Presidenti, takohen “tinëz” Thaçi e Mustafa
Presidenti, takohen “tinëz” Thaçi e Mustafa
Presidenti, takohen “tinëz” Thaçi e Mustafa
Dy liderët e partive më të mëdha në Kosovë, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, janë marrë vesh që zgjedhjet presidenciale të mbahen së bashku me ato parlamentare më 2013, e jo siç ishte paraparë me marrëveshjen e arritur muaj me parë ndërmjet tyre dhe Pacollit, që zgjedhjet për presidentin e ri, të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli të mbahen më 2012.
Thaçi e Mustafa janë marrë vesh po ashtu që Kosova të mos ketë zëvendëspresident, ashtu siç është propozuar nga qytetarët gjatë debateve publike të organizuara për ndryshimin e Kushtetutës. Këtë marrëveshje ata e kanë arritur të martën pasdite në objektin e Qeverisë së Kosovës, pas një takimi të fshehtë dhe larg syrit të medias.
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë bërë të ditur burime ndërkombëtare të gazetës “Zëri”.
“Thaçi e Mustafa janë pajtuar që këto zgjedhje të mbahen në vitin 2013, e jo vitin e ardhshëm, ashtu siç edhe ishte paraparë në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet Thaçit- Mustafës-Pacollit, për tejkalimin e ngërçit politik që kishte kapluar vendin, pas rrëzimit të Behgjet Pacollit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, ka thënë ky burim i gazetës.
Gjithnjë, sipas këtij burimi, kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Prishtinës janë marrë vesh edhe për çështjen e nënpresidentit.
Kreu i PDK-së dhe ai i LDKsë janë të një mendimi që Kosova nuk ka nevojë për zëvendëspresident, ashtu siç është propozuar nga qytetarët gjatë debatit publik, të organizuar nga Komisioni për ndryshimin e Kushtetutës. Mirëpo, një “marrëveshje” e tillë ndërmjet Thaçit e Mustafës është mohuar nga drejtuesit e të dy partive.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke mos dashur të përgjigjet nëse ai është marrë vesh me Thaçin në lidhje me këto çështje, ka thënë se partia e tij do të punojë që të respektohet agjenda e caktuar në Kuvend.
“Ne do të punojmë të respektohet agjenda e caktuar në Kuvend. Do të kërkojmë që krahas kësaj të pastrohen listat e votuesve, të mos votojnë të vdekurit për presidentin”, ka thënë njeri numër një i LDK-së.
Ndërkaq, nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova tha se nuk është në dijeni për arritjen
e ndonjë ujdie ndërmjet LDK-së e PDK-së për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve dhe për çështjen e nënpresidentit.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Në kërkojmë që të respektohet rezoluta e nxjerrë në Kuvendin e Kosovës, që i bie që zgjedhjet e ardhshme të mbahen vitin e ardhshëm, pra më 2012”, ka thënë Rugova.
Derisa për çështjen e zëvendëspresidentit, ai ka thënë se LDK-ja nuk ka një qëndrim të prerë nëse duhet apo jo që Kosova të ketë nënperesident. Sipas tij, kjo parti është e fokusuar që t’i fitojë zgjedhjet presidenciale.
Edhe njeriu i dytë i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë marrëveshje ndërmjet Thaçit e Mustafës për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale për 2013. “Nuk di asgjë rreth kësaj çështjeje. Nuk kam informata”, ka thënë shkurt ai për gazetën.
Sipas burimeve ndërkombëtare të “Zërit”, mbajtja e zgjedhjeve presidenciale më 2013, u konvenon të dy palëve, Thaçit e Mustafës si dhe presidentes aktuale, Atifete Jahjagës.
“Në njërën anë Hashim Thaçit i konvenon që ta përfundojë mandatin e tij të dytë në krye të ekzekutivit, dhe të mendojë opsionin që të kandidojë për president. Njëjtë sikurse Thaçi, edhe Mustafa më 2013, e përfundon mandatin si kryetar i Prishtinës, dhe mund të kandidojë për kryeministër apo edhe për president”, ka thënë ky burim.
Ndërkombëtarët janë të interesuar, siç ka thënë ky burim, që as presidenten Jahjaga të mos e “hedhin” si një leckë. “Ata janë të interesuar që Jahjaga pas përfundimit të detyrës si presidente t’i gëzojë privilegjet që i takojnë një presidenti me ligj. Por, për t’i gëzuar këto privilegje, asaj i duhet të jetë në krye të shtetit, të paktën 2 vjet e 5 ditë që i bie deri më 2013”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë që ka filluar debati për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, tashmë kanë filluar që në opinion të lakohen emrat e kandidatëve të mundshëm për president. Deri më tani jozyrtarisht janë lakuar disa emra të mundshëm që mund të kandidojnë për postin e presidentit të vendit, sikurse është përmendur emri i Behgjet Pacollit, Fatmir Sejdiut, Veton Surroit, Sabri Hamitit...etj, derisa kandidaturën e ka konfirmuar zyrtarisht ish-gazetari, Seremb Gjergji.
Ndryshe, nevoja për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli kishte ardhur pas ngërçit politik që kishte kapluar vendin me rrëzimin e dy presidentëve, Fatmir Sejdiut e Behgjet Pacollit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Sidomos rrëzimi i Pacollit vetëm 45 ditë pas zgjedhjes në krye të shtetit, kishte detyruar liderët e tri partive: PDK-së, LDK-së e AKR-së me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Christofer Dell, që të ulen dhe të arrijnë një marrëveshje, e cila pos që u hapi rrugë ndryshimeve kushtetuese, solli edhe një femër në krye të shtetit- Atfiete Jahjagën.
Zëriinfo
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi dhe Daçiq takohen sërish më 7 nëntor
» Në orët e paradites takohen Isa Mustafa e Ukë Rugova
» Thaçi dhe Daçiq takohen në Bruksel
» Djathtistët, në Bukuresht takohen Isa Mustafa dhe Sali Berisha
» Pas 14 vitesh, nesër takohen Thaçi dhe Osmani
» Në orët e paradites takohen Isa Mustafa e Ukë Rugova
» Thaçi dhe Daçiq takohen në Bruksel
» Djathtistët, në Bukuresht takohen Isa Mustafa dhe Sali Berisha
» Pas 14 vitesh, nesër takohen Thaçi dhe Osmani
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi