ENVER BYTYÇI:Kongresi i vijimësisë në modelin e Ramiz Alisë
Faqja 1 e 1
ENVER BYTYÇI:Kongresi i vijimësisë në modelin e Ramiz Alisë
Kongresi i vijimësisë në modelin e Ramiz Alisë
ENVER BYTYÇI
09/11/2011
Kongresi i Partisë Socialiste i mbylli punimet e tij. Nga raporti i kryetarit të saj e deri te zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë u deshën jo më pak se 72 orë, domethënë tri ditë të plota, pa llogaritur kohën jashtë sallës. Liderët e PS-së pretendojnë se në këtë kongres është reflektuar. Fakt është se programi dhe diskutimet, fjalimet dhe deklaratat na japin një imazh arnimesh në vijën politike që PS ndoqi prej kongresit të kaluar e deri më sot. Pjesa militante e kreut të opozitës i sheh këto arnime me optimizëm të tepruar, ndërkohë që në pjesën tjetër të opinionit është shfaqur një skepticizëm i theksuar. Objekt debati janë bërë disa formulime për programin elektoral të kësaj partie, si edhe tërheqja e disa emrave, të cilët janë zgjedhur në Asamblenë Kombëtare të saj. Prisja që kongresi i PS-së të shkëputej përfundimisht nga mentaliteti, doktrina dhe ideologjia e mashtrimit dhe spekulimit. Por, fatkeqësisht, edhe kësaj radhe nuk ndodhi kjo. Nëse do të duhej të isha konkret, atëherë do t’u përmbahem thjesht dy karakteristikave dalluese të zhvillimeve të këtij kongresi. E para, se pamë një “gjysmëreformë”, dhe së dyti, u vu re një prirje formale thjesht për të gjetur formula që çojnë në perceptimin e gabuar e jorealist, sipas të cilit Partia Socialiste tashmë do t’i përmbahet politikës së “përmbysjeve”. Të dyja këto karakteristika i gjejmë më së pari te slogani i “Rilindjes së Shqipërisë”, si dhe në programin e Partisë Socialiste. Por le t’i shpjegojmë këto dy dukuri, të cilat nuk është vështirë të dallohen dhe të analizohen nga vëzhguesit e jashtëm:
Kongresi i PS-së dëshmoi se i përmbahet principit të një reforme gjysmake, sepse mori përsipër thjesht realizimin e disa ndryshimeve kozmetike. Rikthimi në Asamblenë Kombëtare i disa figurave si Theodhori Sollaku apo Anastas Angjeli, ose të ndonjë personaliteti tjetër të moderuar si Musa Ulqini ose Bashkim Zeneli, nuk e realizon qëllimin unifikues të një partie të hapur dhe demokratike, e cila pretendon që të vijë në pushtet. Kreu i PS-së duket se ka dashur që në stilin e Ramiz Alisë të rendë pas makijazhit, duke ruajtur bërthamën konservatore të Partisë, në atë masë sa makijazhistët të mos kenë mundësi të dëmtojnë bërthamën. Së paku Thoedhori Sollaku i përket grupimeve ekstremiste dhe ka mundësi që të bëjë karrierë së bashku me Fatos Klosin në PS, jo për shkak të potencialit intelektual dhe ideor që ka, por për shkak të nevojës së kryetarit Rama për të forcuar rrethin e “bodigardëve” të tipit policor që ka rreth vetes. Kryepolici Gramoz Ruçi do të mbetet edhe më tej në krye të gardës partiake të Ramës, duke mbrojtur idetë e bojkotit dhe të bllokimit të Shqipërisë në rrugën e zhvillimit e progresit të saj, por edhe duke i diktuar kryetarit qëndrimet e njëjta si në të kaluarën, edhe në të ardhmen. Kamikazët e djeshëm si Sajmir Tahiri, të cilin e njohim nga thirrjet “Ja vdekje ja liri”, apo Taulant Balla si kamikaz antiBerishë do të jenë në krah të Edi Ramës dhe Musa Ulqini e Bashkim Zeneli nuk do të kenë kurrfarë fuqie që ta ndryshojnë këtë realitet. Megjithatë, Ramës i duhej kozmetika e kongresit për të krijuar një perceptim të rremë në shoqërinë shqiptare të gjoja “një politike të re të Partisë Socialiste”. Duke ndjekur qëndrimin e tij të paszgjedhjeve lokale, duket se kongresi u vu pikërisht në funksion të mashtrimit të ndryshimit që pretendon se do ta arrijë partia më e madhe opozitare e vendit. Qytetarët ndoshta ngushëllohen nga fakti se Rama dhe PS kanë ikur nga rruga dhe janë gardhuar brenda godinave të institucioneve, por kjo është thjesht manovra mashtruese e radhës. Në këtë kuptim kongresi i PS-së mund të konsiderohet si kongresi i “vazhdimësisë” së modelit të bllokimit të institucioneve dhe ligjeve kryesore të këtij vendi, për pasojë të bllokimit të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit.
Por nisur nga sa thamë më lart, makijazhi me natyrë mashtruese dhe spekulative nuk përfundon këtu. Katër deputetë të kësaj partie kanë prezantuar në kongres katër “ribërjet” e Partisë Socialiste, të cilat janë shpallur edhe si katër shtyllat kryesore të programit elektoral të saj. Mimi Kodheli është marrë me “rimëkëmbjen e ekonomisë”, Valentina Leskaj me “ripërtëritjen e shoqërisë”, Sajmir Tahiri me “rivendosjen e demokracisë” dhe Ditmir Bushati me “ribashkimin me Evropën”. Gjetje më pompoze nuk do të kishte mundur të bënte askush tjetër, përveçse mendjes mashtruese të Edi Ramës. Por hartuesit e këtij projekti nuk kanë mundur t’i japin përgjigje disa enigmave që lindin nga këto rikompozime. Në zhargonin e përditshëm, të ribësh diçka do të thotë të rikthesh një praktikë të caktuar të mëparshme. Atëherë mund të shtronim disa pyetje logjike: çfarë duan të ribëjnë, të ringjallin apo të rimëkëmbin socialistët shqiptarë? Ata thonë se do të “rimëkëmbin ekonominë”. Ndërkaq natyrshëm shqiptarët bëjnë pyetjen retorike: kur ka qenë ekonomia shqiptare në historinë e këtij vendi më e rimëkëmbur se sot?! Cilën kohë “të artë” të ekonomisë kanë në mendje ta rikthejnë Rama dhe ideatorët e këtij programi: kohën e diktatorit Hoxha, atë të liderit komunist Alia, apo kohën e qeverisjes në drejtimin e Fatos Nanos në periudhën 1997-2007?!
Për Valentina Leskajn kërkohet gjithashtu “ripërtëritja e shoqërisë” shqiptare. Edhe ky mbetet një slogan spekulativ, sa kohë që nuk kemi një model të së kaluarës, të cilin mund të na e ofrojnë socialistët për periudhat kur ata kanë qeverisur këtë vend. Ndaj lind pyetja tjetër: në cilën kohë të qeverisjes së të majtës shoqëria shqiptare kishte arritur një standard të lartë emancipimi, civilizimi e kultivimi?! Pra, cilin model kërkon Rama e Leskaj të rikthejnë në vëmendje për shoqërinë shqiptare? Edhe kjo përgjigje i mungon publikut shqiptar. Ndërkaq, Sajmir Tahiri ka folur për “rivendosjen e demokracisë”. Ndërsa të gjitha raportet ndërkombëtare e kanë klasifikuar demokracinë e sotme shqiptare si më të mirën e të gjitha kohërave, Tahiri dhe Rama “kanë harruar” se në kohën e qeverisjes së tyre shqiptarët përballeshin me një dhunë të hapur politike të kundërshtarëve të pushtetit. Nga viti 1997 e derisa socialistët e kishin dorëzuar pushtetin, në Perëndim vazhdonin kërkesat për azil politik, një pjesë prej të cilave ishin legjitimuar juridikisht. Edhe në këtë rast pretendohet një model demokracie, të cilën e kanë përjetuar dikur shqiptarët nën drejtimin e socialistëve dhe të majtës shqiptare, por ende nuk kemi përgjigje se cilës etapë të zhvillimeve demokratike u përmbahen socialistët. Nëse ata mendojnë për demokracinë proletare të diktaturës, është mirë që ta prezantojnë te shqiptarët. Nëse presupozojnë modelin e një keci e të një qengji të Ramiz Alisë, edhe këtë do të duhej ta dinin shqiptarët. Nëse pretendohet modeli i tetë viteve qeverisje të socialistëve, atëherë gjithkush do të lutej që të mos rikthehej më ajo kohë e dështimeve të mëdha në demokracinë shqiptare. Ndaj dhe “demokracia” e Sajmir Tahirit e tipit “Ja vdekje, ja liri” do të ishte një lak shtrëngues në qafën e shqiptarëve të drobitur e të trishtuar nga diktatura.
Por absurdi nuk mbaron me kaq. Ditmir Bushati është shprehur për “ribashkimin me Evropën”. Ata që e izoluan Shqipërinë në terrin e ferrit, pikërisht me ashpërsinë e armiqësisë me Amerikën e me Evropën, ata që me politikat e tyre aventureske e kishin larguar këtë vend nga kontinenti të cilit i përket, po këta mashtrojnë kur pretendojnë se kanë si objektiv të rikthejnë bashkimin e Shqipërisë me Evropën. Ndërkaq, përsëri mund të shtrohet pyetja se kur ka qenë ky vend më afër dhe më i bashkuar me Evropën sesa është sot? Në cilën qeverisje të komunistëve dhe socialistëve kanë lëvizur shqiptarët pa viza në Evropë?! Socialistët moralisht, politikisht dhe praktikisht nuk mund të marrin rolin e implementimit serioz të reformave evropiane, qoftë kjo edhe për shkak të trashëgimisë armiqësore me Evropën dhe Amerikën, ose për shkak të trashëgimisë së izolimit të pashembullt të Shqipërisë nga paraardhësit e tyre. Kurse në tetë vjet ata nuk mundën të bënin asnjë hap serioz e vendimtar për ta afruar Tiranën me Brukselin. Për ta, më së shumti rruga e Shqipërisë për në Evropë kalonte nga Athina e në ndonjë rast nga Roma. Duke ndaluar në stacione të ndërmjetme kurrë ky vend nuk do të bëhej anëtar i NATO-s, as nuk do të nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, dhe gjithashtu nuk do të shijonte lëvizjen e lirë pa viza. Vetëm demokratët e së djathtës kuptuan se Brukseli ishte destinacion pa stacion të ndërmjetëm dhe, me të kuptuar këtë filozofi, ata realizuan në katër vjet ëndrrat qindravjeçare të shqiptarëve.
Për të gjitha këto arsye, kongresi i radhës i Partisë Socialiste u shfaq në atmosferën politike të shqiptarëve si një kongres vazhdimësie dhe jo reflektimi. Ndoshta këto të vërteta i kanë dëshmuar më mirë sesa unë ish-udhëheqësit e kësaj partie, Rexhep Mejdani e Kastriot Islami. Ndaj dhe stërzgjatja në formulimin e argumenteve të tjera të mashtrimit të radhës do të ishte i tepërt.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» “Ne, 11-vjeçarët që u dënuam me burg për grisjen e fotografisë së Enverit e Ramiz Alisë”
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» Enver Bytyçi:Në pikën enveriste
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» “Ne, 11-vjeçarët që u dënuam me burg për grisjen e fotografisë së Enverit e Ramiz Alisë”
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» Enver Bytyçi:Në pikën enveriste
» Njoftim nga Enver Bytyçi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi