Enxhi Krasniqi Bardhaj:TINGULLI MALLENGJYES
Faqja 1 e 1
Enxhi Krasniqi Bardhaj:TINGULLI MALLENGJYES
Enxhi Krasniqi Bardhaj:TINGULLI MALLENGJYES
Violina notat lart kishte kapur,
Qëndronte vajtueshëm e hapur.
Diçka sikur rrinte dhe priste,
Që këngën me mall të vadiste.
Ajo pritje, ishte si një vegim,
Që shkaktonte vuajtje, mallëngjim.
Koha kur isha vërtet e lumtur!...
Me trupin dhe ëndrrën e bukur.
Por tingëllimi i jetës në notë,
Ishte i vuajtur dhe i kotë.
Gjithçka ishte harruar dhe tretur,
Nga deshir’ e shkuar, asgjë s’kishte mbetur.
Çdo gjë para sysh, si një film i bukur,
Por i largët shumë, mesazh të keputur.
Petullat borëbardha të lules së vjeshtës,
Edhe bardhësia e nuses së pjeshkës.
Ujët e Bistricës kur puthja me buzë,
Më behej tingull, dhe kthehej në muzë…
Shirat e pranverës mbi tokë si gëzim,
Dhe duart e mia kthyer në vallzim.
Një shi lumturie si lule nga pema,
Që të bën të bukur, të lulezon në ndjenja.
Ah, ditë të bardha, mbrëmje e agim,
Borë e bardhë që nuse bën qytetin tim.
Ju rrugë të gjata nga këmba ime shkelur,
Nga shputa si gërma si një libër ngelur.
Lokale të ngjeshur - njerëz trup më trup,
Ku vështrime djemsh më bënin me turp.
Sofrat e mëdha me bujari mbuluar,
Që kurrë s’u kam parë mërgimesh duke shkuar.
Bjeshkë madhështore në prehër të Rugovës,
Nuse bukur veshur në gjoks të Kosovës.
Ju që puthni qiellin bashkë me Liqenatin,
Kur hijet agimet me ty matin shtatin…
Ku mërmërimë e lumit ecën nëpër gurë,
Si vargje Shkreliane që nuk pushojnë kurrë.
Puhizë mëngjesore, ledhaton në ballkon
Me dashuri të rrallë, askush s’ta kalon.
Shijoje freskinë e një metamorfoze,
Me gurgullimë ujë, si shija e një boze.
Garderobë e vogël me dëshira ushqyer
Me ëndërra vajzërore qëndisur e mbërthyer.
Do vdesim një ditë se jemi për të ikur,
Kjo nga të gjithë është temë krejt e ditur…
Pranë vëndlindjes, vdekja, ngjet më pak e hidhur
—
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:Para një pasqyre!..Enxhi Krasniqi Bardhaj
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS IK NGA VETJA
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:GURËZUAR PA FAJ
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:KUPTO
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:PA SHPRESË
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS IK NGA VETJA
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:GURËZUAR PA FAJ
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:KUPTO
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:PA SHPRESË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi