Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:NË VLORË

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:NË VLORË Empty Hyqmet Hasko:NË VLORË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 10:35 am

Hyqmet Hasko:NË VLORË 390346_322931404402488_100000568930657_1214217_538798382_nHyqmet Hasko:NË VLORË 372239_100000568930657_476035700_n

Hyqmet Hasko
NË VLORË

Puhiza fryn e dridhen fletët,
puth brigjet shkuma e bardhë,
Me syrin e hënës vijnë netët,
Më gjen agimi përmbi valë.

Era ngre dallgë tek një gotë,
Riviera veshur nga blerimi,
Karaburuni krah i fortë,
Syri i Sazanit dritë shkëlqimi.

Vrapon dhe qesh e kaltra valë,
Një fëmijë si në djep përkund,
për detin sonte paskam mall,
nëpër dallgë ëndrrat t’i shkund.

Tek uji ftohet hapin ndaloj,
Këtë mëngjes me diellin bisedoj,
Do me kesh, thotë, për shumë vite,
Se je djalë që në krahët mi u rrite.

Dallga inatçore përplaset në Orikum,
Ndalu këtu, thotë, mos shko në Sarandë,
Në krahët e mia do të mbaj si pëllumb,
Siç mban nëna në prehër një djalë.

Me Vlorën jam dashuruar,
sonte paskam shumë e mocion,
magjepsjen e bukurisë kam përqafuar,
si valët e detit zemra më dallgëzon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi