Gëzim Muçolli:KUJTIME PËR PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA,INTELEKTUAL I ELITËS BOTËRORE DHE UDHËHEQËS I DENJË KOMBËTAR
Faqja 1 e 1
Gëzim Muçolli:KUJTIME PËR PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA,INTELEKTUAL I ELITËS BOTËRORE DHE UDHËHEQËS I DENJË KOMBËTAR
Gëzim Muçolli:KUJTIME PËR PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA,INTELEKTUAL I ELITËS BOTËRORE DHE UDHËHEQËS I DENJË KOMBËTAR
Të shkruhet për njeriun e zakonshëm të destinuar nga fati dhe nga zhvillimet e rrethanave në mbarim të dekadës së parafundit të shekullit të kaluar,megjithë njohjen e kushteve dhe bashkëpjesmarrjes në procese si qytetar i thjeshtë nuk është aq e lehtë sa do të mendonte dikush.Të kthehesh mbrapa në kujtime në kohën e cila nuk ka shumë vite që kemi lënë pas, në mënyrë absolute do të ngacmojë ndërgjegjen të ballafaqohet me emocionet e asaj kohe.
Ishte gjysma e dytë e viteve tetëdhjetë kur pas shtërngimeve përhere e më të mëdha ndaj ekzistencës fizike dhe kulturës shqiptare si pjesa më fisnike e shpirtit të kosovarëve ,derisa pjesa më e ngritur e rinisë kosovare po dergjej nepër burgjet më të rënda të gjithë shtetit të Jugosllavisë,të arrestuar pas kryengritjes gjithpopullore të vitit 1981,të dënuar me dënime të tmerrshme deri në 15 vite vite burg “në emër të popullit”.Pesha e regjimit po shtypte padrejtësisht përhere e më shumë aspiratat e popullit kosovar për të qenë i lirë e i barabartë me popujt tjerë.Njerëzit edhe në dasma edhe në të pame në ngushëllime familjare flisnin për zullumin serbo-jugosllav dhe mungesën e të drejtave kombëtare.
Çdo institucion kontrollohej nga shteti dhe përherë e më tepër shtypësit dhe regjimi po ankoheshin se nuk ishin të kënaqur sepse nuk po arrinin ta nënshtronin shpirtin dhe krenarinë shqiptare.Ndodhnin përzurje nga puna ,përjashtime nga shkollat dhe institucionet si dhe po institucionalizohej instrumenti jomoral i “diferencimit ideopolitik” nëpërmes të të cilit po kërkohej të krijohej kategoria e re e lojalitetit ndaj regjimit antipopullor serb.Kërkoheshin shqiptarë “të ndershëm” të gatshëm të bashkëjetojnë me shtypjen dhe nënshtrimin deri në poshtërim prapa ofertave të ndryshme nga shteti që shqiptarët i donte të vdekur.
Në këto rrethana të shtypjes e të varfërisë,po kristalizoheshin përherë e më shumë pakënaqësia dhe rrebelimi qytetar te shtresat e popullsisë.Rinia shkollore e sidomos ajo studentore nuk ishte e gatshme më të rrijë e heshtur para padrejtësive .Por rrethanat ishin të tilla që hapësira për veprim ishte e ngushtë dhe përvoja e shokëve që po vuanin nëpër burgje ,impononte që këtë herë të punohej me intelegjencë dhe në zemrën e kombit.Në Universitetin e Prishtinës në disa fakultete tashmë po punonin shumë studentë aktivisë sidomos nëpërmjet punës së palodhshme nëpër shoqëri amatore kulturore artistike.Përpos muzikës shqiptare ,të rinjtë i sfiduan kushtet e regjimit me organizim programesh artistike me recitale me poezi patriotike të poetëve me të mëdhenj kombëtarë.
Kapitull i veçantë ishte edhe organizimi i Orëve dhe Mbrëmjeve Letrare nga ana e poetëve studentë në të cilat lexoheshin poezi ku hetohej shumë qartë ndjenja atdhetare dhe e rezistencës .Në këto manifestime sidomos në Fakultetin Filozofik (Grupi letrar “Jeronim de Rada”), FSHMN (Grupi Letrar “Pjetër Bogdani”) dhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë (SHKA “Dr. Ali Sokoli” dhe Grupi letrar “Reflekset”), përherë ishin të mirëpritur edhe poetë, shkrimtarë dhe patriotë të shquar nga institucionet kulturore kosovare si nga Istituti a
Albanologjik,Shoqata e Shkrimtarëve,Radio e Televizioni i Prishtinës ,nga Gazeta Rilindja ,nga revistat Zëri i Rinisë dhe Kosovarja,Gazeta e studentëve Bota e re,etj, me pjesëmarrjen e autorëve si Rexhep Qosja, Agim Vinca, Esad Mekuli, Mirko Gashi, Nuhi Vinca, Shaip Beqiri, Zeqir Gërvalla, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Basri Çapriqi, Sali Bashota, Ibrahim Berisha, Naim Kelmendi, Faruk Tasholli, Tahir Desku, Liri Loshi, Emin Azemi etj., si dhe poetëve studentë tashmë të afirmuar në ambiente kulturore si Halil Matoshi, Kamber Kamberi, Nexhmedin Spahiu, Dibran Osmani, Shemsi Gërguri, Nexhat Çoçaj, Gëzim Muçolli, Bekim Lumi, Naime Beqiraj, Shyhrete Blakaj, Haxhi Kamberi, Xhezide Lumi, Dukagjin Zogaj, etj.
Pikërisht ligjeratat akademike të mbajtura sidomos nga Dr. Rexhep Qosja dhe Dr. Ibrahim Rugova me theks të veçantë patriotik mbi argumente historike dhe kulturore zgjonin ndjenja të fuqishme patriotike te të pranishmit dhe sidomos pas organizimit të Javës Kulturore në Universitet me rastin e festave të Nëntorit të vitit 1985 të cilat me pjesmarrjen e madhe të publikut në ambientet universitare ranë në sy edhe të pushtetarëve të regjimit serb dhe jehona e tyre u përcoll me ndjenja antishqiptare në gazetat serbe në kosovë si dhe në Beograd ku duke u ndodhur përballë alarmit dolën edhe me tituj si “Favorizimi i njënacionales” si dhe “Dashuria është kalimtare,frika është e përjetshme”,”Dukuria që kërkon përgjegjësinë e dikujt”,etj.
Tashmë çdo gjë ishte e qartë dhe pikërisht këto ishin tribunat e para ku doli me idetë kulturore dhe angazhimin politik profesori dhe kritiku i dalluar i letrave shqipe Dr. Ibrahim Rugova.Më kujtohen si sot heshtja e publikut në sallë dhe jehona e zërit të tij kur fliste me modestinë e qytetarit të Kosovës i cili nuk deshi të dallohet nga fati i përbashkët i gjithë qytetarëve të tjerë.Kemi pasur fat të jemi auditorimi i parë i tij dhe dëshmitarë të filimit të karrierës politike të tij në krye të grupit të intelektualëve më të guximshëm më të ngritur të atdheut të cilët kontribuan përjetësisht në Pranverën demokratike në përmasa gjithkombëtare si në Prishtinë, Tiranë, Shkup,etj.
.Përballë kërkesave të rinisë studentore do të krijoheshin struktura që do të artikullonin lëvizjen kombëtare në fund të shekullit të XX.
* * *
Ishte e shtune ,dita e parë e pranverës së vitit 1998.Ende nuk kishin kaluar dy javë nga masakra e policisë dhe ushtrisë serbe në mesin e banorëve të fshatit Prekaz në Drenicë,ku ishin vrarë pa dallim dhjetëra viktima prej pleqëve të moshuar deri te gra shtatëzëna dhe fëmijët e djepit. Pas një lufte të pabarabartë ishte vrarë edhe Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari bashkë me vëllaun Hamzën dhe gjithë anëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin në shtëpitë e tyre.
Në qytetin Viçenca të Italisë me 21 mars ,përballë hyrjes së bazës Nato ,kazermës Ederle të ushtrisë amerikane ,derisa bashkë me Engjëll Koliqin,Massimo Corradi(ambasadori I pare Italian në Prishtinë I dërguar si ambassador i paqes), Arsim Berishën, Xhavit Fetajn,si dhe aktivistë tjerë të mërgatës kosovare si Xhafer Berisha, Valdete Muçolli-Llumnica, Fadil Shabani, Izet Zeqiri, Xhemail Gashi, etj. po i ndërlidhnim përgaditjet e fundit në koordinim me policët dhe karabinierët e caktuar për ruajtjen e rendit dhe mbarëvajtjen e protestës proamerikane dhe prokosovare dhe kundër barbarisë serbe.Aty ishin edhe udhëheqësit e Digosit (Policia sekrete) të Viçencës të cilët po kërkonin spjegimet e fundit prej nesh dhe garancitë që nuk do të ndodhnin ekcese dhe bllokim i rrugës,e që parreshtur po komunikonin me strukturat e sigurisë amerikane brenda bazës Nato.Dukej që edhe ato ishin në agjitacion dhe nga dritaret po dukeshin mes perdeve persiane objektivët e videokamerave që po xhironin gjithë atë që po ndodhte.
Derisa përgjegjësi i Digosit po na dëftonte se ishte praktikë e zakonshme që CIA të inçizonte në raste të tilla manifestimet para bazës ushtarake të Natos,tek po vinin bashkëatdhetarë tjerë nga Italia në grupe siq kishin zbritur nga autobusët me parulla dhe flamurin kombtar në duar duke brohoritur fuqishëm UÇK-Rugova si dhe Rugova-Rugova.Përnjëherësh kur u bashkuan me ata që kishin ardhur paraprakisht i gjithë vendi jehonte fuqishëm në thirrje për angazhim direkt ushtarak të ushtrisë amerikane dhe të Natos në Kosovën martire të robëruar nga barbarët serbë që po vrisnin edhe fëmijët në djep.Pas fjalimeve të rastit erdhi vetë përgjegjësi i Digosit italian dhe shprehu kërkesën e Komandantit të bazës Nato që të takojë menjëherë personalisht një delegacion kosovar që ti shpreh kërkesat e protestuesve kosovarë.I takoi zotrinjve Engjëll Koliqi gazetar ,patriot dhe aktivist i dalluar dhe Arsim Berisha kryetar i Fondit të trepërqindshit të Qeverisë së Kosovës në ekzil,të cilët pas një bisede mjaft produktive i dorëzuan dokumentin e Peticionit të kosovarëve të Italisë të shkruar nga Gëzim Muçolli bashkë me firmat e mijëra kosovarëve.Komandanti i bazës gjatë këtij takimi kishte qenë i kënaqur që ishte hera e parë që populli i Kosovës po kërkonte intervenim direkt të amerikanëve dhe Natos pa e lutur më OKB-në dhe të ashtuquajturën Bashkësi Ndërkombtare të cilave nuk po iu bëhej vonë për barbaritë në Kosovë.Para manifestuesve të cilët po prisnin jashtë kur dolën Engjëlli dhe Arsimi dhe thanë premtimin e gjeneralit amerikan se dokumenti i nënshkruar prej kosovarëve bashkë me raportin e takimit me përfaqësuesit tonë të hënën(me 23 mars) do të ishte në tavolinën e gjeneralit Uesli Klark në selinë e Natos në Bruksel dhe komandantit në Pentagon si dhe ministrit të mbrojtjes në qeverinë e Klintonit.
Ishte moment i paharruar kur entuziazmi i masës së tubuar shpërtheu me valëzimin e flamujve kuqezi dhe me thirrjet kumbuese Rugova-Rugova,UÇK-Rugova,Liri për Kosovën,Kosova Indipendente,etj.Jehona e këtij manifestimi në mbrëmje nëpërmes valëve satelitore të Radio Televizionit Shqiptar dhe Radio Tiranës jehoi në gjithë botën duke u dhënë forcë dhe shpirt ushtarëve të Uçk-së nëpër istikame përballë armikut shekullor,të cilët vazhduan luftën e tyre edhe një vit deri në intervenimin e ushtrisë amerikane dhe të Natos në Serbi dhe Kosovë në vitin 1999,që solli deri te çlirimi i Kosovës.
* * *
Kujtimi për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës nuk tretet as te qytetarët e Italisë të cilët përpiqen ta nderojnë për kontributin e tij dhënë paqes dhe humanizmit.Me 28 prill 2010 gazeta “Il mattino di Padova”në faqen 26,sjell një shkrim të shoqëruar me fotografi ,me titull : “Un murale dedicato alla pace” (Një mural dedikuar paqes) i cili flet për punën e përditshme të artistit të ri Sergio Trevisan i cili në përfundim të punimeve për ndërtimin e postës në komunën Cadoneghe të Provincës se Padovës,punoi disa dtë pa ndërpre derisa e përfundoi muralin me fytyrat e protagonistëve të luftës për paqe dhe të drejta civile:Nelson Mandela,Ibrahim Rugova,Martin Luther King,Gino Strada,Ghandi,etj.Mesazhi është i qartë dhe i mirëpritur nga qytetarët e vendit të cilët me 12 shtator 2010 e inauguruan solemnisht muralin e paqes nën tingujt e orkestrës frymore të qytetit të Kadoneges në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara gjatë edicionit të dytë të Festës së popujve ,manifestim kulturor me objektiv sensibilizimin e kolektivitetit për temat e integrimit,integrimit dhe multikulturalitetit.
Autor: Gëzim Muçolli,30 dhjetor 2010 Padova (Itali)
*Ky shkrim është botuar në librin e Engjëll Koliqit "Dr.Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisë së re-Republika e Kosovës" (faqe 137-141),Botues Rugova Art Prishtinë 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi:Apel!
» Walker kujton Presidentin Ibrahim Rugova (Video)
» Qibrije Hoxha:Një dhembje e pashuar për presidentin Ibrahim Rugova
» Prend Buzhala:Në vend të Ditës së Homazhit Memorial (për presidentin Ibrahim Rugova)...
» Alban Muçolli:NË FUND TË SHEKULLIT(Poezi nga Gëzim Muçolli)
» Walker kujton Presidentin Ibrahim Rugova (Video)
» Qibrije Hoxha:Një dhembje e pashuar për presidentin Ibrahim Rugova
» Prend Buzhala:Në vend të Ditës së Homazhit Memorial (për presidentin Ibrahim Rugova)...
» Alban Muçolli:NË FUND TË SHEKULLIT(Poezi nga Gëzim Muçolli)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi