Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervista e Bllacës ia prishi festën OVL-së

Shko poshtë

Intervista e Bllacës ia prishi festën OVL-së Empty Intervista e Bllacës ia prishi festën OVL-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 30, 2011 9:45 pm

Intervista e Bllacës ia prishi festën OVL-së

Intervista e Bllacës ia prishi festën OVL-së OVL-selia

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e konsideron "denigruese, fyese dhe tendencioze kundër UÇK-së dhe kombit shqiptar" që intervista e Nazim Bllacës është transmetuar një natë para Ditës së Flamurit. OVL i sugjeron RTK-së se është dashur të transmetojë emisione edukative, kulturore e arsimore, në lidhje me festat e nëntorit.

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) ka reaguar tri ditë pas intervistës së Nazim Bllacës në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”, transmetuar të dielën në mbrëmje në RTK. OVL e konsideron të paarsyeshme që një intervistë e këtillë të shkojë “në vigjilje” të Ditës së Flamurit.

Kjo organizatë e dalë nga lufta i ka sugjeruar RTK-së që një ditë para 28 Nëntorit është dashur të transmetojë “emisione edukative, kulturore e arsimore”, në lidhje me festat e nëntorit, ose që “në këtë emision të flitej për padrejtësitë të cilat po u bëhen pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të drejtësisë”.

“Ne veteranët e UÇK-së jemi tepër të indinjuar me rastin e transmetimit të intervistës së Nazim Bllacës në emisionin e quajtur “Drejtësia në Kosovë”, në RTK, në vigjilje të festave të Nëntorit. Ne konsiderojmë se do të ishte shumë më e arsyeshme që të transmetohen emisione edukative, kulturore e arsimore, në lidhje me festat e Nëntorit: Shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe daljen publike të UÇK-së”, thuhet në një komunikatë shtypi të OVL të UÇK-së.

“Nëse do të ishte e domosdoshme të transmetohej emisioni “Drejtësia në Kosovë” për shkak të orarit të transmetimit, atëherë më mirë dhe më e arsyeshme do të ishte që në këtë emision të flitej për padrejtësitë të cilat po u bëhen pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të drejtësisë, prej përfundimit të luftës e deri më tani. Dihet që kemi me dhjetëra raste të arrestimeve të luftëtarëve të lirisë, të mbajtur me vite të tëra në qendrat e paraburgimit, të gjykuar, të liruar të pafajshëm e të dënuar pa fakte e argumente ligjore”.

Kjo organizatë konsideron se dhënia hapësirë e njerëzve si Nazim Bllaca në mediumet publike, e aq më tepër në vigjilje të festave kombëtare, është denigruese, fyese dhe tendencioze kundër UÇK-së dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Në fund të komunikatës, “rikujtohen” të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së se kanë dhënë një betim: “Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!”. OVL thotë se ky betim vlen edhe sot, pa dhënë më shumë sqarim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi