Flora Durmishi: Fenomeni Vaçe Zela
Faqja 1 e 1
Flora Durmishi: Fenomeni Vaçe Zela
Flora Durmishi: Fenomeni Vaçe Zela
Thanë për Vaçe Zelën
Agim Pepa-poet
Në momentin kur po përgatitjej shtypi periodik i Tiranës për të botuar dicka për Vaçe Zelën, me rastin e 60 vjetorit të lindjes së saj, në ambientet tona letrare, diskutohej mjaft. Unë mes shokësh kam dhe një letrar mik, Fiqri Mujo, i cili ka qenë për 15 vjet në burg, burg për politikë. Ai në burg kishte me vete dhe kitarën e Vaçe Zelës. Fiqriu ishte një pasionat, një muzikant, dhe kur e kishin arrestuar, ai kishte marrë dhe kitarën me vete. Duke qëndruar kënd më kënd kitara ishte dëmtuar shumë, i ishte shtrembëru bishti, i ishin këputë telat, megjithatë ajo binte si kitarë, tingëllonte, dhe kur mendonim që kjo kitarë ka tingëlluar edhe në duart e artistes së madheVaçe Zela ata tregonin më tepër interes. Këtë ma thotë mua miku im Fiqriu, një ish i burgosur i Spaqit. Ma thotë historinë e kitarës dhe kjo mua më frymëzoi dhe shkrova poezinë, duke menduar se do të përcjell emocionet, disa mesazhe të atyre të burgosurve, të cilët gjithësesi po vuanin denimin po që nuk donin që të shkëputeshin nga jeta. Tingujt e kitarës së Vaçe Zelës, ata, shpeshherë I shoqëronin në gjumë, në burg edhe në vuajtje, dihet edhe në mjerim, se dihet që në burg nuk bëhej qejf. Ja kështu më lindi kjo ide të shkruaj këtë poezi e cila pati mjaft sukses.
Një poezi është një moment, megjithatë ajo mban brenda një porosi sepse unë njihja edhe Vaçen, po njoha edhe dhimbjen e shumë të burgosurve atje.
Një poezi është një moment, megjithatë ajo mban brenda një porosi sepse unë njihja edhe Vaçen, po njoha edhe dhimbjen e shumë të burgosurve atje.
Hysni Zela-këngëtar
Zërin e kemi trashëguar nga nëna, ajo këndonte shumë bukur. Po të mos ishte nëna nuk do ishim as ne, kështu të paktën themi ne.
Të them të drejtën, unë nga motra kam marrë shumë, mirëpo unë motrës nuk i kam dhënë asgjë përveç që e kam dëgjuar pa e kundërshtuar për ato që më thoshte ajo gjithëmonë.Vaçja më ka ndihmuar shumë në rrugën e artit, në rrugën e këngës, të cilën e vazhdoj edhe sot. Më kujtohet edhe sot kur Vaçja këndonte, unë i rrija pranë dhe sikur doja që me zor të bëhesha këngëtar, isha i vogël atëherë. Dhe ia arrita të bëhem këngëtar, jo në shkallën e Vaçes, po ja, arrita.

Nexhmije Pagarusha
Edhe pa e takur, unë, Vaçe Zelën, e kam adhuruar shumë. Kur shkova për herë të parë në Tiranë, në vitin 1971, kisha shumë dëshirë të takoja disa këngëtarë, që unë i adhuroja, si: Avni Mulën, Vaçe Zelën, Luçie Milotin, Ibrahim Tukiqin… Dhe dëshira m’u plotësua. Para se ta takoja Vaçen, unë shkova në një koncert të saj. Paraqitja e saj në skenë ishte e mahnitshme. Mbeta pa frymë derisa po e dëgjoja. Pas koncertit u takuam. Nuk kisha parë ndonjëherë njeri si Vaçja nga shpirti i së cilës shkëlqente një botë e madhe, shkëlqimi i saj depërtonte thellë në thellësite e shpirtit të secilit. Ajo është një grua komplete. Është shumë e ngritur. Gjithashtu ka edhe një humor të mrekullueshëm. E kam takuar edhe herë të tjera kur kam shkuar në Shqipëri. Më ka pritë në shtëpinë e saj, me familjen. Po ajo është edhe një amvise e mrekullueshme. Banesa e saj shkëlqente nga pastëria. Servimin e ushqimit që bënte ajo nuk e bëjnë as në hotelet më të mira. Po lulet?Ato ajo i adhuronte dhe secila ishte në vendin e vet. Vaçja është e papërsëritshme.
Dritëro Agolli
Vaçe Zela është një nga fenomenet më të dallueshme të këngëtarëve tanë të muzikës së lehtë. Ajo jo vetëm ka qenë një zë i shkëlqyer por ka qenë dhe një kërkuese e madhe për kopozitorët që të bënin një muzikë të bukur por gjithashtu, kërkuese ka qenë edhe ndaj poetëve, por te këta, për fjalë të ngritura artistike. Me zërin e saj ajo, sikur edhe Nexhmije Pagarusha në Kosovë, e cila është një fenomen i muzikës së lehtë dhe i këngëve, d.m.th nga një anë e Shqipërisë Vaçe Zela e nga ana tjetër e Shqipërisë Nexhmije Pagarusha, kanë luajtur një rol të rëndësishëm edhe në përgatitjen dhe lindjen edhe të këngëtareve tjera që këndojnë sot duke marrë shembull nga këto të dyja dhe duke e ngritur lart muzikën e lehtë shqiptare.
Liliana Çavolli
Zëri dhe interpretimi i Vaçe Zelës pasqyrojnë shpirtin, fisnikërinë, bile mund të them edhe karakterin e popullit tonë. Vaçe Zela është një institucion më vete. Kam pasur rastin ta njoh diku në vitet ’70. Më ka lënë shumë përshtypje modestia e saj, ndërkaq artisti I madh është edhe njeri i madh! E tillë është Vaçja.
Tish Daija
Kam një jetë të tërë bashkëpunimi me Vaçen. Na lidhi miqësia, na lidhi karakteri, na lidhi dëshira për të bërë dicka të bukur për këngët e muzikës së lehtë shqiptare, në përgjithësi. Vaçja ka qenë një talent i rrallë dhe unë kam shkruar shumë për Vaçen se interpretonte shumë bukur. Dhe Vaçja duket ka qenë e kënaqur me mua. Kemi bërë diku rreth 10 këngë të suksesshme duke filluar që nga këngët e tipit popullor “Me lule të bukura” këngën e krushqëve, që këndohet kudo në Kosovë, pastaj këngën “Flakë e borë”, ”Erë pranverore”, ”Natën vonë” dhe shumë këngë të tjera që Vaçja i ka interpretuar në mënyrë të shkëlqyer. Ajo kishte edhe dicka tjetër të favorshme për mua: kur nuk i pëlqente Vaçes dicka, ajo nuk vepronte sipas miqësisë që të bëjë lëshim. Ajo nuk bënte asnjë lëshim! Nëse kënga nuk i dukej e realizuar, nëse kënga nuk përmbushte kërkesat e saj thoshte: më fal Tish ti nuk e ke qëllu! Ose, këtë nuk e bëj dot! Po, ishte kërkuese deri në maksimum. Ajo shikonte çdo germë, cdo notë, a është në vendin e vet, dhe në qoftëse i mbushej mendja, që ajo mund ta interpretojë mirë, fuste brenda gjithë pasionin e saj.
Vaçja ishte e edukuar, që nga nëna e saj, për këngën popullore po këndonte vetëm këngën e lehtë, po pastaj, ju fut këngës popullore dhe u bë aq brilante, në këngën popullore, sa ishte edhe në këngën e lehtë.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Flora Durmishi: Fenomeni Vaçe Zela
Prof.Dr.Rexhep Munishi-etnomuzikolog
Fjalet e mira, që dikush i thotë për ndonjë personalitet, nuk janë çdo herë si shenj kurtoazie prandaj dua që të më besohet në shprehjen time shumë të sinqert në këto pak fjalë që do t’i them për këngëtaren Vaçe Zela. Unë, si dhe shumë të tjerë, kam pasur fatin të rritem dhe të jetoj me përjetimet e veçanta, me zërin e Vaçe Zelës, të cilën për shkak të rrethanave politike në Kosovë e dëgjonim tinëzisht por me plot admirim. Vetëm një interpretim specifik e i sinqert i dalë nga një shpirt, poashtu i madh e i sinqert, ka mundur të magjeps tërë botën shqiptare kudo që jetonte. Këtë e arrinte Vaçe Zela me këndimin e saj të vacant, tërheqës dhe mbi të gjitha shumë të dallueshëm dhe të papërsëritshëm. Kjo ka bërë që ajo dhe këngëtaret e tjera shqiptare të jenë jo vetëm në kujtesën e brezave që ndërrohen po edhe për kohë të gjatë të mbeten krenari e kulturës kombëtare.
Rikard Larja-aktor e regjisor
Vaçe Zelën e kam njohur në vitin 1961. Kemi qenë bashkëstudent në shkollën për aktor. Kemi qenë në një klasë. Vaçja ka qenë një tip i jashtëzakonshëm sepse ishte e formuar si artiste në atë moment që erdhi në kursin tonë. Kanë kaluar vite, vite vite… ajo nuk arriti të bëhej aktore sepse Zoti, a natyra, i kishte dhënë një dhunti të jashtëzakonshme, një zë vërtet të jashtëzakonshëm. Po nuk është thjesht çështja e zërit po është edhe çështja e menve. Vaçja i kishte të dyja: kishte potencën fizike, menqurinë, edhe zërin dhe këto të gjitha i përdori në mënyrë të shkëlqyer dhe arriti të bëhej një figurë mbarëkombëtare e këngës. Ajo nuk ishte thjesht një këngëtare, vërtet nuk ishte thjesht këngëtare! Asaj i këndonte shpirti, i këndonte syri, floku, lëkura, gjestikulacioni… Ajo ishte gjithçka. Këto fenomene të natyrës lindin shumë rrallë. I qëlloi epoka e saj. Epoka e saj ka lënë gjurmë kaq të thella në kujtesën e gjithë shqiptarëve, të gjithë brezave, edhe të atyre që do vijnë më vonë. Unë do ta quaja fenomeni Vaçe Zela. Për shqiptarët kudo që janë ajo ishte the voice.
Mirush Kabashi-aktor
Impresionet e para, për emrin e madh të Vaçe Zelës, i përjetova si gjimnazist i qytetit të Durrësit, qytetit tim të lindjes. Ardhjet e artistes së madhe, Vaçe Zelës, në teatrin e qytetit të Durrësit, konsideroheshin ngjarje shumë të mëdha. Për ju, dua të kujtoj një ngjarje interesante. Nga tavani i teatrit janë rrëzuar katër-pesë të rinj mbi kokat e spektatorëve, nga numri i jashtëzakonshëm i kërkesave ose nga mënyrat e tërthorta që kërkojshin të gjenin ata që kishin mbetur përjashta për të hyrë, dhe nëqoftëse nuk arrinin ta shikonin, të paktën, të kishin mundësi ta dëgjonin Vaçe Zelën. Dhe kishin hyrë nga çatia, nga dritat nga … ku vetëm në kushtet e një pasioni të jashtëzakonshëm njeriu, apo i riu, mund të sakrifikojë, aq shumë, vetëm e vetëm për të dëgjuar atë që quhej fenomeni Vaçe.
Dua të kujtoj edhe një rast tjetër: Ndodhemi me Vaçe Zelën në pozitën, unë, të drejtuesit të programit të vitit të ri, që ishte ndër programet më të rëndësishme dhe më të ndjekura të vitit në RTSH, dhe Vaçe Zela, që padiskutim do të ishte e pranishme me zërin e saj, si një nga figurat kryesore të asaj mbrëmjeje aq të vaçant për teleshikuesin shqiptar. Mirëpo Vaçja, për fatin tim të keq, kishte një kompleks! Ajo nuk pranonte të intervistohej, në programet televizive, sepse kishte emocione të llahtarshme dhe nuk arrinte të formulonte frazat. Është shumë e vërtet kjo gjë, është karakteristike. Unë që doja patjetër ta intervistoja Vaçen, që të jem i sinqert, jo vetëm për nevojë të spektatorit por edhe për kënaqësinë time që të kisha një dialog me Vaçe Zelën, tashmë të filmuar, gjej një mënyrë të veçantë dhe shfrytëzoj faktin që Vace Zela kishte në repertorin e saj kaq shumë këngë me tematika të ndryshme sa i them: Vaçe, dakord, do bëjmë një kompromis: Unë do të të pyes me fjalë ndërsa ti shfrytëzo reperorin tënd për t’m’u përgjigjur me këngë. Dhe kështu proceduam. Dhe, nuk e harroj pyetjen e pare: Vaçe kur ke filluar të këndosh për herë të parë? Ajo u mendua për pak dhe filloi të përgjigjej “Dikur kur unë isha ende e vogël…” Po pastaj në rininë tënde? ”Kam qenë në rini shumë e gëzuar… ” Ky dialog, të cilin edhe sot kur e rikujtoj, më krijon vërtet shumë emocione! Na kaloi kaq mirë sa në fund pastaj pyetja ishte e ndërtuar në formë të tillë, sa pasi i kujtuam shtatë-tetë këngë, që shërbenin si këngë përgjigje, pastaj kënduam dhe një gjë sëbashku.

Gjithmonë më tingëllon zëri i saj me një këngë të huaj që titullohej “Esperanca”. Pikërisht, kjo shpresë që Vaçja nuk e siellte nëpërmes përmbajtjes së këngës po nëpërmjet interpretimit të këngës, nëpërmjet asaj të veçante të këngës së saj, ishte ajo që e bëntë atë fenomen që e bënte aq të kërkuar që do ta bëjë atë gjithëmonë si një ndër yjet më të mëdha të artit tonë sepse Vaçja gjatë gjithë karrierës së saj artistike ngjalli te njerëzit vetëm ndjenjën e shpresës, po ndjenjën e shpresës në një sistem diktatorial, është një atribut që vetëm një artiste e madhe e përmasave të Vaçe Zelës mund ta ngjallte.
Nirvana Pistuli-poete
Vaçja është një idhull, është një emër që nuk harrohet, është një zë që nuk mund të zëvendësohet, është një melodi e përjetshme, është një lule plot dritë në një kohë të zymtë, ushqim për shpirtëra të etur. Ajo nuk i përket vetvetes, ajo i përket gjithë kombit.
Vitore Stefa –Leka
Vaçe Zela, është dhe do të mbetet shenja më e qartë e indetitetit të kulturës artistike shqiptare të kohës. Përgjithmonë do mbetet pikë e rëndësishme referimi për nivelet e larta të kësaj culture.
Mardena Kelmendi-poete
Ne miliona notat e tua fluturova dale nga gryk argjent i rralle
shpesh e dashuruar shpesh e trishte e kaq here me malle
neper stine e neper nota vallzoja'' Valsin e Lumturise,,
Ti e une e mijra te tjere te dashuruar ne cilendo koh qe ajo ndjenje nis
Ne preherin e gjyshes sa here me ule me kaq deshire aty te rri
me kujtove kaq here ledhatimet prane saj ne femijeri
Me dhe kaq emocion kur nene u ndjeva ne lindjen e femijes tim te pare
ngrihej nje salle e tere kur zeri yt Vaces Zela qante mbi kitare
Kaq here me kenget e tua ne buze ai ze tingellonte e zgjonte endrat
forca jote e dashurise ''Artiste Populli,, qe i mjekove te gjitha zemrat
Ne vitet ku heshtjet mbulonin ftohte shtratin e jetes ngrohte zeri jot
Ku me force ujvare jete me kaq shpirte na fale edhe sot neper bote
''Dridhej Kelmendi ushtonte male e koder Myzeqeja hapte zemren,,
Yll i muzikes me pentagrame qiellore po i fale kengen
E dashur ..shume pak ky varg per sa dua te sjell deri tek ty
ne emer te emocionit qe ke mbjelle tek une , dashuri ka mbire aty
Lerme te ndjej akoma ne keto vallezime te lodhura te largesise
sensin e jetes ne zerin tend qe i jep jete vec dashurise
E dashur lejome qe ky varg si nje shall ne gushe te te ledhatoj
me mall nga ai takim i paharruar me ty te te vi e perqafoj
Ku lindin miliona te tjera fjale e vargje qe te dedikon cdo zemer
me ty kudo jetoj e jeton dhe ne shpirt te ka te gdhendur si emer
Vace Zela gryke arta zemer flatra nder i artit te Shqiperis
Uroj e dashur ne zemren tende diku ky varg dedikuar me dashuri
Nje FALENDERIM per mrekulline qe na ke falur te qendis

Këto vargje ia dedikoj idhullit tim, artistes së popullit, Vaçe Zela, i cili nuk e arrin kurre ate çka vërtetë do doja të thurja për të.
Pergatiti,
Flora Durmishi - redaktore ne “Blue Sky” - RTK
Autore e radioportretit “Fenomeni Vaçe Zela”
Autore e radioportretit “Fenomeni Vaçe Zela”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lamtumirë Vaçe Zela!
» Vaçe Zela, nje grua, nje mit"
» Drita Fejza:RIP Vaçe Zela
» AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA
» R.I.P. VAÇE ZELA-Mbretresha e këngës shqipe
» Vaçe Zela, nje grua, nje mit"
» Drita Fejza:RIP Vaçe Zela
» AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA
» R.I.P. VAÇE ZELA-Mbretresha e këngës shqipe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi