Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:SEKRETI I ZEMRËS

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:SEKRETI I ZEMRËS Empty Hyqmet Hasko:SEKRETI I ZEMRËS

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 12, 2011 12:44 am

Hyqmet Hasko:SEKRETI I ZEMRËS 383083_321381657890796_100000568930657_1210440_806823062_nHyqmet Hasko:SEKRETI I ZEMRËS 372239_100000568930657_476035700_n

Hyqmet Hasko

SEKRETI I ZEMRËS

Tek natyra veten gjete,
këngës i more melodinë,
ndeze lumenj dhe dete,
sekret zemra ka dashurinë.

Kërkojnë të mençurit shkencëtar,
sekretin ku e ka kjo dashuri,
madhështinë merr tek një mal,
tek një lëndinë me lulet rri.

Tek një sy me shkëlqim drite,
tek një shpirt me dritë bukuri,
çel agimin e bardhë të një dite,
e ndez muzen rrug merr nje poezi.

Perëndia të bëri si të deshi vet,
te dha diellin që ndrit përmbi retë,
hënën për dritë në natën me errësirë,
sekretin ta tregosh s’ke dëshirë.

Tek ti nisi rrugën magjia,
tek ti nisi luftërat tirania,
per ty vdiqen dhe janë gjallë
mbreter te mencur dhe budallë

Kur jeta u krijua prej perëndisë,
te beri ty të parën e s’bëri tjetër,
s'ka kuptim pa hiret e dashurisë,
ç'do qelizë jete e vdekur mbetet.

Fuqinë i jep fjalës përherë për sundim,
le të lodhen të gjithë kot se koti,
sekretin që ka zemra për dashurinë,
askush s’e merr vesh, s’e di vet zoti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi