LDK: Qosja i dashuri i Marshalit dhe qytetar lojal i Xhelatit
Faqja 1 e 1

Ka reaguar sërish sot nëpërmjet një deklarate Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndaj sulmeve të Rexhep Qosjes, mashtrimeve denigrimeve dhe të pa-reshtura të tij, siç thuhet me "gjuhë të rrugës dhe me mendje të errësuar".
"Rexhep Qosja, i shqetësuar pa masë nga reagimet e LDK-së, i tmerruar që LDK-ja ka dëshmuar të pavërtetat, mashtrimet, denigrimet dhe keqpërdorimet e tij financiare, vijon të gënjejë, të mashtrojë e të denigrojë, me gjuhë të rrugës dhe me mendje të errësuar. Në shkrimin e tij denoncues të radhës, ai prapë u mundua pa shpresë ta denigrojë Presidentin historik të Kosovës, themeluesin e shtetit të Kosovës, dijetarin e burrin e madh shqiptar, dr. Ibrahim Rugova. Ai shau e gënjeu, i trishtuar para figurës së madhe të Presidentit Historik, sepse e di që vetë është fare i vockël. Ai e di që Rugova ndërtoi gjithçka, e ndërtoi ashtu që të mos arrijë ta shkatërrojë asnjë i sojit të Qosjes e që ka synimet e Qosjes.
Ai foli edhe për NATO e BE dhe shkrimin e shoqëroi me fotografinë që e mbush pamja e një stalinisti të përjetshëm, i cili i do shqiptarët në Lindje.
Ai shau politikisht LDK-në e drejtuesit e saj, gënjeu e mashtroi, duke luajtur me emra si ai i Hydajet Hysenit, Bajram Kosumit etj., sepse i doli nga mendja e plakur dhe e lodhur që Hydajet Hyseni ka qenë nënkryetar i LDK-së, ndërsa Bajram Kosumi, kryeministër i Kosovës, kur shtetin e udhëhiqnin Presidenti Rugova dhe LDK ja, në koalicionin me AAK-në e ish komandantit të UÇK-së. Ramush Haradinaj, edhe ky i fundit ish kryeministër i Kosovës me vullnetin dhe votën e LDK-së. Ai shan LDK-në dhe harron që shan edhe zotërinjtë që punuan për LDK-në ose me LDK-në.
Ai prapë u mundua të mashtrojë duke shpikur lidhje me UÇK-në, lidhje që nuk i pati kurrë. Ai luftën e ndjeu vetëm kur iku nga Kosova, i rruar e i kruar.
Siç e dëshmon vetë, ai ka uzurpuar dhe mban hapësira në Institutin Albanologjik, edhe pse ka vite e vite që është pensionuar. Ai shpërdoron në këtë institucion si në kohën e ideologjisë së tij, përdor drejtuesit e Institutit Albanologjik, ndihmon dhënien e titujve shkencorë në kundërshtim me ligjin dhe vijon punën e tij të përjetshme të përbaltjes së figurave të mëdha të kombit, sepse e di që vet është i vockël.
Ai në shkrimin e tij të dobët, të shkruar keq, me një shqipe kurrfarë, flet për një "arkiv të pasur historik" të tijin në Institutin Albanologjik, në hapësirën që mban të uzurpuar.
Meqë ky "arkiv" qenka kërcënimi i tij për LDK-në, do të donim që ai të nxirrte nga ai "arkiv historik" listat me udhëheqësit e vrarë të LDK-së, gjithë ata që punuan për kombin natë e ditë, për të na dëshmuar se si, me çka dhe sa u ka kontribuuar ai atyre listave!
Le të nxjerrë nga "arkivi historik" arsyet pse Shoku Tito, Mareshali Tito, i dashuri i tij, është i madh!
Le të nxjerrë nga "arkivi historik" shërbimet historike që i ka bërë LKJ-së dhe të vërtetën se si e ka shpërblyer LKJ-ja!
Le të nxjerrë nga "arkivi historik" edhe denoncimet që u ka bërë shkrimtarëve të Kosovës, sa herë është kthyer nga Tirana e atëhershme komuniste, që të plotësohen dëshmitë lidhur më veprimtarinë e tij denoncuese, që vite më parë ka nisur të botojë shtypi i Tiranës.
Le të nxjerrë nga "arkivi historik" arsyet pse e shpalli veten qytetar lojal të xhelatit Milosheviq ditën kur ky po e hapte kapitullin e tmerrit në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe në Kosovë!
Le të nxjerrë nga "arkivi historik" gëzimin për "revolucionin e vonuar demokratik" dhe të na thotë sa u shumë u gëzua që u dogj Shqipëria, vendi i shqiptarëve!
Pa u marrë me arkivin, le të na thotë sa e ka paguar PDK-ja, nga cili fond dhe sa shërbime të tjera i kërkohen!
LDK-ja e di që populli i Kosovës e njeh mirë veprimtarinë përçarëse të këtij personi. Është i njëjti popull që e nxori nga politika me 0.04 përqindëshin e turpshëm, menjëherë pas luftës.
LDK-ja e thekson edhe një herë se i njeh synimet e zeza të këtij personi në dëm të interesave të kombit. Por LDK-ja është e qetë, sepse e di që këto synime ai nuk do t'i arrijë kurrë. Ai person është kurrkushi dhe shqiptarët nuk u besojnë kurrkushave.
Prandaj, duke ju bërë me dije se LDK-ja e quan të tepërt të merret më tej me këtë person, kërkon hetim të plotë për shpërdorimin e Fondit të shkencës, të parasë publike, nga i cili PDK-ja e ka pagur atë. Ndërsa për veprimet e tjera të këtij personi në dëm të interesave të kombit do të duheshin vite e vite hetimesh", përfundon deklarata e LDK-së.
>> Qosja: Isa i përzgjedhur i Rrahman Morinës

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI AH DASHURI E VJETRA DASHURI
» Barazimi i xhelatit me viktimën!
» AGIM GASHI:DASHURI MBI DASHURI
» AGIM GASHI - DASHURI MBI DASHURI
» Aksioni Qytetar “Fol’08″ dhe Sindikata....

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi