Vaçe Zela, nje grua, nje mit"
Faqja 1 e 1
Vaçe Zela, nje grua, nje mit"
Vace Zela, nje grua, nje mit"
Nga Koha Jone, 08 Prill 2009
Me ovacione dhe me mall u prit dje ne Pallatin e Kongreseve mbremja gala, per nder te te madhes Vace Zela, e cila edhe pse nuk ndodhej aty fizikisht, ishte padyshim e qenesishme me kenget e saj te paarritshme. Nen kujdesin e zonjes se pare te vendit, bashkeshortes se presidentit, zonjes Teuta Topi, u organizua mbreme me rastin e 70-vjetorit te kengetares se shquar Vace Zela, nje koncert gala ne Pallatin e Kongreseve. Plot 15 kenge te interpretuara ne skene nga Irma Libohova, Myfarete Laze, Sidrit Bejleri, Vikena Kamenica, rikthyen per publikun emocionet dhe nostalgjine e kengeve te Vaces. Ne nje skenografi te krijuar me imazhe te riprodhuara nga fotot e legjendes se muzikes, artdashesit paten mundesi ta ndjejne me afer prezencen e saj. Kengetaret pjesemarres paten mundesine te uronin "live" kete ikone te muzikes se lehte shqiptare. Megjithate, ne eventin qe zgjati rreth 2 ore, shenje e mirenjohjes se kontributit te Vace Zeles ne muziken shqiptare, "Artistja e Popullit", njekohesisht edhe "Nder i kombit", nuk mundi te ishte e pranishme, per shkak te problemeve shendetesore. Problemet fizike nuk e lejojne qe ajo te mund te bashkohet me miqte, shoket, te afermit dhe artdashesit e shumte, ketu ne Tirane. Megjithate, mesditen e djeshme, ne shenje nderimi per kete jubile, presidenti i Republikes, Bamir Topi, kreu nje lidhje telefonike me kengetaren Vace Zela, e cila jeton prej vitesh ne Zvicer, me bashkeshortin dhe vajzen. Presidenti Topi, duke vleresuar interpretimin e jashtezakonshem te kengeve te muzikes se lehte e popullore shqiptare se kengetares Vace Zela i uroi ikones se shenjte te muzikes shqiptare shendet dhe jete te gjate. Presidenti i Republikes theksoi ne telefonaten e tij me Vace Zelen se "figurat e shquara kombetare, perlat e muzikes shqiptare, gjithnje do te jene ne vemendjen e shtetit shqiptar dhe do te kene mbeshtetjen e duhur per kontributin e dhene ne evidentimin e vlerave te artit e te kultures shqiptare". Nga ana e saj, kengetarja e madhe e falenderoi Presidentin Topi perzemersisht per urimet, duke i uruar edhe atij suksese ne krye te shtetit shqiptar. Ajo nuk harroi te falenderoje kreun e shtetit edhe per kujdesin e vecante e te vazhdueshem, qe ai tregon per figurat e shquara te artit. Te shumta jane urimet qe kane shkuar ne adrese te kengetares se shekullit nga artdashes se shumte, madje shume i kane percjelle pershendetjet e tyre te ngrohta per kete jubile, edhe permes te vellait te Vaces, Hysni Zeles.
Thane per Vace Zelen
Myfarete Laze
"Sonte do te vij me kengen time te pare ne festivalin e te rriturve, "Shoqet ilegale", deputimin e pare me Vacen. Me erdhi keq qe nuk pata kohe te pergatitem, kam pasur edhe disa krijime te mrekullueshme, bashkepunime me Vacen, te kompozitorit Limoz Dizdari, si "Kur cel nje bli", "Zemer e trazuar", "Shoku im". Une uroj qe "o Zot te kete shendet dhe harmoni te famije".
Juliana Pasha
"Jam e lumtur qe jam ne kete koncert. Ka qene vertet nje moment i vecante ne festivalin tim te dyte, kur zonja Vace Zela me ka akorduar cmimin "Zeri i ri me i mire". Ndonese une nuk e kam takuar asnjehere, ruaj respekte dhe konsiderata ndaj saj. Sonte do te kendoj tre kenge, "Rrjedhe ne kenge e ligjerime", "Nenave shqiptare" "Nuk e fshehim dashurine". Do ta uroja Vace Zelen "Jete te gjate dhe te lumtur".
Vikena Kamenica
"Eshte nje kenaqesi e vertete dhe e vecante pjesemarrja ne kete koncert, pasi Vace Zela eshte diva e muzikes se lehte shqiptare, e cila edhe e ka bere kete muzike. Une do vij sonte me dy pjese te sajat, me kengen "Mesnata" dhe me kengen "Ere pranverore".
Endri i grupit "Endri dhe Stefi"
Ne do te kendojme sonte "Per ty Shqiperi", eshte nje kenge shume shume e bukur e Vaces, ndaj padyshim qe kemi edhe emocione. Urimi im per kete kengetare te shquar te vendit tone, eshte "Jete te gjate" dhe i themi qe e kemi perhere prane.
Kengetarja e shekullit
Nje jete e ndertuar me melodi dhe nota. Vace Zela vleresohet me te drejte si nje kengetare e madhe dhe e paperseritshme e muzikes. Talenti i rralle dhe i spikatur e ka vendosur ate ne panteonin e artisteve te kombit tone. Pikerisht ne fillim te ketij viti, Ministria e Kultures shpalli vitin 2009 te Vace Zeles, Odhise Paskalit dhe Lasgush Poradecit, si tre artiste, te cilet kane prekur majat, edhe pse ne fusha te ndryshme. "Ajo vete beri te ditur pas ketij njoftimi te marre ne rruge telefonike, se nuk e dinte se do i behej nje nderim i tille. Nje sere veprimtarish parashikon projekti i ketij manifestimi gjithevjetor, i organizuar nen vemendjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Mes tyre vlen te permendim konceptimin e nje albumi me kenget me te hershme te saj, qe eshte duke u pergatitur, po keshtu, Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore do te organizoje nje koncert festiv, ku do te interpretohen kenget qe ka kenduar Vacja etj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lamtumirë Vaçe Zela!
» Maki Maqedonci Canolli:VAÇE ZELA, KJO KANARINË
» AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA
» Flora Durmishi: Fenomeni Vaçe Zela
» R.I.P. VAÇE ZELA-Mbretresha e këngës shqipe
» Maki Maqedonci Canolli:VAÇE ZELA, KJO KANARINË
» AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA
» Flora Durmishi: Fenomeni Vaçe Zela
» R.I.P. VAÇE ZELA-Mbretresha e këngës shqipe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi