Fatmir Sejdiu: Kushtetuta jonë moderne
Faqja 1 e 1
Fatmir Sejdiu: Kushtetuta jonë moderne
Kushtetuta jonë moderne
Nga Fatmir Sejdiu, president i Kosovës
Dje pasdite, derisa po i hidhja shikimin e fundit këtij teksti që do ta lexoj këtu përpara jush, mora konfirmimin zyrtar se Gambia njohu Republikën e Kosovës. Mbase, duket e pazakontë që një tekst kushtuar një kremteje të tillë si Dita e Kushtetutës, po e nis kështu, por kjo njohje e shtetit tonë, ashtu si edhe 56 të tjerat para saj, ashtu si edhe shumë njohje që do të vijnë pastaj, është dëshmi e pakundërshtueshme se vendi ynë, Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës ka arritur që gjatë këtij viti të shtetësisë së saj të dëshmohet si vend stabil e paqësor, si vend i sundimit të ligjit dhe i vlerave qytetare, si vend që nxit dhe kultivon frymën e fqinjësisë së mirë dhe të miqësisë me të gjitha vendet demokratike të botës.
Një vit më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sot, në këtë takim solemn të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë që t’ju shpreh sërish mirënjohjen time të gjithë deputetëve, të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, të cilët me votën e tyre e shndërruan këtë dokument në aktin më të lartë juridik zyrtar të shtetit tonë të ri.
Në aspektin e rendit juridik, dita e miratimit të Kushtetutës dhe dita e hyrjes së saj në fuqi, 15 qershori, paraqesin dy datat më të rëndësishme për vendin tonë, duke pasur parasysh atë që është historike, shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.
Sot, jo më shumë se një vit pas bërjes me Kushtetutë, Republika e Kosovës në të gjitha nivelet e funksionimit institucional, në legjislativ, në ekzekutiv dhe në gjyqësor, mbështetet mbi këtë akt fundamental të ligjshmërisë, të rregullit e të rendit juridik, politik e shoqëror.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është pikënisja dhe pikëmbështetja jonë, është dokumenti themelor për gjithë korpusin legjislativ të vendit.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është në harmoni të plotë dhe në përputhje me korpusin e standardeve më të larta ndërkombëtare të legjislacionit, para së gjithash me standardet legjislative evropiane. Ajo është baza e funksionimit të institucioneve të Kosovës, por edhe e misionit ndërkombëtar që e kemi ftuar vetë për të këshilluar në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Pra, krahas Kushtetutës së Kosovës, EULEX-i do t’i referohet në veprimet e veta edhe Planit të Përbashkët të Veprimit, i cili, po ashtu, mbështetet në Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari.
Meqenëse Kushtetuta e Republikës së Kosovës është themeli i funksionimit të institucioneve të vendit, Parlamenti, Presidenca dhe Qeveria duhet të jenë shembulli i punës që buron dhe bazohet në Kushtetutë.
Siç e dini tanimë, si President i vendit, unë kam bashkëpunim tepër të ngushtë dhe të përditshëm me Kuvendin e Kosovës. Kjo është një dëshmi e funksionimit të shtetit tonë dhe e bashkërendimit ndërinstitucional, gjithnjë duke i ruajtur përgjegjësitë dhe kompetencat e secilit institucion përkatës dhe në relacionet reciproke.
Njëkohësisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë krijuar dhe po fuqizohen dita-ditës shtyllat e qëndrueshmërisë dhe të sigurisë së vendit tonë, Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia e Inteligjencisë e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Gjithashtu, janë hapur dhjetë misione diplomatike në botë, si dhe janë dekretuar tetë misione të reja diplomatike dhe nëntë misione konsullore. Kështu, hap pas hapi, dhe me kujdes të përhershëm, është rrumbullakuar qarku i institucioneve më të rëndësishme për funksionimin e shtetit tonë, që shpejt do të përmbyllet me krijimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Për ta përmbyllur, po e ripërsëris atë që theksoja më 15 qershor 2008, ditën kur Kushtetuta e Republikës sonë po hynte në fuqi: Kushtetuta do të jetë shtylla kurrizore e organizimit tonë shtetëror. Kushtetuta jonë ngërthen zgjidhje moderne kushtetuese që vijnë nga trashëgimia demokratike, por edhe zgjidhje të veçanta për rrethanat dhe specifikat e Kosovës, si shoqëri shumetnike, me një shumicë dërmuese shqiptare dhe me komunitetet pakicë, të cilave u jepen garanci të fuqishme për të drejtat dhe privilegjet, të cilat janë shenjtëruar në Kushtetutë, pasi ishin pranuar si dispozita të Propozimit të Presidentit Ahtisari.

Bota Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Minguli:KONCEPTUALITETE MODERNE NE POETIKEN E ADEM ZAPLLUZHES
» Fatmir Sejdiu kërkon rikthimin në krye të LDK-së
» Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së
» Fatmir Sejdiu:Fitore e burrave të dheut!
» AGIM GASHI FATMIR SEJDIU PO BAN SERI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi