Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës në 10-vjetorin e punës
Faqja 1 e 1
Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës në 10-vjetorin e punës
Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryekuvendari Jakup Krasniqi, shënoi sot në mënyrë solemne 10-vjetorin e punës. Në seancën solemne, të organizuar në shenjë të kësaj të kremteje, pos deputetëve të kësaj përbërjeje ishin të pranishëm edhe deputetë nga tri legjislaturat e mëparshme të Kuvendit, si dhe përfaqësues të institu.
Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës në 10-vjetorin e punës
Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryekuvendari Jakup Krasniqi, shënoi sot në mënyrë solemne 10-vjetorin e punës. Në seancën solemne, të organizuar në shenjë të kësaj të kremteje, pos deputetëve të kësaj përbërjeje ishin të pranishëm edhe deputetë nga tri legjislaturat e mëparshme të Kuvendit, si dhe përfaqësues të institucioneve vendëse e ndërkombëtare.
Pas intonimit të himnit të Kosovës, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili, pasi përshëndeti të pranishmit, në fillim theksoi: "Sot u mbushën dhjetë vjet nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës së lirë. Kjo sallë, që dikur shfrytëzohej nga regjimi pushtues, madje edhe si gjykatore, më 2 korrik 1990 mbylli dyert për delegatët e Kosovës, të cilët para Kuvendit shpallën Deklaratën Kushtetuese. Dyert u mbyllën edhe për deputetët e zgjedhur me vullnetin e qytetarëve më 24 maj të vitit 1992.
Ligjet e historisë vepruan në këtë vend të shumëvuajtur dhe më 10 dhjetor 2001, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kjo sallë dhe ky objekt u kthyen në tempull të demokracisë. Duke zbatuar demokracinë përfaqësuese, Kosova ka ndërtuar institucionin e saj më të lartë ligjvënës, Kuvendin. Rëndësia e Kuvendit në sistemin demokratik të Kosovës konsiston në rolin e tij legjislativ, përfaqësues dhe atë të kontrollit mbi institucionet që zgjedh. Pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999, zgjedhjet e para të përgjithshme dhe Kuvendi i dalë prej tyre, përbënin ngjarje madhore në historinë politike dhe institucionale të Kosovës. Në këtë sallë, më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall nga përfaqësuesit e saj të zgjedhur, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik", theksoi kryekuvendari Krasniqi.
Kuvendi ka zgjedhur të gjitha institucionet demokratike të shtetit
Në vijim, duke folur për të arriturat e Kuvendit të Kosovës, kreu i legjislativit të vendit tha se Kuvendi i Kosovës, në dhjetëvjetorin e tij, vjen me bilanc të pasur të të arriturave e sukseseve evidente. Më 2001, veç kësaj ndërtese, të shfrytëzuar deri atëherë nga administrata ndërkombëtare dhe një legjislacioni me rregullore, Kuvendi i ri i Kosovës nuk kishte pothuajse asnjë kusht tjetër funksionimi normal.
Kuvendi e filloi nga e para, me përvojën e re, me administratën e sapo pranuar dhe me mbështetjen e miqve zemërgjerë. Kuvendi ka zgjedhur të gjitha institucionet demokratike të shtetit, ka miratuar Kushtetutën, simbolet e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës të organeve shtetërore.
Gjatë katër legjislaturave të tij, Kuvendi ka pasur si prioritet bazë funksionin legjislativ, për të përmbushur vakumin e madh të kornizës ligjore, duke miratuar 424 ligje. Vetëm në Legjislaturën e kaluar, që nuk zgjati as tri vjet , u miratuan 205 ligje, kurse në këtë periudhë të Legjislaturës në vijim, janë miratuar 56 ligje dhe 36 projektligje janë në procedim. Duhet theksuar faktin që çdo projektligj i miratuar nga Kuvendi, ka qenë i shoqëruar me një deklaratë për përafrimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Për vetëm dhjetë vjet, Kuvendi ka miratuar gjithashtu 14 rezoluta dhe po aq deklarata, qindra vendime, qëndrime e rekomandime dhe në vitet e pavarësisë, sipas kompetencës kushtetuese, ka ratifikuar 13 marrëveshje ndërkombëtare. Gjatë më pak se katër vjetëve të pavarësisë, Kuvendi ka pasur shtatë interpelanca, shtatëmbëdhjetë debate parlamentare dhe nëntëqind e pesëmbëdhjetë pyetje parlamentare. Vetëm gjatë vitit në vijim, Kuvendi ka ushtruar tetë mbikëqyrje të zbatimit të ligjeve nga Qeveria dhe nga organet tjera zbatuese, si dhe ka shqyrtuar raporte vjetore të organeve të pavarura, të themeluara prej tij.
Kuvendi në këto pak vite të veprimit ka kontribuuar fuqishëm për përparimin e demokracisë në përgjithësi në Kosovë dhe në mënyrë të veçantë të demokracisë parlamentare. Liria dhe demokracia, për të cilat ka aspiruar gjatë Kosova, sot janë realitet, janë të arritura historike me mund dhe sakrifica të saj, por edhe me mbështetjen e pakursyer të miqve ndërkombëtarë. Kosova po i bashkon vlerat e saj, moderne e tradicionale, me popujt e përparuar dhe demokratikë, tashti në kushte të reja të lirisë dhe pavarësisë. Demokracia, si një ideal madhor i përbotshëm, po zbatohet natyrshëm në mjedisin konkret historik, social e politik të Kosovës, si përcaktim pa alternativë për të sotmen dhe perspektivën e saj.
Faktor i fuqishëm lëvizës në proceset historike
Gërshetimi i këtyre vlerave me prioritetin strategjik të Kosovës për integrimet euroatlantike, e kanë bërë Kuvendin një faktor të fuqishëm lëvizës në këto procese historike. Duke qenë i përkushtuar në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Kuvendi ka ngritur Komisionin për Integrime Evropiane, ka miratuar rezolutë dhe plan veprimi në këtë proces dhe bën harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane. Kuvendi çdo vit shqyrton Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, duke ndërmarrë veprimet përkatëse për përmbushjen e rekomandimeve të tij. Është përmirësuar gjithashtu vlerësimi i projektligjeve për përputhshmërinë e tyre me të drejtat e njeriut dhe ndikimet buxhetore të projektligjeve. Ne e kemi shtuar ekspertizën për të pasur shqyrtim efektiv në Kuvend, por edhe kapacitetet për mbikëqyrje efektive të implementimit të ligjeve. Miratimi i të ashtuquajturës "Letra e Bardhë" në Kuvendin tonë, ishte ngjarje e rëndësishme për zbatimin e agjendës evropiane të përfshirjes sociale në Kosovë, u shpreh kryekuvendari Krasniqi.
Takime të rregullta vjetore me Parlamentin Evropian
Duke folur rreth bashkëpunimit ndërparlamentar, kryetari Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës, mban takime të rregullta vjetore me Parlamentin Evropian dhe ka marrë pjesë në dy takimet e organizuara nga Parlamenti Evropian me parlamentet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku është diskutuar gjerësish perspektiva evropiane e rajonit tonë.
Bashkimi Evropian ka dhënë sinjale të qarta për mbështetje të Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian, duke paralajmëruar dialogun e shpejtë për liberalizimin e vizave, marrëveshje tregtare, përfitim nga programet e BE-së dhe mundësinë për anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkaq, në vijim z.Krasniqi tha:"Ne përshëndesim edhe qëndrimin e BE-së për t'i kërkuar Serbisë që të ndryshojë politikën ndaj Kosovës, duke normalizuar raportet me të, për të marrë statusin e kandidatit për në BE. Baza e vlerës së filozofisë politike të Bashkimit Evropian është, jo konfrontimi, por paqja dhe bashkëpunimi e harmonia midis vendeve dhe popujve, pavarësisht të kaluarës së tyre historike", tha kryekuvendari Krasniqi.
Në vijim z. Krasniqi foli për bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës me institucionet vendëse e ndërkombëtare. Në këtë frymë ai tha se Kuvendi ka pasur dhe vazhdon të mbajë raporte bashkëpunimi të mirë me institucionet tjera të Kosovës, si: Presidenti, Qeveria, me përfaqësues të institucioneve civile e ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, si ICO-ja, KFOR-i, EULEX-i, Zyrën e Komisionit Evropian etj. dhe me përfaqësues diplomatikë të akredituar në Prishtinë.
Në plan ndërkombëtar, Kuvendi ka realizuar marrëdhënie shumë miqësore me një varg parlamentesh, duke zhvilluar edhe një diplomaci të mirëfilltë parlamentare. Vetëm në vitet e pavarësisë, janë realizuar vizita të rëndësishme të nivelit të lartë parlamentar në shumë vende, si: në Shqipëri, SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Francë, Gjermani, Itali, Kanada, Turqi, Belgjikë, Slloveni, Kroaci, Suedi, Hungari, Holandë, Finlandë, Bullgari, Kuvajt etj. Me disa nga parlamentet e këtyre vendeve janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi, duke përfituar kështu nga përvoja e avancuar parlamentare e këtyre demokracive dhe janë formuar grupe të miqësisë. Para sa kohësh, nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit , në Prishtinë është mbajtur Konferencë e komisioneve gjegjëse të parlamenteve të rajonit .
Në Kuvendin e Kosovës janë pritur shumë delegacione të huaja parlamentare dhe personalitete të shquara, disa nga të cilët u janë drejtuar deputetëve tanë me fjalë rasti. Janë realizuar gjithashtu vizita jashtë vendit, me karakter pune, studimi ose trajnimi, të deputetëve të Kuvendit dhe të administratës.
Kuvendi i Kosovës përfaqësohet në takimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka marrë pjesë në Konferencën e përfaqësuesve parlamentarë të Komonveltit, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe po bën përpjekje që të aderojë në Unionin Ndërparlamentar dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.
Në punën e tij, Kuvendin e Kosovës e kanë mbështetur: OSBE-ja, AER-i, USAID-i, NDI-ja, UNDP-ja, GTZ-ja, DCAF-i, Parlamenti Evropian, Kongresi Amerikan, parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe shumë parlamente tjera të vendeve mike, të cilëve në këtë përvjetor jubilar. Për gjithë këtë, kryekuvendari Krasniqi me këtë rast u shprehu mirënjohje të veçantë këtyre institucioneve.
Administrata e Kuvendit, e ndihmuar gjithanshëm nga donatorët, në dekadën tjetër po hyn më e përgatitur dhe e aftësuar për të përmbushur obligimet e saj, duke ofruar mbështetje profesionale dhe teknike për realizimin e programit të punës dhe qëllimeve të Kuvendit. Administrata i ka ngritur kapacitetet dhe aftësitë e punës, drejt një stafi të kualifikuar. Janë bërë përpjekje drejt përmirësimit të përfshirjes së gjithë komuniteteve pakicë në administratë. Kuvendi punon sipas Planit Strategjik afatmesëm, i cili këto kohët e fundit është azhurnuar me objektiva të reja, me përgjegjës konkretë dhe me afate të përcaktuara. Mbi bazën e tij hartohen planet vjetore të punës. Rregullorja e Punës së Kuvendit është përmirësuar vazhdimisht, kurse aktualisht është në përfundim drafti i Rregullores së re, më të avancuar.
Gjatë gjithë periudhës dhjetëvjeçare kanë vazhduar investimet kapitale për përmirësimin e kushteve të punës në Kuvend. Një prioritet i veçantë i Kuvendit ka qenë dhe vazhdon të jetë sigurimi i hapësirës për punë dhe logjistikë për komisionet e grupet parlamentare, për deputetë si dhe përkrahja me personel adekuat, mbështetje financiare dhe teknike për ngritjen e efikasitetit të punës.
Bashkëpunim i frytshëm me shoqërinë civile
Duke i bërë një vështrim bashkëpunimit të Kuvendit më shoqërinë civile, Krasniqi tha se Kosova ka një rrjet të tërë të organizatave të pavarura të shoqërisë civile aktive, me kapacitete për të marrë pjesë në proceset demokratike. Kuvendi bashkëpunon frytshëm me shoqërinë civile, nëpërmjet të pjesëmarrjes së saj në monitorimin e Kuvendit, në debate publike, në punën e komisioneve dhe në takimet me kryetarin e Kuvendit. Shoqëria civile ka marrë pjesë në procesin ligjor dhe në të gjitha dëgjimet publike për çështje më rëndësi të veçantë, të organizuara nga komisionet parlamentare.
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kultivuar raporte të mira me medien e shkruar dhe elektronike, duke qenë i hapur ndaj tyre. Pos transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave të Kuvendit nga Radiotelevizioni publik, janë organizuar qindra konferenca shtypi, janë dhënë kumtesa, deklarata dhe prononcime për publikun. Në uebfaqen e Kuvendit në Internet publikohen procesverbalet nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, procesverbalet nga mbledhjet e komisioneve parlamentare, transkriptet e seancave plenare të Kuvendit, projektligjet, ligjet e miratuara, rezultatet e votimit elektronik etj.
Në funksion të ngritjes së transparencës së punës së Kuvendit, publikohet revista "Kuvendi" në shqip, në serbisht dhe në turqisht. Pos materialeve për punën e përditshme të mekanizmave të Kuvendit, në revistë rregullisht publikohen edhe pyetjet parlamentare, të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga kabineti qeveritar. Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun ka përgatitur dhe botuar edhe publikime të konsiderueshme për Kuvendin. Zyra për media e marrëdhënie me publikun u përgjigjet rregullisht pyetjeve të qytetarëve për çështje që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit, me miratimin dhe zbatimin e ligjeve, me rrugët institucionale të realizimit të drejtave të tyre etj. Zyra i shoqëron grupe të ndryshme qytetarësh, grupe të ndryshme të organizuara studentësh, nxënësish të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore si dhe grupe fëmijësh parashkollorë, që e vizitojnë Kuvendin, si dhe jep shpjegimet e nevojshme për organizimin, përbërjen dhe punën e Kuvendit të Kosovës.
Në zbatim të rolit të tij përfaqësues, Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin e quajtur "Java e Kuvendit", si formë e kontaktit të deputetëve me zgjedhësit.
Kuvendi ka arritur me sukses të sigurojë përfaqësimin e të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë, duke promovuar njëkohësisht standarde të reja të të drejtave të pakicave, me rezervimin e njëzet vendeve për përfaqësuesit e tyre dhe përfaqësimin gjinor, në kuotën prej 30 për qind.
Kur është fjala për synimet e ardhshme të Kuvendit, kryekuvendari Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të zhvillojë një proces ligjvënës gjithëpërfshirës, do të fuqizojë rolin mbikëqyrës dhe përfaqësues, do të vazhdojë zhvillimin e kapaciteteve adekuate të administratës, do ta pasurojë demokracinë dhe kulturën parlamentare dhe do të zbatojë kompetencat e veta kushtetuese.
"Shfrytëzoj këtë rast të bukur e solemn, për t'u shprehur mirënjohje kolegëve deputetë për punën e mirë të tyre, administratës për përkushtimin në idealet e shërbimit profesional civil dhe mbështetësve për ndihmën që po na japin", theksoi kryekuvendari Krasniqi.
Pas seancës solemne u organizuan edhe disa aktivitete tjera në Kuvend.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Krasniqi: Bllokimi i punës së Kuvendit, “terrorizëm politik”
» UROJMË DELEGATËT E KUVENDIT TË KOSOVËS QË MIRATUAN DEKLARATËN KUSHTETUESE 2 KORRIK 1990 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ramush Haradinajn
» Orë dore për zyrtarët e Kuvendit të Kosovës
» Deputetja e Kuvendit të Kosovës në dimi e jelek (Foto)
» UROJMË DELEGATËT E KUVENDIT TË KOSOVËS QË MIRATUAN DEKLARATËN KUSHTETUESE 2 KORRIK 1990 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ramush Haradinajn
» Orë dore për zyrtarët e Kuvendit të Kosovës
» Deputetja e Kuvendit të Kosovës në dimi e jelek (Foto)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi