Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Orë dore për zyrtarët e Kuvendit të Kosovës

Shko poshtë

Orë dore për zyrtarët e Kuvendit të Kosovës Empty Orë dore për zyrtarët e Kuvendit të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 22, 2012 2:11 pm

Orë dore për zyrtarët e Kuvendit të Kosovës 0_300x350_images_stories_2012_ore-dore-per-zyrtaret

Orë dore për zyrtarët e Kuvendit të Kosovës

Mania e shfrytëzimit të parasë publike pa hesap nuk ka të ndalur. Pak ditë pas shpërblimit me dhurata të deputetëve të Kosovës, edhe administrata e këtij institucioni ka shpërblyer punëtorët e saj me nga një orë dore. Dyzet punëtorë të administratës së KK do të kenë si dhuratë orën me emrin e tyre në mbishkrim të saj, për punën “e devotshme” që kanë bërë.
Zyrtarët e KK thonë se nuk ka asgjë të keqe me këtë vendim, bile ata thirren në ligj për këtë punë. ”Ligji për shërbyesit civilë e parasheh, kështu që për vitin jubilar, ata punëtorë i kemi shpërblyer tash dhjetë vjet punojnë në këtë institucion”, ka thënë sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Kontrata është nënshkruar të premten mes Administratës së Kuvendit të Kosovës dhe kompanisë “Riza Company”, e cila është shpallur fituese me çmimin më të ulët të ofruar prej 4.032 euro. Kurse çmimi më i shtrenjtë i ofruar ka qenë 4.998 euro. Krasniqi tha se orët kanë kushtuar diku rreth 86-87 euro.

Ky lajm mësohet pak ditë pas vendimit se 7600 euro do t’i shpenzojë Kuvendi i Kosovës për blerjen e dhuratave për deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Të mërkurën, Zyra e Prokurimit e Kuvendit të Kosovës e ka shpallur kompaninë “Silver Point”, si fituese të tenderit për “Blerje të dhuratave për Grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”.

Në këtë tender, sipas Zyrës së Prokurimit të Kuvendit, shihet se kanë konkurruar tre kompaninë, ku ajo më e lira ka ofruar çmim prej 7600 eurosh. Ndërkaq, ajo më e shtrenjta ka qenë me çmim prej 8000 euro. Deri me tash shpenzime të natyrave të tilla nuk janë vërejtur pos lukseve në mëditje, blerje të veturave me vlera miliona euro. Si duket kanë nisur të kënaqen edhe ata me autoritet më të vogël brenda institucioneve të vendit. Ndërkohë që këto nisma edhe pse vlerësohen nga zyrtarët e këtij institucioni me shuma jo shumë të larta, ato prapë tregojnë për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.

Avni Zogiani nga organizata “Çohu”, thotë se kjo është vazhdimësi e harxhimit pa kontroll të parasë publike. Sipas tij, ky është tregues sesi paraja e tatimpaguesve çoftë edhe në shuma të vogla nuk ka vlerë për zyrtarët institucionalë. “Derisa Kosova vazhdon të ketë stagnim në zhvillim, papunësi, varfëri, krizë, ajo në kontinuitet është duke u degraduar nga gjithë ata që po iu jepet shansi”, ka thënë Zogiani.

Kosova vazhdon të jetë shteti më i varfër ne Evropë me mbi 40 për qind papunësi, rreth 20 për qind varfëri të skajshme. Ndërkohë që nga viti në vit ka rënie alarmante të investimeve të huaja.

Vetëm në gjashtë mujorin e këtij vitit në krahasim me një vi më parë Kosova ka rënie prej 100 milionë euro të investime të huaja. Ndërkohe edhe ato shkojnë në patundshmëri dhe ndërtime, dhe jo investime direkt te huaja në aktivitete prodhuese dhe shërbyese. /A.Xharra/Zëri

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi