Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova “vishet” me flamurin kuq e zi

Shko poshtë

Kosova “vishet” me flamurin kuq e zi Empty Kosova “vishet” me flamurin kuq e zi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 26, 2011 10:05 pm

Kosova “vishet” me flamurin kuq e zi

Kosova “vishet” me flamurin kuq e zi Prishtine-kuq-e-zi

Festa e Flamurit do ta “veshë” kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria e Kosovës e ka shpallur ditë pushimi 28 Nëntorin, në fakt janë komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje (VV), por dhe Aleanca Kuqezi (AK) nga Shqipëria, ato që do t’i japin jetë festës së 28 Nëntorit Prishtinë dhe në tërë Kosovën.

Sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë do të ndriçohet enkas nga komuna për këtë ditë, ndërsa përgjatë tij do të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Komuna përkujdeset për aktivitetet kulturore, një koncert për fëmijët në orën 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe në mbrëmje një koncert festiv në orën 20:00 në sheshin “Nëna Tereza”.


Por mëngjesi i 28 nëntorit fillon gjithashtu me tubimin e Aleancës Kuq e Zi e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të mblidhen në Prishtinë për të hapur një flamur gjigant kuq e zi, i cili mbërrin nga Vlora.

Siç është paralajmëruar marshi nis nga ora 10:30 në Kinema ABC dhe më pas mijëra qytetarë do të marshojnë në shëtitoren nga hotel Grandi drejt New Born-it.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje për të cilën kjo datë ngërthen në vete të gjitha fazat e kombformimit, vjen me një program jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjakovë dhe Prizren.

Sipas zyrtarëve të VV-së, 28 Nëntori nuk është vetëm ditë pushimi, por mbi të gjitha, ditë festimi, ditë reflektimi dhe ditë angazhimi institucional e shoqëror për kombin shqiptar drejt realizimit të këtij projekti madhor politik që nisi më 1912.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi