Enver Robeli:Dikur shpëtimtar, tash shejtan
Faqja 1 e 1

Askush nuk qëndron mbi ligjin – në Kroaci! Këtë po e dëshmon procesi i shekullit kundër Ivo Sanaderit, kryeministrit dikur të gjithëfuqishëm, i cili akuzohet për plot afera korruptuese dhe për keqpërdorim detyre
Bota e Ivo Sanaderit është ngushtuar. Tashmë një vit ish-kryeministri i Kroacisë zhvendoset nga qelia në qeli dhe përditshmërinë e tij duhet ta kalojë mes rojtarëve të burgut, policëve, prokurorëve dhe avokatëve. Nga mesi i korrikut 58-vjeçari Sanader iu dorëzua autoriteteve kroate, pasi kaloi shtatë muaj në burg në Salzburg të Austrisë. Tani në Zagreb ka filluar procesi gjyqësor kundër tij. Bëhet fjalë për një premierë juridike jo vetëm për Kroacinë, por edhe për gjithë Ballkanin. Deri më tani “njerëzit e fortë” në ish-Jugosllavi janë nxjerrë para Gjyqit të Hagës për shkak të krimeve të luftës. Me Ivo Sanaderin për herë të parë në bankën e të akuzuarve gjendet njëri prej politikanëve më me ndikim në rajon. Ai akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre.
Aktakuzën kundër ish-kryeministrit Ivo Sanader e përfaqëson prokurorja e re dhe e këmbëngulëse Tamara Laptosh, e cila ka bërë një karrierë të bujshme në kuadër të prokurorisë speciale të Kroacisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit (USKOK). Laptosh ka përfaqësuar aktakuzën kundër disa profesorëve të Universitetit të Zagrebit, të fajësuar për shitje të testeve të provimeve. Po ashtu kjo prokurore me origjinë nga qyteti i Çakovecit, në kufi me Hungarinë, ka zhvilluar hetimet dhe ka përpiluar aktakuzën kundër ish-zëvendëskryeministrit Damir Polançec. Ai tashmë është dënuar për shpërdorim detyre. Ndonëse në USKOK nuk japin të dhëna personale për asnjë prokuror, vëzhguesit në Zagreb supozojnë se Laptosh është mes moshës 35-40-vjeçare dhe njëra prej prokuroreve më premtuese për Kroacinë e re, e cila duhet të jetë e spastruar nga korrupsioni dhe e gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian më 1 korrik 2013. Puna e Tamara Laptoshit është vlerësuar jo vetëm nga mediat në Kroaci, por edhe në skenën ndërkombëtare. Sivjet Shoqata Botërore e Prokurorëve në takimin e mbajtur në Seul të Koresë së Jugut ia dha asaj çmimin “Prokurore e vitit 2011” - një dhuratë të cilën deri më tani nuk e ka merituar asnjë prokuror nga Ballkani.
Mst: Karta patriotike
Në fillim të këtij muaji, kur në Zagreb nisi procesi kundër Ivo Sanaderit, ishte Laptosh ajo që me zë rezolute e lexoi aktakuzën. Përballë saj gjendej ish-kryeministri, një person poliglot, i arsimuar në Romë e në Innsbruck, njohës i gjuhës gjermane, italiane, angleze dhe franceze. Përballë saj gjendej ish-zëvendësministri i jashtëm i Kroacisë i kohës së luftës kundër agresionit serb. Përballë saj gjendej ish-drejtori i teatrit të Splitit. Kjo është, pak a shumë, biografia e dr. Ivo Sanaderit, i cili, siç kanë njoftuar mediat kroate, pas studimeve në Innsbruck paratë e para i kishte fituar duke iu shitur fotografi erotike magazinave kroate. Dr. Ivo S. tani gjendet para gjyqit, sepse akuzohet se është hiç më pak se “profiter lufte”. Si zëvendësministër i Jashtëm, nga mesi i viteve ’90, ai dyshohet të ketë marrë një provizion të majmë prej 7 milionë shilingë austriakë (ose konvertuar në euro rreth 500 mijë). Këtë provizion ai e kishte marrë për ndërmjetësimin e një kredie prej 140 milionë shilingë që banka austriake Hypo Alpe Adria ia kishte dhënë Ministrisë së Jashtme të Kroacisë. Me këtë hua Republika e Kroacisë, e cila sapo ishte shkëputur nga Jugosllavia, do të blinte ndërtesat për përfaqësitë e saj diplomatike në botë.
Lidhjet e Sanaderit me Austrinë janë të ngushta. Ai jo vetëm që ka doktoruar në Innsbruck me një punim në fushën e filologjisë, por në këtë qytet të krahinës së Tirolit ishte edhe drejtues i degës së Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), menjëherë pas themelimit të partisë në Kroaci, në prag të shkëputjes nga Beogradi, në fillim të viteve ‘90. Edhe pas burgosjes në Austri, në dhjetor të vitit të kaluar, pasi Sanader iku nga Kroacia, raportet e tij me disa politikanë austriakë nuk janë dëmtuar. Para pak ditësh Sanaderin e vizitoi, në qelinë e tij në burgun Remetinec, kryetari i Parlamentit të Tirolit, Herwig van Staa, i cili e krahasoi rastin e Sanaderit me atë të ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, e dënuar së fundi me 7 vjet burg, për kinse keqpërdorim detyre. Dallimi mes Ukrainës dhe Kroacisë s’ka si të jetë më i madh: drejtësia ukrainase kontrollohet nga politikanët, kurse drejtësia kroate, pas shumë problemeve, është emancipuar nga politika dhe po kryen punë të dobishme për spastrimin e vendit nga politikanët e korruptuar. Para Herwig van Staa të burgosurin prominent e vizitoi ish-komisioneri i Bashkimit Evropian për bujqësi, Franz Fischler.
Sanader i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Ai ka thënë se nga mesi i viteve ‘90 e ka mbrojtur Kroacinë nga agresioni serb. I zënë ngushtë nga akuzat, ai është përpjekur të luajë kartën e patriotit – një metodë që përdoret shpesh nga përfituesit e luftës si në Kroaci ashtu edhe gjetiu në Ballkan. Para fillimit të procesit në Zagreb trupi gjykues hodhi poshtë kërkesën e Sanaderit për lirim nga paraburgimi pasi si garanci kishte ofruar një kaucion prej 1.7 milionë eurosh. Këtë shumë të majme e kishin mbledhur miqtë e tij, mes tyre edhe kryetari i parlamentit, Luka Bebiq, i cili i përket gardës së vjetër të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ).
Mst: “Arka të zeza”
Arsyet pse Sanader duhet të qëndrojë në burg edhe gjatë procesit gjyqësor janë të dukshme. Së pari, sipas gjyqtarëve, ekziston rreziku i arratisjes. Në dhjetor 2010, ai u largua nga Kroacia pasi Parlamenti ia hoqi imunitetin. Ish-kryeministri shkoi në Austri, ku u arrestua afër Salzburgut, në autostradë. Së dyti, gjyqtarët mendojnë se Sanader mund të ndikojë te dëshmitarët. Procesi në lidhje me ndërmjetësimin e kontratës mes Ministrisë së Jashtme dhe bankës Hypo Alpe Adria është vetëm fillimi i një orteku me procese gjyqësore: kundër Sanaderit drejtësia është duke zhvilluar hetime edhe në pesë raste të tjera të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës. Mes tjerash ai dyshohet se përmes firmës së marketingut Fimi Media, e cila ishte pronë e mikes së tij, Nevenka Jurak, kishte vjelë nga firmat shtetërore disa milionë euro. Një pjesë e parave ishte futur në “arka të zeza” të partisë HDZ, shuma të tjera përfunduan në xhepat e Sanaderit, i cili kështu financonte stilin e tij luksoz të jetës dhe ndonjë hobi. Për shembull, në legjendë ka hyrë koleksioni i orëve të Sanaderit. Dhe pikturat. Dhe gardëroba: gazetat e Zagrebit kanë shkruar se Sanader shkonte rregullisht me avion të Qeverisë në Vjenë te rrobaqepësi i tij, i cili ia merrte masën për kostumin e ri.
Njëri prej rasteve më spektakulare të korrupsionit është e ashtuquajtura afera MOL: firma hungareze e naftës MOL, sipas hetuesve kroatë, ia kishte paguar Sanaderit një ryshfet prej 10 milionë eurosh, në mënyrë që ky t’ua mundësonte hungarezëve që pa shumicën e aksioneve të merrnin menaxhimin e kompanisë kroate të naftës INA. Gazeta “Jutarnji list” ka njoftuar se disponon me një incizim, ku Ivo Sanaderi shihet gjatë bisedës për ryshfet me një përfaqësues të firmës MOL në restorantin e njohur të Zagrebit, “Balthazar”.
Mst: Profesor Balthazari
Kur përmendet Balthazari, njerëzit në ish-Jugosllavi mendojnë në heroin e një filmi vizatimor humoristik, i cili me epruvetën e tij dhe me një “makinë të çmendur” gjente zgjidhje për të gjitha problemet. Ashtu si profesori Balthazar, edhe Ivo Sanader duket se përherë kishte një ide se si t’i humbë gjurmët e aktiviteteve të tij korruptuese. Shumën e parë të ryshfetit nga Hungaria e kishte transferuar në Qipro një mik i Sanaderit – dhe prej andej të hollat ishin deponuar në një xhirollogari në Zvicër. Sipas “Jutarnji list”, Sanaderi me gjasë dëshironte që përmes mikut të tij edhe pjesën tjetër të parave ta depononte në Zvicër. Kur ky nuk ishte i gatshëm ta bënte këtë, Sanaderi supozohet të ketë thënë se do ta rregullonte këtë çështje me vëllanë e tij. Vëllai i Sanaderit, Vlado, i cili prezantohet edhe si Flavio, jeton në kantonin Aargau të Zvicrës. Ai nuk pranon të flasë për këtë temë. Ndërkohë autoritetet gjyqësore në Zagreb kanë vendosur që Sanaderi të gjykohet njëkohësisht për aferën me Hypo Alpe Adria Bank dhe për skandalin me ndërmarrjen hungareze MOL.
Procesi kundër Ivo Sanaderit ka filluar në një moment delikat për ish-partinë e tij, HDZ. Më 4 dhjetor në Kroaci do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Kryeministrja Jadranka Kosor frikësohet se Sanader do të akuzojë edhe ish-miqtë e tij partiakë për përzierje në afera korruptuese. Pa ndihmën e tyre Sanader vështirë do të kishte arritur të ndërtojë rrjetin e tij të ryshfetit dhe keqpërdorimeve të tjera. Pas vdekjes së Franjo Tugjmanit, në vitin 1999, Sanader mori timonin e partisë, duke larguar disa përfaqësues të vijës nacionaliste dhe duke e orientuar HDZ-në nga Evropa Perëndimore. Nën qeverisjen e tij Kroacia filloi negociatat për anëtarësim. Atëbotë, në vitet 2003-2005, Sanader konsiderohej si shpëtimtar i vendit, tash shikohet vetëm si shejtan.
Së fundi hetimet janë hapur edhe kundër HDZ-së si person juridik, për shkak se dyshohet të ketë financuar aktivitetet e saj me para të ryshfetit. HDZ-në në zgjedhje e pret një debakël. Ardhja e opozitës socialdemokrate në pushtet duket e pashmangshme. HDZ-ja duket se në vitet e ardhshme do të ulet në bankat e opozitës dhe do të shërojë plagët, duke u përpjekur të spastrohet nga llumi i korrupsionit. Fakti që në Kroaci drejtësia po e vë nën thjerrëz gjithë sistemin e korruptuar, është pasojë e shëndetshme e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Pa presionin e madh nga Brukseli mbase nuk do të kishte ndodhur asgjë. Reformat e ndërmarra viteve të fundit, për të cilat disa merita vendimtare i ka edhe kryeministrja Jadranka Kosor, janë mirëpritur nga BE-ja. Nëse nuk ndodh diçka e papritur, Kroacia do të hyjë në BE më 1 korrik 2013.
robelli@bluewin.ch

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Robeli:Rezistenca e rrezikshme kundër drejtësisë
» Behgjet Pacolli: Enver Robeli më kërkoi 60 mijë euro
» Avni Rudaku-Rudi: Poezi e humbjes së pushtetit: Dikur isha 9qim!Tash jam 9çmim!
» Enver Hasani, Enver Sahani apo Enver Sahati
» AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi