Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Analistët nga Shqipëria dhe ideja e bashkimit

Shko poshtë

Analistët nga Shqipëria dhe ideja e bashkimit Empty Analistët nga Shqipëria dhe ideja e bashkimit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2012 10:11 pm

Analistët nga Shqipëria dhe ideja e bashkimit


Analistët nga Shqipëria dhe ideja e bashkimit Fatoni
Shkruan: Faton Abdullahu


Është thënie e përsëritur, por e logjikshme dhe e saktë, se ideja për bashkimin e shqiptarëve është e vjetër sa edhe ndarja e tyre. Kjo është e vërtetë sa edhe ajo tjetra se ideja e bashkimit ka pulsuar gjithnjë aktive më shumë tek ato pjesë të cilat për shkak të të jetuarit ndaras i ekspozohen më shumë një të keqe apo rreziku, si dhe për shkak konsiderojnë se tek jetësimi i bashkimit mund të gjejnë zgjidhje dhe shpëtim nga situata e keqe në të cilën jetojnë. Kështu ka ndodhur edhe me ne, konkretisht me raportin Kosovë - Shqipëri. Ideja e bashkimit kombëtar ka pulsuar gjithnjë më shumë në Kosovë sesa në Shqipëri, forca e identitetit kombëtar ka qenë gjithnjë shtytëse më e theksuar e zhvillimeve nga më të ndryshme e për rrjedhojë kjo ide është përpunuar dhe analizuar më gjithanshëm, për të është derdhur më shumë edhe mend, edhe gjak, edhe punë. Por kjo është vetëm njëra nga arsyet pse ky fenomen ka qenë i kësaj natyre në raportet ndërshqiptare. Nga kjo nuk duhet përjashtuar faktin se ideologjia komuniste e përqafuar ashtu sikundër është përqafuar në Shqipëri, ka bërë që kjo pjesë e ndarë e kombit të pësoj ndryshime negative një nga më të theksuarat e së cilës ishte ajo e atrofisë nacionale, ku forca e identitetit nacional edhe pse nuk është davaritur plotësisht, është zbehur deri në shkallën brengosëse, ku më së miri është parë herë te kundërshtimi i idesë së bashkimit kombëtar e herë edhe më shfaqur, tek mospërfillja e saj me dekada të tëra. Kjo mospërfillje do të shihet, por edhe ndihet më së keqi pas shpërbërjes së komunizmit në Shqipëri. Ky fenomen do të jetë edhe brengosës edhe zhgënjyes për të gjithë shqiptarët që jetonin jashtë Shqipërisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë edhe në këtë aspekt ka pasur ndryshime kualitative edhe në Shqipëri, por fakti se ideja e bashkimit kombëtar ka qenë më aktive dhe është përpunuar më mirë jashtë Shqipërisë sesa në Shqipëri, nuk ka ndryshuar edhe sot e kësaj dite. Kjo vazhdon të jetë kështu edhe përkundër faktit se disa premisa për të qenë ndryshe janë në favor të Shqipërisë, sidomos kur të kihet parasysh fakti i pasjes së pavarësisë më të madhe shtetërore e politike dhe pasjes kohë më të gjatë të institucioneve kulturore dhe shkencore. Nëse këtë fenomen e krahasojmë me një tjetër të ngjashëm, por te një komb tjetër, me serbët e Ballkanit, na del një dallim tepër i madh. Beogradi ka qenë dhe vazhdon të jetë, atë që Tirana as nuk ka qenë, as nuk është edhe sot, qendër ku i vihen bazat dhe ku përpunohet ideja nacionale në raport me kërkesat dhe zhvillimet aktuale ,për të gjitha pjesëve që ata i konsiderojnë të ndara e të cilat si të tilla pastaj bëhen të pranueshme për të gjitha pjesët, dikur integrale në Jugosllavi. Komunizmi jugosllav nuk ua bëri serbëve të njëjtën që ua bëri komunizmi shqiptar shqiptarëve të Shqipërisë. Përmbysja e komunizmit e gjeti Shqipërinë në Ballkan të konvertuar në një ‘meduzë’ në arenën e ‘peshkaqenëve’. Por gjithsesi se kjo nuk mund të thuhej për Kosovën, ajo e ka dëshmuar këtë në shumë mënyra. Komunizmi jugosllav u gërshetua funksionalisht me nacionalizmin serb, por kjo nuk ndodhi në Shqipëri, ku përpjekja për të krijuar një njeri të ri socialist ishte gjithnjë në kundërshtim me njeriun shqiptar. Tek pamundësia që Tirana të jetë për të gjithë shqiptarët ajo që ishte Beogradi për të gjithë serbët e Ballkanit, duhet kërkuar edhe shquarjen më të madhe të disa karakteristikave të një lloj identiteti të ri, të cilin disa mezi presin ta kualifikojnë si cilësi të re dhe bazë të një kombi të ri, atij kosovar. Në anën tjetër serbët, për shkak të shpërbërjes së Jugosllavisë, pra faktit se tani më jo të gjithë jetojnë në një shtet si dikur, shumë shpejtë do të ballafaqohen me probleme të ngjashme si shqiptarët të cilët kanë jetuar në disa shtete dhe mund të ndodhë që forca politike dhe kulturore e Beogradit do të jetë larg më e zbehtë, krahasuar me atë se si ishte dikur. Por për shumë arsye, një nga të cilat është liria dhe shpejtësia e komunikimit në kohërat e sotme si dhe trashëgimia unitare dhe feja e njëjtë e serbëve zor se ndarja mund t’ju shkaktoj aq dëme sa ju ka shkaktuar shqiptarëve.
Për shkak të të jetuarit ndaras, aq gjatë dhe ashtu sikundër kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri, edhe sot e kësaj dite ideja e bashkimit vazhdon të jetë jo vetëm e zbehtë, por edhe e papërpunuar deri në mungesë të madhe faktesh për t’u justifikuar qoftë edhe si opsion pragmatik kulturor. Mjafton të dëgjohen në televizione analistët jo të paktë, në tryezat e shumta që mbahen në Shqipëri apo të lexohen shkrimet e tyre për bashkimin kombëtar, për të kuptuar se kjo ide atje kohë të gjatë ka qenë ‘terra incognita’ se nuk është përfillur dhe për rrjedhojë mungojnë edhe faktet për ta justifikuar mungon edhe dëshira për ta synuar. Mjafton të dëgjohet, ta zëmë analisti nga Tirana, Fatos Lubonja, kur flet për bashkimin kombëtar, por edhe disa të tjerë të gjeneratës së tij, për të kuptuar se ata kanë pësuar ‘tredhje nacionale’, ekzekutor i së cilës ka qenë Enver Hoxha. Në përsiatjet e tij dhe të tjerëve si ai, mbi bashkimin kombëtar, vërehen mangësitë tipike të mospranisë së identitetit nacional,l apo më saktë të çoroditjes së tij. Kemi të bëjmë me fenomenin e padijes, tek njerëzit e dijshëm, për shkak se idenë e bashkimit, komunizmi nuk ua ka mësuar. Tek ata vërehet pamundësia për tu shkëputur nga gjithë propaganda enveriste e cila e ka eklipsuar Kosovën dhe idenë e bashkimit. Kjo vërehet në çdo fjali që e thonë mbi bashkimin, në tryezat që marrin pjesë, por larg më shumë në ato që nuk i thonë e as që ju shkon mendja për ti thënë, sepse nuk kanë pasur ku dhe prej nga t’i mësojnë. Por ka vend edhe për optimizëm, sidomos kur dëgjohen gjeneratat e reja nga Shqipëria. Ata krahasuar me gjeneratat më të vjetra, gjithnjë e më shumë po dëshmojnë se, po shkëputen nga barrierat e vjetra, që dikur ishin pengesa të pakalueshme mendore dhe intelektuale. Ata janë më pragmatik dhe më realist për Ballkanin ku jetojnë, por edhe për Evropën të cilën e aspirojnë dhe kanë kuptuar më gjithanshëm dhe pa eufori edhe liberal demokracinë. Ata janë dëshmi e mirë e asaj që thoshte profesori im në Londër, tash anëtar i Parlamentit Evropian, George Shcopflin, se pavarësisht nga ideologjitë si komunizmi, ose edhe demokracia liberale, forca e identitetit nacional rikthehet si katalizator kryesor i zhvillime të proceseve shoqërore. Thënë përmbledhtazi për idenë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, po vijnë ditë më të mira
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi