Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme

Shko poshtë

PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme Empty PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 08, 2012 11:50 am


PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme


PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme F1_zgjedhjet-jpg1349682795


PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme Prishtinë, 8 tetor – Partia Demokratike e Kosovës po insiston se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme pa mbaruar punë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese.

Por Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja “Vetëvendosje” kanë shprehur gatishmërinë që t’i nënshtrohen një procesi të tillë, pavarësisht mosmbarimit të punës me reformën zgjedhore.

Zgjedhje të parakohshme ka kërkuar të dielën subjekti jashtëparlamentar, Partia Nacionale Demokratike Shqiptare. Kryetari i saj, Bujar Abdullahu, në një konferencë për media ka thënë se institucionet e Kosovës tashmë kanë humbur legjitimitetin për të vazhduar punën dhe veprimtarinë e tyre dhe se e vetmja dalje nga kriza janë zgjedhjet e reja.
Mirëpo anëtarja e Këshillit drejtues të PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë në një intervistë për gazetën se e tërë ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të merret shkak për futje të vendit në zgjedhje të parakohshme. “Kosova nuk ka krizë institucionale. Koalicioni i ka numrat në Parlament. Sikur të mos ishte kusht, opozita nuk do të na linte në pushtet. Pres që situata të shtendoset. Këto janë debate normale dhe në demokraci ndodh nganjëherë që në debate dhe publike të kalohen kufijtë”, ka thënë ajo.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk e kanë parë problem përfundimin e reformës zgjedhore deri në atë shkallë sa për të mos iu nënshtruar një procesi zgjedhor të ri. Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur se edhe ligji i vjetër nuk lejon abuzimin, porse në zgjedhjet e kaluara janë vjedhur votat.

Në lëvizjen “Vetëvendosje” kanë thënë se janë të gatshëm kurdoherë të hyjnë në zgjedhje. Drejtuesi i Sekretariatit për komunikim me media në “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, është shprehur se nuk mund të pritet shumë nga reforma zgjedhore e trumbetuar. “Lëvizja ‘Vetëvendosje’ është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë dhe sa më parë (gjerësisht në “Kohën Ditore”).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi