Ideja e Hazirit, përplas Thaçin e Hamitin në Kuvend

Megjithëse ka dalë ta paraqes Projektbuxhetin për vitin 2012 në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi fillimisht ka dashur të flas për një çështje të cilën e ka vlerësuar si shumë më të rëndësishme se buxheti. Ai ka folur për idenë e fundit të paraqitur nga deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.
Thaçi u ka rikujtuar deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kërkuar që të flas për buxhetin se çështja e territorit është më e rëndësishme.
“Kjo është më tepër se buxheti, ndarja e territorit të Kosovës dhe çdo ide e tillë është shumë e rrezikshme”, ka thënë Thaçi.
Ai ka paraqitur para ligjvënësve shqetësimin e Qeverisë së Kosovës dhe të miqve ndërkombëtarë për idenë e prezantuar ditëve të fundit, përderisa ka thënë se duhet të dihet qartë a është qëndrim individual, apo qëndrim i partisë.
“Shpreh shqetësimin tim në emër të Qeverisë së Kosovës, prezantoj gjithashtu dhe qëndrimin e miqve ndërkombëtarë që kanë prezantuar këtë shqetësim në Qeveri për këto ide të individëve të ndryshëm. Dhe pyetja ime është nëse është qëndrim i partive të caktuara, apo vetëm i individëve. Jam në favor të ideve dhe opinioneve të lira, por mendoj se këtyre çështjeve të ngritura duhet t’u jepet përgjigje nga Kuvendi i Kosovës. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të respektojë në plotni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për respektimin e plotë të integritetit territorial dhe asnjë cep mos t’i jepet Serbisë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se deklarimet e tilla janë në kundërshtim me qëndrimet e Kuvendit, Qeverisë, institucioneve të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe dokumentet ndërkombëtare për Kosovë.
Sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit për të cilën çështje deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti ka kërkuar që të sqarohet, kryeministri Thaçi ka thënë se ideja e Qeverisë për menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit shtetëror është në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe ka ftuar të gjithë deputetët që ta lexojnë mirë këtë ligj para se të flasin.
Deputeti Hamiti ka reaguar, duke thënë se nuk mund të devijohet shqyrtimi i Projektbuxhetit me sllogane politike.
“Sot duhet të flasim për buxhetin dhe nuk na ndalon askush që nesër të bisedojmë për këtë çështje”, ka thënë Hamiti, duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Thaçi se nuk ka nevojë t’i jap rekomandime që ta lexojë ligjin.
Kjo polemikë ka ardhur pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Halit Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lutfi Haziri përkitazi me çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, të cilën deputeti Haziri e ka ngritur si çështje një ditë më parë në media të ndryshme.
Ndryshe, në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës pritet ta miratojë në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2012, i cili parasheh një rritje ekonomike prej 5 për qind. Buxheti për vitin 2012 parashihet të jetë rreth 1.5 miliard euro.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çështja e bisedimeve përplas pozitën dhe opozitën në Kuvend
» Islamikët e Kosovës mbështesin Tërnavën, etiketojnë Hamitin
» Arrestimi i Hamitit përplas Mustafën e Ramabanë
» Analistët nga Shqipëria dhe ideja e bashkimit
» Momenti kur Ramushi ia gjuan harten Murat Mehajt (AUDIO)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi