Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Nehat Ramizi

Shko poshtë

Cikël poetik nga Nehat Ramizi Empty Cikël poetik nga Nehat Ramizi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 07, 2009 1:50 am

Cikël poetik nga Nehat Ramizi






Cikël poetik nga Nehat Ramizi U1_NehatRamizi
Nehat Ramizi
Nehat Ramizi u lind në vitin 1952, në fshatin Tërnoc, komuna e Bujanocit.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes , të mesmen në Bujanoc, kurse fakultetin filologjik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetitn e Prishtinës në Prishtinë.
Me shkrime ka filluar të merret që kur ishte nxënësi shkollës së meseme .
Veprat letrare:
“Plisi lashtësisë”poezi botuar më 2003
“Lokja “ roman, botuar më 2005
“Rjedhë pa dredhë” poezi botuar më2005
“Fëmijët në skenë” pjesë teatrale, botuar më 2007
“Lule fushe për një sy rrushe “ poezi për fëmijë, botuar më 2008
Jeton dhe vepron në Tërnoc.
ATDHEUT
Atdhe je fushë e mal
Je qytetfshat e katund
Për tykëngëns’e ndal
Ninulla djapin përkund
Aferim
Krenohem me dëshmor
Krenohem me shkollarë
Gëzimme nxënës në orë
Luftë për pesëshe në ditar
Shpërblim
Atdhe të duam me këngë
Për ty ham çelik me dhëmbë
S’ka komoditet dhe dëshrë
Nëse adheu s’frymon i lirë
Luftojmë për liri
Kush nuk I përkulet atdheut
Kush nuk i bënë atij nder
Meriton vapë dhe sketerrë
Jeta e tij kurrë mos past vlerë
Është tradhtarë
SHPRESË ATDHEU
Gjëmoni joni atdhe
Gjëmon si për here
Me shpresa të reja
ë dimmer dhe verë
Mësojmë për histori
Për kulturë e traditë
Mësojmë gjeografi
Ne shiptarët pa kufi
Gjithë tokat shqiptare
Jetojmë me një shpresë
Me hartat e Londrës
Të lidhim një besë
Të mos lëmë tokë e vri
Pa i përfshi tonin kufi
Kjo ëndërr herët a vonë
Do të bëhet realitetit i jonë
Ta mbajmë një shpresë
Me trojetona s’ka tregti
Të lidhimme besa-besë
Do të fitojmë tonën liri
NË TREG
Ditën e hënë dola në treg
Të blej sende sa s’u bë zheg
Mbi të gjitha për në shtëpi
Patate fasule dhe rrush të zi
Ankohen shitësit për çmim
Ndërsa blerësit duan lirim
Kurrës’mund të ketë ujdi
Secili punon me lëvërdi
Aty mund të gjejmë gjithëfarë
Për fëmijë edhe për të rritur
Me zë të çjerrë duke bërtitur
Të lira të shtrenjta si në treg
Urdhëroni mollë rrush e patate
Këtu do t’i gjeni të mira domate
Kemi speca tranguj dhe sallatë
Drekë të mirëzemrën ta kënaq
Të gjithë vëjnë me torba bosh
Me lakra fasule pemëe rrush
Çdo torbë blerësi e ka mbush
Malli i mire syrin ta josh
DHËMBI I VOGËL
Valit të vogël
Gjashtë vjeçar
Dhëmbi i parë
Lëvizë pa ndarë
Babi im si mjek
Me dara e çekan
Më nxuar dhëmbin
Lehtë si me gjilpanë
Fëmijëve porosi
Kur nxjerrin dhëmb
Me më shumë ngulm
Hudhne mbi kulm
Me sorrën e bardhë
Çdo herë me radhë
Lidhne një traktat
Punën me kontratë
Sorrë e lumja sorrë
T’i u bëfësh e bardhë
Merre dhëmbin e vjetër
T’më sjellësh një tjetër
PËR HERË ME NDJENJA
Unë jam nga herë melankolik
Unë jam njeri me ndjenja
Unë jam ai që ka friguar
Unë jam ai që t’ ka dashurauar
Kam qenë alokolist i kohës
Kam qenë një ushtar i rrugës
Kam qenëai që gjithënjë lufton
Kam qenë ai që ti s’e dashuron
Ti një ditë këtë do ta kuptosh
Gjithkah do të më kërkosh
Po atëherë do të jetë vonë
Kur dielli në qiell perendon
Do të më kërkosh anekënd Luginës
Për të dëgjuar këngë të violinës
Do të sorollatesh ngadal si val lumi
Pasi pa ju do të më ketë marrë gjumi
Dyshimi i ftohët derdhë valën tonë
Në reliktet e dashurisë t’jetës sonë
Nuk ka urë e as fuqi njeriu dot
Që mund të ndal vrrullin e nisur sot
Lirinë e kuptoj si për ty si për mua
Dyshimin lere i lire të kaloj ngjeti
Nuke kuptoj dashurinë e falur hua
Pastaj të flas boshëllqe vet me veti
Do kërkoj t’më kthehet ajo që dhashë
As më shumëe as më pak po atë që fola
Mbetëm prapa fjalëveqë unë t’i thashë
Nuk shiten fjalët e mia dushk për gogla
PËR HERË PËR NËNTOR
Ditë e madhe sa shapt mali
Për gjithë kombin shqiptarë
Kur i madhi Ismail Qemali
Ngriti flamurin kombëtar
Me pushkët e tyre plotë barot
Shqiptarët me pavarësi n’ botë
Me dëshirë dhe fjalë të zjarrtë
Shtetësint’ia siguroj tokës
Flamurin në Vlorë e ngriti lart
Edhe atëherë ka pasur pengesa
Për t ‘ia ndalur asaj pavarësinë
Nga fqinjët kishin shtëngesa
Me luftë Shqipëria fitoi lirinë
Në rradhë është Kosova jonë
Ajo pret nëntorët në radhë
Pavarësinë ajo e meriton
Me punë e fytyrë të bardhë
Për ne do t’jetë ditë e madhe
Lirinë ne kemi hak
S’do përkulemi kësaj radhe
Do të arrijmë të madhin cak

Për ZSH: Arsim Halili
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi