Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Apel!

Shko poshtë

Agim Gashi:Apel! Empty Agim Gashi:Apel!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 2:58 pm

Agim Gashi:Apel!
Agim Gashi:Apel! 383795_10150484047969077_644509076_9067636_368869617_n
14 janari i politizuar tej mase po vie. Gjithkund shifen ndarje, grupime e urrejtje. Të tjerët që nuk janë të kyçur askund, drojnë për ardhmërinë dhe natyrisht se tek ta frika zë vend. Kjo nuk përkon me situaten tonë që e kemi dhe ku jemi. Në vend që të ulen gjakrat dhe të kryhen punë për shtetin, ne hasmohemi keqas duke i ditë inatet e njëritjetrit. Unë droj se deklaratat e pa matura të të gjithëve, me fjalë vullgare dhe të rënda, me sulme e etiketime, nuk qojnë në rrugë të mbarë as drejt civilizimit e as drejt kyçjes në Evropë. Në vend që të jemi tolerant dhe ta forcojmë vetëveten dhe shtetin, këtu në atdheun e shqipeve po më duket se korbat po ulurijnë që të sjellin kob e anarhi. A është koha që Akademia e Shkencave me njerz të shkencës dhe kultures të organizojnë një tubim kombëtar me të gjithë liderët e partive politike dhe organizatave të ndryshme qytetare, në mënyrë që të dilet me një pakt kombëtar të pajtimit dhe tolerances. Mendoj se koha po e kërkon një gjë të tillë për hirë të vetëvetes dhe për hirë të atyre që na sollen deri këtu ku jemi. Fundja borgj ua kemi gjeneratve, ardhmërisë dhe atdheut!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Gashi:Apel! Empty Gëzim Muçolli:KOMENT NË APELIN E z.AGIM GASHIT PËR PAJTIM DHE BASHKIM KOMBËTAR NË VIGJILE TË 14 JANARIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 3:00 pm

Agim Gashi:Apel! 398135_301746309878336_100001289083162_945219_63044925_nAgim Gashi:Apel! 368820_100001289083162_95330788_n

Gëzim Muçolli:KOMENT NË APELIN E z.AGIM GASHIT PËR PAJTIM DHE BASHKIM KOMBËTAR NË VIGJILE TË 14 JANARIT

Agim i nderuar me shokë mirëmbrëma.Kur e kam dëgjuar për herë të parë fjalën "kuller" më ka nxitur një farë refuzimi me kuptimin që po i jepej.Të nesërmen në punë sa e takova anglezin Edward të cilin shumica e italianëve nga injoranca ende e quajnë amerikan,pyetjen e parë ia shtrova:çka quan ti "kuller" në gjuhën tënde amtare?U mendua pak dhe duke më shikuar ftohshëm me çudi mu përgjegj:Frigorifer.

Sado që ne Kosovë kategorizohen ndryshe "Kullerët" unë ende nuk besoj se mund të jetë "kullerizuar"i gjithë populli i Kosovës në emër të civilizimit dhe tolerancës së njëanshme ndaj organizmave ndërkombtarë.Na përditë duket se po qytetërohemi duke zbutur ndjenjën e shtetformimit.

Na duan shumë(sipas mënyrës së vet) disa përfaqësues të organizmave të huaj saqë një zonjë e nderuar del e thotë se po turpërohet nga iniciativa e fundit e një pjese të rinisë sonë që jo rrallë ka shprehur mospajtimin e vet pa pasur frikë nga "tagu" i demokracisë.E di se mund të turpërohet zonja e nderuar me shokë por unë po turpërohem edhe për këtë Zonjë dhe Evropën e saj që kosovarët ende në ëndërr e shohin.

Po sepse ata nuk po turpërohen qe sa vite duke e paralizuar Kosovën,duke toleruar të paligjshmit në pjesën më veriore që ta bëjnë ligjin sipas rregullave të krimit trë organizuar.Në veri është bllokuar edhe truri i njerëzve të ndershëm.Atje në të ashtuquajturat barrikada ofendohet përditë Kosova,Evropa dhe qytetërimi.Shkilet edhe dinjiteti i NATO-s,ushtarët e të cilëve patën ndihmuar mbylljen e kapitullit 100 vjeçar të shovenizmit dhe kolonializmit sllav.

Nuk turpërohet aspak zonja Pak me shokë.-Agimo duhet edhe njëherë që edhe ne edhe të huajt ta kuptojmëë,se fëmijët tonë edhe njëherë u rritën edhe teshat e vjetra nuk po ju bien taman.Siq nuk ju ranë taman as në vitin 1989 kur protestuan bashkë me krejt popullin kosovar kundër heqjes së autonomisë duke dridhur Jugosllavinë avnojane nga Trigllavi deri në Gjevgjeli.

Fëmijët tanë u rritën dhe u burrëruan edhe në aksionin e madh të Pajtimit të gjaqeve kur i thano Jo vëllavrasjes dhe u përgadit doktrina e bashkimit kombtar.Eh Agim sa bukur i ke këndue atëherë edhe tash asaj rinie dhe bacës Anton Çetta .

Prap e pamë se çka dmth kur të rriten fëmijët kur në vitin 1997 dolën dhe protestuan kundër shtetit policor kolonial serb studentët e universitetit të Prishtinës.

-Nuk na turpëruan fëmijët tonë asnjëherë.Ata gjithmonë shofin më larg siq panë kur për tri ditë e mbushën me 500.000 anëtarë LDK e sapoformuar nga dijetarët dhe patriotët tanë të prirë nga i madhi Ibrahim Rugova.

Nuk na turpëruan as atëhere kur i hoqën farmerkat dhe jaknet dhe veshën uniformën e UÇk-së duke e falur me mijëra jetën në altarin e lirisë.

Besoj se edhe nesër nuk do të na turpërojnë fëmijët tanë,sepse ata nuk po i quaj fëmijë me moshë por janë bijat dhe bijtë e popullit tonë i cili edhe pse në televizor në mbrëmje përnatë i sheh lajmet e njëjta,sofrën nuk e kanë njëlloj të shtruar dhe nuk kanë xhipa e as punë.Kurse Evropa e premtuar dhe dalja pa viza për të rinjtë tanë është fatamorganë që te ne shihet edhe kur bënë ftohtë.

Shpresoj edhe besoj se nesër në pikat kufitare pa e tepruar zellin asnjëri në detyrë,protesta do të kalojë në paqe e nuk do të derdhet asnjë pikë gjaku e askujt nuk do ti mungojë asgjë sepse edhe Policët e Kosovës janë fëmijët tanë-natyrisht në detyrë.G.M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi