështtë quajtur
Banush Shurdhi),se tha:-Po të vijnë e ta provojnë me ne?,asgjë nuk u
mor për bazë.Tahir Bejon e përjashtuan nga partia dhe e transefruan në
Laç.Atje jepte lëndën ushtarake në shkollën e mesme Laç.Por diktatura
t'i bluante kockat pak nga pak.Morën vesh se i vëllai i Tamarës(
"agjentes") na ishte shpallur tri herë kampion bote në hedhjet me
parashutë.Pra,ky qe "desanti i parë" që do zbarkonte në Shqipëri.Major
Tahirin e çmobilzuan dhe e dërguan në ndërmarrje e drurit në Laç.Po
ai ,përsëri,qëndroi si trimat.Tamarën jo vetëm nuk e la,po ai kish
kohë që kishte dhe djalë,Sokolin.Sa më e madhe qe trysnia e pushtetit
dhe partisë,aq më i madh qe qëndrimi stoik dhe për t'u marrë shëmbull
i Tahir Bejos.Punoi disa vjet në atë ndërmarrje dhe,kur erdhi
demokracia,familjarisht u vendos në Rusi.
Fillova të interesohesha për mikun tim dhe gati bërtita,kur një mik
tjetër,më dha lajmin e hidhur se miku im kish vdekur.Dhe shumë kish
rrojtur me ato seç i pa lëkura.Kish vdekur,po,për së gjalli,e kish
lënë amanet:-Të më varrosni në Shqipëri! Dhe e sollën në Shqipëri këtë
trim që diti që ta mposhtë frikën.
Për fat të mirë,ndjehesh pak krenar kur sheh që trimëria s'ka qenë e
një njeriu të vetëm.Unë solla disa prej tyre,por lista mund të jetë e
gjatë.E,sa për ata,që i ndanë se i"detyruan",pasqyrat janë përpara.Le
të shikohen.Unë vetëm kam treguar për ç'di.
Duke e sjellë veç kalimthi jetën e këtij njeriu,sa të guximshëm dhe
aq atdhetar,më mban shrpesa se ndoshta bie në gjurmët e familjes së
tij:Tamarës,Svjetllanës dhe Sokolit.Dikush më ka thënë se e mbesa e
Tahirit,çupa e Svjetllanës,është si folëse tek Radio Moska-shqip.
Ndoshta shkon ky shkirm tek cilido që di për të dhe të më shkruajnë
përmjet e-mailit:perparimh@gamil.com
Ky tregim të jetë si një tufë me lule mbi varrin e mikut tim:Tahir
Mehmet Bejo nga Shijaku.Në paqe u prehtë!Amen"

4 nëntor 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi