Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Kopi Kyçyku

Shko poshtë

Cikël poetik nga Kopi Kyçyku Empty Cikël poetik nga Kopi Kyçyku

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 13, 2011 4:28 pm

Cikël poetik nga Kopi Kyçyku 372063_100000613597074_1053162463_n

Cikël poetik nga Kopi Kyçyku

Do të jetë stuhi, apo...
(Jehona motivesh vllahe)

Oh, do vijë dhe ajo ditë,
Kur të gjitha do na lenë,
Kur as fluturat e natës
Që nuk mundin dot të flenë,
S'do t'i këqyrim më me sy;
Do të vijë një ditë (me shi?),
Kur më nuk do dashurojmë,
Do të jetë me stuhi,
Apo çfarë, s'e përcaktojmë...

E fsheha dashurinë...
Motiv "i peshkuar" në treva vllahe...

E fsheha dashurinë
në gjethet e vjeshtës - stinë,
në drithërimën e muzgut të skuqur fare,
në ca pika shiu udhëtare,
e groposa dalngadal'
në të trëndafilit petal,
e vara tek një ëndërr të bukur, të parrëfyer,
që shëtiste nën hënë duke fishkëllyer,
bëra çmos ta shndrroja në yll,
e hodha sa hap sy e mbyll
në detin që turfullonte, ngrinte çuka
mes dëborave e struka,
i dhashë një të shtyrë i dëshpëruar
drejt cepit të ëndrrës së zhgjëndrruar
dhe kryqetërthor e shtriva
mbi shinat e trenit që arriva...
Por nuk dha shpirt nga kaq mundime!
Mbeti gjallë në zemrën time,
ajo, dashuria trime,
e pamposhtura intime.
Më në fund, emrin dikur
ia skalita në një gur,
ia gërvishta me thonjtë që m'u coptuan,
me cfilitje, me mall, me mendimet që buruan
dhe sakaq, pasionin tim,
si ngushëllim,
e bëra kryq mbi varrin tim.

O nëna ime!...

U bë një gjysëmshekull që ike si puhizë,
Pa zhurmë, që mos zgjoje asnjërin në shtëpi,
Nuk deshe që as gjethja e brishtë të lëvizë,
As kokërrza e rrushit të tharë në hardhi.

Na vjen me mall në ëndërr, e qeshur, faqezbehtë,
Në maja gishtërinjsh, njëlloj siç ishe gjallë,
Na prek në qafë e faqe dhe prapë me të shpejtë,
Largohesh se mos gjumi s'na rri më në qëpallë.

U trete, moj shënjtore, por mbeti i paprekur,
Kujdesi yt mahnitës për ç'mbajte në atë gji,
S't'u mpak ty dhembshuria, të mbeti i pamekur
I brendshmi zë i shpirtit, ta ndjej njëlloj tani.

Kurrë më!...

Tamam kur prisja
Me padurim,
Diçka të bukur
Për frymëzim;
Më dhe mandatën,
Plot me cinizëm:
Helm i sheqertë,
Mllef, egoizëm.

Me dhelpërinë
Gjithçka vulose,
Me pabesinë
Gjithçka gropose:
Të të rishoh
S'dua më kurrë,
Në ndrrofsha mendje,
Mos qofsha burrë!

Mbaje mëkatin!

Të pata thënë:
Mos kafsho besë,
Se mu në fyt
Do të të mbesë,
Si kockë e fortë,
Si mollë Adami,
E paskëtaj
Do bëhet nami.

Të pata thënë:
Nuk hahet besa,
Nuk më dëgjove,
Mos ki më shpresa,
Prit rrokullima,
Edhe stuhi,
Rrufe të befta,
Si s'ka më zi!

Iu luta Zotit
Mos të ndëshkojë,
Por jam i bindur
S'do më dëgjojë.
S'do fërkoj barkun
Nga batërdia,
Por jam bekuar
Nga Perëndia.

Kush më ka prekur,
Kush më ka ngarë,
Shpejt ose vonë
Ferrin ka parë.
Të pata thënë,
Pra, s'të kam faj,
Tani mëkatin,
Mbi shpinë mbaj!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi