Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Të shkruara në nëntor

Shko poshtë

Përparim Hysi:Të shkruara në nëntor Empty Përparim Hysi:Të shkruara në nëntor

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 30, 2011 12:31 am

Të shkruara në nëntor
(duke hapur"kutinë time të Pandorës" )


(poezi)
Përparim Hysi:Të shkruara në nëntor Perparim_Hysi

Nga Përparim Hysi
Letra nr.1


Ti më shkruaje:-Fli i qetë edhe veten mos mundoj!
Po si mund të jem vërtet i qetë,kur ti je aq larg,moj?

Më thuaj:-Jam mbyllur brënda dhe nuk flas me njeri
Tash,më keq,më la mëndja;mëndja ime është aty!

Thuaj në letër:-Të dua shumë dhe për mua shkon dhe në Ferr?!
Po si mos më zëjë me shkumë dhe në shpirt mos kem zeher?!

-Jam mbëshetur mu në krah dhe të shoh drejt në sy!
Tash lëshohem unë me "ah",fluturim dhe jam aty!

Letra e dytë

Sa vite kanë shkuar! Sa vite dhe malli asnjëherë s'u hoq
Floku sa vjen e zbardhuar(se gruri do korrur,po u poq)
Ç'qe ky hendek që u hap, u hap,pa dashka,papritur
Një mall zë e më kap dhe tutje nga ju më ka vërvitur.

Kam ardhur dhe me dorë të prek,me dorën tjetër fshij lotin
Ky mall si në prush po më pjek,aq sa mëkatoj dhe Zotin!
E vë shpirtin në gjynah dhe bëhem,siç shihet,mëkatare
Psherëtij me"oh" e "ah",për kohën që qe kaq vrasëtare.

E vrau dashurinë mes nesh,një dashuri të pastër,të çiltër
Se kohën prapa s'mund të kthesh(po pse për ne veç dimër?)
Rënkoj,rënkoj dhe ofshaj,mërgimin sa mund e mallkoj
S'kam turp që them:-Vuaj! Vuaj se unë dashuroj!

Letra 3

-Puthjen po ta nis me Hënën,dil e prite këtë natë!
Unë kam dalë(po bëj të"lënin"),vej e vij bregut gjatë.
Ja tek feksi gjysëmhëna,unë nuk pres të bëhet plot
Por mbaj dorën tek" e thëna",puthja erdhi si e ngrohtë.

-Dil e prite!-porosit.Për më tej, po e di vet!
Mike,moj,që doravit!Puthja jote qe sherbet!
Vjen një kohë që fjala vlen;aq sa peshohet me flori!
Puthja jote qe melhem;shëroi plagën-dashuri!

Letra 4

Nuk më lodhi pritja e gjatë;prita-prita unë me shpresë
Sado shpirtin e kam plagë,jam mësuar që të pres
Dhe,kur erdhe,erdh gëzimi! Në nëntor,erdhi pranvera
Nga unë iku hidhërimi,si me dorë ta hiqte era.

Jo.Nuk e hoqi era,por e thashë ashtu nxitimthi
Në u kthye për ne pranvera, se pranverë kishim tek shpirti.
Nuk thamë dot asnjë fjalë,veç sytë u mbushën lot
Dhe u zhytëm në det-mall;sa të lumtur qemë,o Zot!.

Letra 5

-Prandaj të kam dashur dhe të dua,pafundësisht
Se ti ,për mua,qe si një liman ku gjeja strehë!
I lexoj këto rreshta dhe humb,mëndërisht,
Se ndjenja qe e nxehtë;reciproke qe!

Jo.Nuk qe një iluzion apo një marri e çastit
Se,ndryshe,s'ka pse t'më brejë ndërgjegja.
Dhe aq i mbresuar jam dhe tani prej mallit
Sa më duket,si pa vlerë;fare kot mua vetja!

* për herë të parë


29 nëntor 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi