Fatmir Minguli:KONCEPTUALITETE MODERNE NE POETIKEN E ADEM ZAPLLUZHES
Faqja 1 e 1

KONCEPTUALITETE MODERNE NE POETIKEN E ADEM ZAPLLUZHES
Shenime kritike për librin poetik te Adem Zaplluzhes Sa afer e sa larg
---------------------------------------------------------------------------------
Nga Fatmir Minguli
Qe ne titullin e librit ,autori perpiqet te na jape nocione te afersise dhe largesise.Shumekush mund te kuptoje se poeti ka ne mendje vetem afersite apo largesite gjeografike.Kjo eshte e vertete por eshte vetem kuptimi i ngushte i kesaj shprehjeje.Poezite e ketij libri qellojne me larg ,ato bejne flurudhen parabolike qe rrok vendet dhe kohet njeheresh.Poezia ,keshtu merr dimensione e behet shumevellimshe ,e afte te prodhoje mendime ,hamendje ,perceptime e ide te guximshme.Edhe pse i kalon kufijte e fantazise nepermjet figurave te shumta artistike krejt te vecanta ,poezia e Adem Zaplluzhes nuk eshte efemere ,perkundrazi,ajo shpreh revolten kunder artificiales,nje revolte --siç thekson Xhejms XHojsi--qe eshte nje menyre shprehjeje kunder aktualitetit.
Poeti Adem Zaplluzha
Bashkimi i te kundertave
----------------------------
Ne poezite e ketij libri poeti nuk bie ne kthetrat e te pakuptimtes fenomen ne shume poete te diteve tona.Kjo ndodh se e pakuptimta mbeshtetet fort ne kompleksin e te kundertave,kompleks qe poeti e ka per zemer.Ai perdor tekniken e pohimit te nje te kunderte qe e ka thene me pare ne te njejten strofe apo poezi.Kjo eshte antifraza ,nje figure e mirfillte letrare aq e preferuar nga poete te shquar si Leopardi.E thene ndryshe kjo figure ne menyren si e perdor Zaplluzha e ka burimin teorikisht ne psikollogjine e Frojdit.
Çfare dite eshte sot
kur dje ishte e shtune?
Asnje pellumb nuk fluturoi
Mbi çatine e lagjes.
(Proçesioni)
Te tilla forma ka me dhjetra ne librin Sa afer e sa larg por dhe ne shume libra te tjere me poezi ku nepermjet antifrazes poetike ai abstragon ajroren me toksoren.
Ne te gjitha keto teknika brenda konceptit te antifrazes Adem Zaplluzha i drejtohet shpesh dikujt pa emer i hakerrehet e i lutet ,i kerkon mendim e pastaj ja kundershton e keshtu debaton pa fund.Por ne esence te ketyre veprimeve ai koncepton te plotfuqishmin ,perendine apo 'mesuesin".Po kështu pa kufij kohore ai merret me te padukshmen qofte mika apo armike duka na dhene figura letrare te guximshme qe arrin te" fuse gjithe qytetin ne trurin e tij".
Ti ike pa ditur rrugen
se ku te çon
mbete zhgenjim i murosur
ne muranen e kujtimeve.
(Murana e kujtimeve)
Delikatesa dhe ashpersia jane bashkerendese te poezise ne kete liber.Duke mos qene poet i euforise ai preferon ashpersine delikate antiteze te cilen ai sjell qe nga koherat e Testamentit te Vjeter prej nga vine tabllo te gjalla neper rruget plot shi e ngjyre gri te qyteteve
,aty ku "metaforat kerkojne azil ne dhimbjen e tyre te pashuar".
Ashpersia e poetit Adem Zaplluzha konsiston pak a shume ne teorine e poezise te Bodlerit ,ku faktet jane koke forte .ku ngjyrat e kohes s'kane bukurinë e ekraneve televizive apo te kinemave tre dimensionale.Shqetësimi-kjo ështe ashpersia e poezise ,nje lloj renkimi per dhembjet ,mashtrimin,mosbesimin ,kujtesen e harruar.A nuk jane pergjithesisht te gjitha keto elemente si emblema te hidhura te koheve qe po jetojme?
Duke i dhene perparesi konceptualitetit te kohes dhe te kundertave ne çdo qelize te saj,Adem Zaplluzha tek permend disa here tabllone Deradiane te vajzes qe mbush shtamben ne kroin e fshatit na spjegon se eshte balta ajo qe krijoi jo vetem shtamben.Keshtu ai e sheh sendin si pragmatist por njekohesisht edhe si analist e ben nje kontravers, ne dukje ,me veten e tij ,por nuk eshte ashtu.!
Te shtamba ai sheh kohen ,periudhat e kaluara por dhe ato te ardhme qe duket filozofikisht krejt bukur ne poezine"Dhembja e qiellit".
Duke bere analiza tipike frojdiane ai eshte njekohesisht dhe eksistencialist duke e konsideruar veten(njeriun) pafundesisht te panjohur:
Sonte me duket se kam filluar
Ta njoh vehtveten,
Une nuk jam me ai
Qe isha para pak kohe
Kam ndryshuar per shume shkalle.
Forca e formes dhe e permbajtjes
---------------------------------------
Ne librin "Sa afer e sa larg",Adem Zaplluzha,shfaqet novator,ashtu si ne shume libra te tjere te tij.Noviteti konsiston ne nje kombinim elastik te formes dhe permbajtjes se poezive te tij.Ky kombinim stoliset per bukuri me simbolizmin tradicional te kulturave te popullit shqiptar.Shpesh poeti, i referohet nje shprehje te parapelqyer nga ai "kafshuar nga koha."Eshte nje thirrje simbol e modernisteve ashtu si ka ndodhur me poetet e mallkuar franceze te cilet e transformuan formen ne dobi te permbajtjes ,duke tejkaluar sistemet tradicionale.
Migjeni njihet per permbajtjen e poezise se tij revoltuese e per vargun e tij te lire.Te Zaplluzha eshte po ajo permbajtje si te Migjeni por forma eshte krejt tjeter.Poezia e tij eshte alineare,as e thyer e as e lire.Ka formen e nje katervargeshi autonom qe gjithsesi leviz nga nga strofa ne strofe brenda nje poezie.E prap dallon lehte si poezi e personalizuar e Zaplluzhes.
Me nje qetesi modeste ,ai fut njeriun si njeri real dhe njeriun metafore.Njeriu i Zaplluzhes eshte ai i Sizifit ,mitin e te cilit e ben motorino per çdo poezi.Ne poezine qytetare "Projektimi i rrugeve" kemi kete strofe sizifiane:
Kur mbrrijme
ne fund te qellimit
vetem atehere e kuptojme
se ende s'jemi nisur
ne projektimin e rrugeve.
Duke ndjekur forma moderne te shprehimit poetik,ai shpesh nuk eshte konkret me ngjarjet qe ka kaluar apo po kalon populli kosovar.Kjo behet me vetdije te plote nga poeti i cili eshte vazhdimisht ne kerkim jo vetem te temes (permbajtjes) ,por dhe te formes.Nje nga keto forma eshte ajo qe perdor "iktusin" çka eshte pjesa me intensive e vargut e cila e alternuar me pjeset e vaketa apo pushuese na jep ritmin e poezise.Iktusin ,Zaplluzha e perdor zakonisht ne fund te poezise si nje normative personale e tij.Ne perputhje te plote me formen ,lumi dhe lisi jane ne qender te shqetesimeve ,jane metafora te trojeve te Kosoves perfshire fshatin dhe qytetin.E nuk mjaftohet me kaq se ai bashkepunon me dhe me kozmosin.E ul ne trjet kosovare tek ata lisa e te ata lumej deri dhe te zambaket e ballkoneve.Poeti kthehet ne mag por qe kerkon ta zbuse mallkimin,forcen e tij.E kurre nuk mungojne baladat shekullore shqiptare:
Eja preke lotin
dhe plaget e balades
sonte
mund te prekesh çdo gje
E dashura grua.
( Prekja yte)
Ne tabllote e shumta te jetes kosovare qe Zaplluzha na paraqet,shohim te lodrojne si pa te keq ashtu si aktore te teatrit absurd lisat e mbeshtjelle me tisin e ketyre baladave te çmuara.Demonstrohet ,ne kete menyre morali i tij qytetar te cilin e ka si objektiv, vizion. fakt per tu konkretizuar.Eshte plotesisht brenda perifrazimit te kritikut te letersise ,italianit bashkohes Lorenzo Renzi te shkruar ne librin'Si te lexojme poezine":
Poezia eshte nje metafore e nostalgjise se nje jete te rregulluar nga kritere morale ,te pandotura nga kompromoset.Poezia shpreh,pra, nostalgjine e nje jete te rregulluar nga vlerat e njeriutr e jo ato te parase". Prandaj poetika origjinale e Zaplluzhes lodron si nje muzike qe bashkon e largon ashtu si dy krahet e nje fizarmonike ,idete e kunderta ,afersine dhe largesine, kozmosin dhe fijen e barit.Brenda kesaj levizjeje psikollogjike qe ben poeti, lexuesi shpesh dallon nje fund qe ndrit ,nje optimizem modest ,te thjeshte ashtu siç eshte drita e vogel -xixellonje e fundit te nje tuneli te gjate.
Poeti Adem Zaplluzha pikerisht kete drite kerkon ,arritjen e mundishme te fundit te tunelit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
» Dy tregime nga libri “Fluturimet i korbave në netët pa hënë” të Adem Zaplluzhës
» Libri më i ri i Adem Zaplluzhës STOLI NË PARKUN E VJETËR
» Fatmir Sejdiu: Kushtetuta jonë moderne
» Shatë librat e Adem Zaplluzhes të botuara në vitin 2011

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi