Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX)

Shko poshtë

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX) Empty Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 12:39 am

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX) U1_PerparimHysiVargje të shkruara në gusht (IX)

Nga Përparim Hysi

1.Dy radhët me plepa

Dy radhët me plepa,tej e këndej xhadesë,
Medet, i prenë ca banditë
Kurora e gjelbër që qe si një"strehë"
U zhduk sa të hapësh e mbyllësh sytë.

Tani,në verë,mbi xhade të piqet koka
Se dielli është i nxehtë gjatë verës
Po koka e bëri,ta pësojë koka
Se kemi genet e mesjetës.

Shkatërruam çdo gjë që gjetëm përpara
Sa të duket,për një çast,që u ngjallën barbarët?!
Kur sheh shkatërrimet,sa s'të zë llahtara
Dhe mend më kap të qarët.

15 gusht 2001

2.Dhe mërzitem

Dhe mërzitem,e mërzitem
E me shpirtin po cfilitem
M'u bë ferra Ibrahim *
Se nuk jam në vëndin tim.

Punë nuk kam dhe as pension
Do të thoni:-Po si rron?
Rroj me djersën e djalit
S'i lë gjë mangut as lypsarit.

Ndaj jam mbushur me maraz
Sa jam gati të pëllcas
Të pëllcas e po bëj bam
Ah,ta dini,sa mall kam!
*popullore

15 gusht 2001

3.Në se vdes

Kurdo që të vdes,
Edhe në se vdes papritur,
Një sy dua ta kem hapur.

Jo se më vjen keq
Që nga kjo botë do të ik,
Por dua të shoh për të fundit herë
Atë dorë që syrin tim do të mbyllë

Dorën e dashur të sime shoqe
Dorën tënde,moj Sikë!...

15 gusht 2001

4.Shtëpia e Hemigueit

Mu në kepin më jugor të Majamit
Në Kye West,e bleu shtëpinë Hemiguei
E bleu sa frëngu pulën
Dhe mbeti pa një peni në xhep.

Pas vdekjes,e bleu një grua e rëndomtë
Por qe e zgjuar:e ktheu në muze
Dhe vuri goxha pasuri.

Se kot nuk thonë që jeta është llotari
Ndonjëherë,fati të troket si me magji.

15 gusht 2001

5.Vargu im

Vargu im u thye si qelqe
Seç u kris dhe u ciflos
Se më sulen njëmijë dreqe
Ndaj dhe muza u djallos.

Se burimi ku"ujë" pinte
Seç po thahet pak nga pak
Muza,mua,ku s'më shpinte
Tash nga muza jam ca larg.

Se jam larg nga vëndi im
Ku unë pija"ujë kristal"
Ndaj dhe shkruaja me frymëzim
Tash shkruaj"sa për të qenë gjallë"

15 gusht 2001

6.Bostanxhiu

I them bostanxhiut:-A më jep një kokërr?
-Merr sa të duash,-më thotë,- o moj motër!
-Ku më gjete motër?-unë ia kthej atij
Sytë ia ngul si macja kur sulmon një mi.

Oh,ta shihnit ju!Të ishit aty
U bë lulëkuq,i ziu,bostanxhi.
Unë jam pak e prapë;po kërkoja "sherr"
Dha e dha,i shkreti, në tënd seç më merr.

Seç më merr tek tënda dhe,sa hymë brënda,
Bëmë e çfarë bëmë:bëmë ca"punë të rënda?!"
Bëmë ca "punë të rënda"(nuk thuhen me gojë)
Kokën "allafrënga" seç ma "qethi",moj...

20 gusht 2001

7.Paradoks

Ushtari u hodh në sulm
U vra në vijë të parë
Komandanti rri në çadër
Dafinat i ka marrë.

29 gusht 2001

8.U "lodhën" deputetët

U "lodhën" me ligjet të shkretët deputetë
Më të"bukurin" ligj bën për veten e vetë
Edhe po nuk u zgjodhën në legjislaturën tjetër
Paguhen për sa kohë qenë(ç'mund të bënin tjetër?!)...

29 gusht 2001

9.Qahej një ish deputet

Qahej një ishdeputet,se qe i "papunë?!"
Dhe merrte tri herë më shumë se sa unë
I them atij gjauri:-Të gjeti si qerrja
-Qetë e tërheqin,ajo"krriu" bën përhera.

29 gusht 2001

10.Kinezi Çen

Para shumë vjetësh e njoha kinezin Çen
Por ja,që,paprtiur,m'u kujtua tani
Sepse m'u kujtua dhe juve do t'ju them
Se është si rrëfenjë kjo gjë tani.

Me kinezin Çen qeshë shtruar në spital
Dhe më thoshte:-Jam keq se s'po punoj!
Po ky,- thosha me vete,- mos është gjë djall?!
Se unë keq jam veç kur punoj!!!

Se isha i ri dhe s'kisha ngrënë sqepar
Pa drutë i prisja me një sëpatë
Tani që si Çeni jam kokëbardhë
Ia di vlerën punës dge mendimin e tij të artë.

Se tani që kam një vit e ca pa punë
I kujtoj me mirënjohje fjalët e mikut Çen
Se tash që rashë nga fiku,e vlerësoj unë:
-Unë jam keq se s'po punoj,Më dëgjon,Çeeen?!...

19 gusht 2001
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi