Pritje madhështore në Tetovë për Sali Berishën

Në një pritje madhështore në Tetovë, mijëra qytetarë pritën të mërkurën kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha i cili gjatë qëndrimit të tij në Tetovë vizitoi komunën ku u takua me kryetarin Prof. Dr. Sadi Bexheti.
Bexheti, në emër të këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Berisha për vizitën e tij në qytetin e Tetovës. “I nderuari z. Kryeministër në emër të Kuvendit komunal, në emër të qytetarëve të Tetovës ju falënderoj për ardhjen e sotme historike në qytetin e Tetovës. Zotëri Kryeministër, ju do të mbeteni në histori për këtë vizitë të rëndësishme, ju dëshiroj punë të mbarë dhe të kaloni mirë në qytetin e Tetovës”, tha Bexheti.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha vizitën e tij në Tetovë e cilësoi si një ngjarje shumë të rëndësishme të jetës së tij.
“Ky është një moment për tu përulur me nderimin më të thellë para qytetarëve që me punë përkushtim, guxim, mençuri dhe vizionin e shndërruan Tetovën në një qytet që u dha shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe kudo në botë më shumë krenari, më shumë dinjitet”, tha kryeministri Berisha.
Sipas tij, sot Tetova është shndërruar në një qendër të fuqishme të dijes, kulturës dhe zhvillimit të shqiptarëve në Tetovë por edhe të kombit në tërësi.
“Juve ju takoi edhe detyrimi por edhe nderi të qëndronit fuqishëm, të sakrifikonit për vlerat më themelore të njeriut dhe të kombit. Në përpjekjen tuaj ju keni bërë jo vetëm çdo shqiptarë më të lirë, por ju keni bërë Maqedoninë më të lirë dhe më të sigurt”, tha kryeministri Berisha.
Sipas tij, Tetova pas Tiranës dhe Prishtinës është qyteti më i rëndësishëm, qyteti i dy universiteteve.
“Vi këtu sot në qytetin e dy universiteteve ku dhjetëra mijëra vajza dhe djem të Tetovës, Prishtinës, të Tiranës dhe të gjitha trojeve kombëtare shkollohen, mësojnë, pra nuk di ndonjë qytet tjetër që në një hark kohor kaq të shkurtër të ketë arritur kaq shumë saç keni arritur ju. Ndaj, dhe unë, zotëri kryetar dua t’ju përshëndes ju vëllazërisht, të përshëndes çdo qytetar dhe qytetare të këtij qyteti, të shpreh bindjen për perspektivën e shkëlqyer dhe tu garantoj se Shqipëria do bëjë gjithçka për marrëdhëniet më të mira, më të fuqishme, më intensive me Maqedoninë në tërësi dhe me shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që ndodhen duke pasur bindjen e thellë se ne tani më së fundi të lirë, të lirë në Shqipëri, të lirë në Maqedoni, të lirë në Kosovë, të lirë në Mal të Zi do mund të ndërtojmë të ardhmen më të shkëlqyer që meritojmë”, tha kryeministri Berisha.
Sipas tij, përpjekjet dhe kontributi i qytetarëve të këtij qyteti janë krenari e veçantë për çdo shqiptar kudo që ndodhet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, diasporë dhe në të katër anët.
“Unë vi sot në një qytet me një vizion evropian, vi sot në një qytet i cili me vlerat e tij qytetare ofron standardet më të mira të tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Në luftën dhe përpjekjet e tij bëri Maqedoninë më të lirë, më të sigurt, më stabël, jo vetëm Maqedoninë por jugun e Ballkanit”, tha kryeministri Berisha.
Duke nënvizuar se Tetova sot shënon arritjet më të mëdha për qytetarët dhe mbarë kombin shqiptar, kryeministri Berisha tha se do të bëhet gjithçka që të vendoset një infrastrukturë më moderne të komunikimit midis dy vendeve.
“Ne do bëjmë gjithçka për të vendosur një infrastrukturë ndër më modernet të komunikimit midis dy vendeve. Pakkush mund të përfitojë më shumë se ju, qytetarët dhe qytetaret e Tetovës nga kjo infrastrukturë. Ju jeni punëtorë të shkëlqyer, ndër shqiptarët më punëtorë, andaj krijimi i hapësirave të reja të tregut drejt Shkupit, Tiranës e Prishtinës do bëjnë të mundur prosperitetin më të shpejtë tuajin dhe të luginës së Pollogut në tërësi” tha kryeministri Berisha.
Berisha gjithashtu tha se me rivendosjen e një infrastrukture të re komunikimi do bëhet e mundur që shumë nga bashkatdhetarët tanë që kanë shkëlqyer në emigracion me punën dhe përkushtimin e tyre të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen më të shkëlqyer këtu, në Tetovë.
“Ju falënderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se Qeveria do bëjë gjithçka që të intensifikohen marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe të gjithë shoqërisë maqedonase në interesin më të mirë të të gjithëve dhe dy vendeve tona”, tha kryeministri Berisha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pritje madhështore për kancelaren
» ‘Zoti e bekoftë Sali Berishën'!
» E vërteta për Sali Berishën në Kosovë
» AGIM GASHI:KANGË PËR SALI BERISHËN
» Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi